Kur pyetja mund të bëhet se kush është lider, shumë nga përgjigjet më të zakonshme janë: presidentët, kryeministrat , ministrat, udhëheqësit ushtarakë, madje edhe trajnerët e suksesshëm. Pse të jenë trajnerët ata në mesin e përgjigjeve?! Për shkak se trajnerët janë udhëheqës-drejtues skuadrash (futbolli e basketbolli), e efektiviteti në dhe gjatë stërvitjeve mundëson të kuptuarit se si duhet udhëhequr.
Për më tepër, marrëdhënia, ndërmjet trajnerëve dhe lojtareve është një kontratë. Me këtë, zbërthyer në politikë, lideri ka detyrimin për të identifikuar nevojat se çfarë dëshiron votuesi, dhe se dëshirat e çdo votuesi janë besimi në qëllimin që lideri duhet t’i jep formën në një kontratë, me politikë-bërjen dhe vendim-marrjen.
Zgjedhjet e 8 qershorit krijuan një peizazh politik ndryshe ndoshta nga çfarë është menduar. Në fund duket se palët zunë pozicionet e tyre, duke synuar Qeverinë dhe Kuvendin. Kërkesa e palëve, drejtuar Gjykatës kushtetuese, për të shqyrtuar, vlerësuar dhe vendosur, nëse veprimet ishin në pajtim me procedurat dhe në përputhje me kushtetutën, për njërën palë u krijua me dashje apo pa-dashje terreni juridik për respektimin e dispozitave të vendimit të Gjykatës, e për palën tjetër po kërkohet të zhvendoset ky momentum në terrenin politikë, që të respektohet vullneti politik i Bllokut. Bashkë me pozicionet e palëve, kanë zënë vend edhe aleatët e tyre mediatikë.
Para se t’u kërkohet qytetarëve të rëndomtë, ta respektojnë shtetin juridik, ta respektojnë rendin juridik, në veçanti duhet respektuar nga bartësit e funksioneve publike. Mjaftë për t’u habitur, me këtë që po ndodh, në psikologjinë e votuesit në përgjithësi krijohet logjika degraduese, bllokuese, inatqore etj. Mbi këtë, pa harruar historitë e vendeve të lindjes, ku mendësia komuniste mbizotëronte mbi masën, me histerinë se populli është shkalla e fundit e gjykimit-drejtësisë dhe jo ligji.
Mendësia politike e shekullit të cilin po e jetojmë, do të duhej të ishte e zgjidhjeve, e reflektimeve shpresëdhënëse për të ardhmen e shtetësisë, për të ardhmen e Republikës. Ky ngërç i krijuar u bë një lloj sporti popullor, duke e përfshirë publikun e gjerë në tema diskutimesh të karakterit ligjor e politikë, kur janë deputetët dhe liderët ata të cilët duhet marr përsipër rolin e gjyqtarit, për ta gjykuar situatën për të mirën e qytetarëve dhe atyre votuesve që i kanë votuar.
Kështu, debati mbi ngërçin u bë sport popullor. Ky ngërç po e sfidon shtetësinë e Kosovës, po e sfidon bashkësinë ndërkombëtare në mbështetjen që na duhet, në synimet tona euroatlantike. Në nënvetëdijen e qytetarëve, kjo situatë politike ta kujton atë të vitit 2011 kur për arsye përmbajtjesore dhe procedurale mbetëm pa kryetar shteti, dhe papritmas, paraqitet Delli dhe e jep zarfin. Faji mbi një imazh të tillë, të , u transferua tek nevoja e shtetndërtimit dhe shtet-funksionimit. Po tash, me këtë imazh ky ngërç politik i krijuar, mbi kë të bartet faji?
Palët në proces si akterë politikë, po i bëjnë mbrojtje politike, vendimit ligjor të Gjykatës nga pozicionet në fushën në të cilën janë, por sfidë po e kanë edhe mënyrën e të sjellurit për shkak të mendësisë politike nga e kaluara e jonë, jo shumë e largët. Fatkeqësisht! Madje, deputetët dhe liderët e tyre, nga të dyja anët, duke menduar se kanë të drejtë shfrytëzuan mundësinë ligjore, si rast ideal për të kaluar në mbrojtje ligjore brenda Gjykatës kushtetuese.
Por, në skenën teatrale në Gjykatë, përfaqësuesit politikë të partive politike, në rolin e aktorit, ofruan dhe argumentuan mbi të drejtën e tyre, por vendimi si i tillë nuk përmbushi pritshmëritë e palëve. Duke ua lënë mundësinë që vet deputetët janë ata që duhet gjetur zgjidhjen, pra janë vet ata që duhet reflektuar, pse jo, edhe jashtë grupimit të tyre në Kuvend për të gjetur zgjidhjen më të pranuar të mundshme.
Krejt e natyrshme betejat politike që bënë njëra palë kundrejt palës tjetër, por ndërtimi i institucioneve dhe mirëqenia e qytetarëve të vendit është jetike, andaj kërkohen hapa guximtarë në politikë.
Jo rastësisht, politika është përkufizuar si art i së mundshmes. Në shtëpinë tonë teatrale të quajtur Kosovë, publiku është në pritje të shfaqjes, në mos do të dal ndokush si regjisor me zarf në dorë, e të tjerët si aktorë vetëm ta luajnë shfaqjen! Urgjent kërkohet një drejtpeshim politikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania