LAJMI I FUNDIT:

Në këto poza seksi penisi juaj do të jetë më i madh!

Në këto poza seksi penisi juaj do të jetë më i madh!

Nëse do të praktikoni këto tri poza seksi dhe variantet e tyre, do të arrini efektin sikur t’ju jetë penisi më i madh për 30 për qind.

Edhe pse madhësia e penisit nuk është edhe aq e rëndësishme për seks të mirë, disa vajza dëshirojnë të ndiejnë penetrim më intensiv, andaj po ju tregojmë këto mënyra se si të arrini penetrimin e tillë edhe nëse keni penis më të vogël.

Këto tri poza seksi dhe modifikimet e tyre do t’jua mundësojnë pikërisht këtë, transmeton Telegrafi.

1. Nga prapa (doggy style)
Si të arrihet maksimumi nga kjo pozë? Femra duhet t’i bëjë disa modifikime të kësaj poze në mënyrë që penetrimi të jetë më i thellë. Ekzistojnë tri modifikime themelore: a) në mënyrën që të bëhet harku i shpinës dhe të ngrihen kërdhokullat dhe shpatullat; b) në mënyrën që të ulet gjoksi dhe të ngrihen kërdhokullat; c) në mënyrën që të bashkohen këmbët në mënyrë që të bëhen më të shtrënguara dhe penetrimi të jetë më intensiv.


2. Poza misionare
Si të arrihet maksimumi nga kjo pozë? Femra duhet të vërë një jastëk nën pjesën e poshtme të shpinës apo të komblikut, pastaj edhe dy modifikime: a) të ngrejë këmbët mbi supet e mashkullit; b) t’i ngrejë dhe t’i hapë këmbët.

3. Poza kauboj (femra sipër)
Në vend të lëvizjes lart-poshtë, le të provojë lëvizjet në rreth përpara-prapa. Kështu do të stimulojë klitorisin dhe do të ketë qasje më të lehtë të pikës G. Meshkujt e pëlqejnë pasi ndihen të relaksuar dhe të përkëdhelur. Vetëm se ata ankohen se shpesh është e vështirë që femrat t’i zbresësh “poshtë” pas kësaj poze. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Dinë gjithmonë çfarë të thonë, tre shenja të horoskopit që shkëlqejnë në komunikim

Dinë gjithmonë çfarë të thonë, tre shenja të horoskopit që shkëlqejnë në komunikim

Astrologji
Pesë zhurmat e shtëpisë që nuk duhet t'i injoroni kurrë

Pesë zhurmat e shtëpisë që nuk duhet t'i injoroni kurrë

Bëje vet
Trajneri zbulon trukun për të ndaluar qenin të tërheqë zinxhirin: 'Do ta ngadalësojë atë'

Trajneri zbulon trukun për të ndaluar qenin të tërheqë zinxhirin: 'Do ta ngadalësojë atë'

Kujdesi për kafshët
Gratë me këtë cilësi shijojnë një jetë seksuale më pasiononte

Gratë me këtë cilësi shijojnë një jetë seksuale më pasiononte

Intimitet dhe Pasion
A e dini se për çfarë shërben sirtari i tretë në makinën larëse?

A e dini se për çfarë shërben sirtari i tretë në makinën larëse?

A e dini se...
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Gaforres do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Gaforres do të pendohej nëse do të ndahej

Kalo në kategori