LAJMI I FUNDIT:

Ne jemi punëtorë? Këto janë përralla!

Ne jemi punëtorë? Këto janë përralla!

Mjaftoi një udhëtim drejt Beogradit që të konstatoj se pse ne importojmë shumë produkte nga vendet e tjera, sidomos nga Serbia. Në ora 5 të mëngjesit mund të shihje njerëz të thjeshtë që punonin tokën dhe përqindja e tokës “batallinë” ishte shumë, shumë e vogël. Të gjitha arat ishin të mbushura me drithëra dhe plantacione të mëdha me pemë dhe me perime.

Një dozë inati të vinte kur i shihje se sa punëtorë janë dhe një dozë kënaqësie për sytë e mi. E gjitha kjo që po e them është në jug të Serbisë, pranë kufirit me Kosovën. Qasja dhe analiza nuk mund të vlejë për pjesën e Vojvodinës ose ndryshe Fusha e Panonisë, atje ku nuk i shihej fundi të mbjellave dhe pa ndonjë dyshim konstatova atë që më tregonte një shok i imi më i vjetër që në librat e mësimit në kohë të Jugosllavisë thuhej se ishte hambari i Jugosllavisë.

Të trumbetuarit gjatë gjithë kohës se ne jemi punëtorë, të rinj dhe optimistë, na ka dërguar drejt e në pusin e pesimistëve dhe dembelëve. Të gjithë presin, pak punojnë. Duke blerë vezë e qumësht edhe fshatari rezultati nuk ka si të vije ndryshe. Sot bukët e shtëpisë mund t’i provosh vetëm nëpër restorante që shesin mend për tradita e ato ne i kishim deri vonë nëpër shtëpi. Edhe në Evropë e Amerikë punohet toka. Ne nuk mund të bëhemi më evropianë se vet ata.


Tokat punohen pak e programet e qeverisë thonë se bujqësia është pika jonë kryesore. Asnjëra nga ato nuk ka asnjë hulumtim të thelluar për një objektiv, por të gjitha shtrihen në ato se çka ka thënë filan raporti që ndoshta është punuar në ndonjë zyre të thellë të Prishtinës dhe nuk e ka parë arën, vreshtin e plantacionin e pemëve kurrë me sy.

Neve na duhen vepra, jo fjalë. Fjalët na kanë dërguar këtu ku jemi. Vetëm zona të veçanta në vendin tonë njihen se punojnë tokën. Duhet që të gjithë të mbjellin diçka, çkado që të jetë, vetëm të mbjellin sepse kurrë nuk i dihet sepse gjithëçka sot shitet dhe përdoret.

Me pak fjalë, bilanci i pagesave tona do të qëndrojë edhe për shumë kohë në anën e importit duke e mbajtur në xhep të vogël eksportin. E gjitha kjo të dërgon te konstatimi që zhvillimi rapid ekonomik nuk do të ndodhë derisa populli pret gjithçka prej qeverisë dhe nuk i jep këmbëve vet. E gjitha mund të fillojë me 10 ari tokë e mund të rritet në hektarë të tërë. Motivoni vetëm dhe punoni. Ne nuk jemi punëtorë. Këto janë përralla të lashta kur njëmend ishim punëtorë, por jo të mençur.

Në trend

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
“Zhduket

“Zhduket" Egli, Gjesti zgjohet duke e kërkuar, veprimi i tij ngjall reagime të fansave

Magazina
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Magazina
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kalo në kategori