“Ne jemi e ardhmja”!
Një shprehje e thënë dhe e dëgjuar me mijëra herë: “Ne të rinj, unë dhe ti, do jemi arkitektët e shoqërisë së ardhme njerëzore. Pas pak vitesh do jemi protagonistë të skenës së historisë” (vallë mos jemi që tani).
Shoqëria njerëzore që të eci përpara kërkon ide të reja, fantazi, romantizëm, kërkon sakrificë e vetëmohim (sikurse mund të kërkojë dhe të kundërtën: d.m.th. që mos kesh asgjë nga këto aftësi për të kthyer prapa e dikujt ndoshta i intereson dhe kjo perspektivë). E megjithatë ne jemi ata që duhet t’i mbartim gjithë këto cilësi. Ne jemi e nesërmja që po agon!
Kështu thonë, e megjithatë shumë prej nesh akoma s’e kemi zbuluar vërtetësinë e kësaj thënie. Ndoshta si kemi bërë kurrë pyetjen vetes: jam unë e ardhmja? Se ne do ta kishim bërë, ne do ta kishim kuptuar dhe do t’i ishim përgjigjur atëherë ndaj shumë prej këtyre ”çudirave” që bëhen sot në botë. Rinia do të reagonte të paktën!
Vërtetë jemi ne e ardhmja? Po vallë a jemi ne të aftë, a i kemi ne këto ëndrra, a kemi dijeni të rolit dhe të përgjegjësisë tonë kundrejt të ardhmes? Po çfarë janë këto detyra dhe përgjegjësi që kam unë kundrejt vetes në radhë të parë e kundrejt gjithë shoqërisë njerëzore njëkohësisht?
”Mua të vetmen gjë që më kanë thënë, është të gjej një punë mundësisht në doganë e të nxjerr sa më shumë lekë, me çdo lloj mënyre”!
Kush më përgatiti mua, për një të ardhme të tillë? Po ëndrra pse duhet të kem? E çfarë jam unë që do mund të ndryshojë botën? Një “bulëz uji në oqean”, ndaj më mirë të rri të bëj qejf, të jetojë jetën time (duke parë TV). Pra, çfarë më duhet për ta ndryshuar botën.
“Pse prindërit e mi që besuan e që kishin ëndrra çfarë fituan? Ja tani as pension nuk marrin”.
A s’janë këto shumë prej pyetjeve dhe mendimeve që kanë shumë nga bashkëmoshatarët tanë, ndaj gjithë atyre që thonë që ne jemi e ardhmja? Po vallë a nuk është detyra e gjithkujt t’i japi përgjigje këtyre pyetjeve?
Jo është detyrë e familjes, e shkollës, e mediave, e shoqërisë – mund të thotë dikush!
”He more pse çan kokën, se dhe prindërit tanë a nuk jetuan si figurantë në ‘filmin’ e jetës së tyre”.
Pse vallë mos rrojmë dhe ne? Po është dhe kjo një rrugë që mund të zgjedhësh, por pavarësisht a do a s’do, pavarësisht a je gati a jo, pavarësisht a je përgatitur shpirtërisht, fizikisht, moralisht për misionin tënd, ti një ditë do jesh ”kapiteni i anijes tënde” (prind, punëtor, specialist, mësues apo deputet…) dhe atëherë do jetë në dorën tënde se këtë anije do ta copëtosh mbi shkëmbinjtë, ose të zbulosh ”Amerikën ”!
Ndoshta duhen kritikuar prindërit tanë (familja është baza për gjithçka), ndoshta sistemin shoqëror ku jetuam fatin e jetën tonë, ndoshta mediat, por dijeni se pavarësisht nga gabimet tragjike që janë bërë, për shkak të gjithë atyre faktorëve që radhita më lartë, pavarësisht që misioni yt është shumë më i vështirë në këto kushte, akoma loja s’është e humbur, akoma ekziston mundësia për t’i ndryshuar gjërat.
Dhe, ne kemi mundësi t’i ndryshojmë e të rregullojmë shumë prej gabimeve të së kaluarës.
Mos të kërkojmë fajtorë për gjendjen në të cilën ndodhemi, por le të mësojmë nga e kaluara duke i mbajtur sytë drejt së ardhmes. Në atë skenë do të luajmë vetë ne dhe pasi të kemi mbaruar në ”rolin” tonë do duhet t’ua lëmë brezave që vijnë.
Kjo është kontrata, këto janë rregullat e ”lojës”. Dhe, diçka tjetër: Mos t’ju lëmë edhe ne fëmijëve tanë një botë si kjo që po na lënë neve prindërit tanë! Ndaj le të fillojmë të mendojmë e të veprojmë duke mos harruar se: ”Ne jemi e ardhmja”!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe