E përditshmja New York Times, ka publikuar listën e artikujve më të lexuar dhe në vend të parë është një eksperiment i psikologut Arthur Aron.
Shkencëtari ka bërë një listë me 36 pyetje për të rikrijuar, në rrethana laboratorike, kushtet për të ndërtuar një miqësi të fortë.
Shumë njerëz e kanë provuar. Janë mbyllur me një të panjohur në një dhomë dhe kanë bërë listën e pyetjeve që po ju sjellim më poshtë.
Me të mbaruar përgjigjet, duhet ta shihni tjetrin në sy për katër minuta. Kohëzgjatja e takimit duhet të jetë 45 minuta dhe…Bam! Ku i dihet?!
1. Kë do doje të kishe të ftuar për darkë, nëse mund të zgjidhje mes gjithë njerëzve në botë?
2. Do të pëlqente të ishe i/e famshëm? Pse?
3. A të ndodh të bësh prova se çfarë do të thuash përpara një telefonate?
4. Si është një ditë perfekte, sipas teje?
5. Kur është hera e fundit që ke kënduar për veten? Po për të tjerët?
6. Nëse do të kishe mundësinë të jetoje 90 vjet duke mbajtur mendjen ose trupin e një tridhjetëvjeçari, kë do zgjidhje mes të dyjave?
7. A ke ndonjë fantazi sekrete për mënyrën se si do të vdesësh?
8. Listo tre gjëra që ke të përbashkëta me partnerin
9. Për cilat gjëra të jetës ndihesh më fatlum?
10. Nëse do të mund të ndryshoje diçka në mënyrën si je rritur, cila do ishte?
11. Merr 4 minuta dhe trego historinë e jetës tënde me sa më shumë detaje.
12. Nëse do të mund të zgjoheshe nesër me një cilësi o zakon të ri, cili do ishte?
13. Nëse do të mund të shihje të ardhmen në një sferë kristali, çfarë do doje të dije?
14. A ka një gjë që ëndërron ta bësh prej kohësh? Pse nuk e ke bërë?
15. Cili është rezultati më i mirë që ke pasur në jetë?
16. Cilat janë gjërat që kanë më tepër rëndësi për ty në një miqësi?
17. Cili është kujtimi yt më i bukur?
18. Cili është kujtimi yt më i keq?
19. Nëse do të mësoje se do të vdisje brenda një viti çfarë do ndryshoje nga jeta që je duke bërë? Pse?
20. Çdo të thotë miqësia për ty?
21. Ç ’rol kanë në jetën tënde dashuria dhe kujdesi?
22. Listoni 5 karakteristika pozitive të tjetrit
23. A ke marrëdhënie të ngushtë me familjen tënde? Mendon se fëmijëria jote ka qenë më e lumtur se mesatarja?
24. Ç ’marrëdhënie ke me mamanë?
25. Secili të thotë tre fjali ku të përdori “ne”.
26. Plotësoni fjalinë: “Do doja të kisha dike me të cilin/ën të ndaja…..”
27. Shpjegoi partnerit gjërat e rëndësishme për ty, ato që do duhet të dinte nëse do bëheshit miq.
28. Thuaji partnerit, me sinqeritet, se çfarë të pëlqen te ai/ajo.
29. Trego një ngjarje të sikletshme nga jeta jote.
30. Kur ishte hera e fundit që ke qarë përpara një njeriu? Po vetëm?
31. Tregoi partnerit diçka që të ka pëlqyer që tani te ai/ajo.
32. Cili është argumenti rreth të cilit ti nuk mund të bëje shaka?
33. Nëse do të vdisje sot, pa pasur mundësinë t’ia komunikosh askujt, për çfarë do të vinte keq që nuk arrite t’i thoje dikujt? Pse nuk ia ke thënë ende?
34. Shtëpia jote merr flakë me gjithçka kishte në të. Pasi ke shpëtuar njerëzit e dashur dhe kafshët, ke ende kohë për të marrë diçka të fundit. Cila do ishte? Pse?
35. Për vdekjen e cilit prej familjarëve do të ndiheshe më keq? Pse?
36. Fol për një problem tëndin dhe pyete partnerin si do të kishte vepruar nëse do të kishte qenë në vendin tënd?
Burimi: NYT
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë