Duke parë se në mesin tonë mbretëron një atmosfere tejet e elektrizuar, e cila nuk na lejon të ngremë kokën si komb, e shoh të arsyeshme te sugjeroj ca këshilla tek të gjithë shqiptarët qe janë te hapur për ndryshime dhe kooperim ne te mirën e përgjithshme te popullit tone. Sipas mendimit tim, faktorë negativë te situatës së rënë e kaotike mbarëshqiptare pa dyshim se janë shumë , megjithatë unë do te shtjelloj vetëm disa për të cilat mendoj se janë te rendësish!
1. Situata e rende sociale në një familje ndikon që aty të mbretëroje një tension i skajshëm! Ne e dimë se si popull kemi një qëndrim pozitiv për krijimin dhe mirëmbajtjen e familjes, por gjithashtu një mangësi për planifikimin e saj! Krijimi i familjes pa dyshim se është një nga faktorët kryesore në një shoqëri. Jo rastësisht disa shoqëri të cilat ofrojnë kushte insetintive dhe joshëse për çiftet të cilët duan të krijojnë familje me shumë fëmijë. Çiftet e tilla pra stimulohen pothuaj me të gjitha predispozitat apo me kushte shume te volitshme, vetëm e vetëm qe te inkurajohen për të krijuar familje te mëdha!
Kushtet e tilla, për fat të keq, akoma nuk janë pjekur ne shoqërinë tonë Për fat të mirë, shenja pozitive kanë filluar të hetohen tani te gjenerata e re e çifteve të edukuar në këtë fushe, të cilit janë të vetëdijshëm për kushtet dhe pasojat e krijimit te familjeve të mëdha pa i pasur bazat e duhura.
Planifikimi i familjes është me rendësi te veçantë dhe ndikon drejtpërdrejt në kualitetin e përgjithshëm të një bashkësie siç është familja dhe pastaj më gjerë e gjithë shoqëria. Prandaj, mendoj unë, është e nevojshme që të punohet më shume në këtë drejtim, duke ofruar këshilla dhe ndihmë në mënyrë institucionale për planifikim të familjes. Përndryshe, duam ne apo jo, duhet të ballafaqohemi me pasoja të renda siç janë familjet e mëdha në ambiente jetësore qe nuk mund të mbanë atë volum anëtarësh. Dhe, si rrjedhim, pasojnë kriza të mëdha sociale.
Planifikimi i krijimit të familjes parasheh edhe feja Islame, ku thuhet se çifti bashkëshortor (të dy) duhen të jetë dakord për krijimin e familjes; një mysliman nuk ka të drejtë të detyrojë bashkëshorten e tij të lind shumë fëmijë nëse ajo nuk do ose nëse ajo refuzon; dhe, e kundërta, një femër myslimane nuk ka të drejtë të kërkon nga burri i saj që të kenë shumë fëmijë nëse burri refuzon!
2. Temperamenti kolerik dhe mentaliteti shkatërrues! Këto lloj individësh ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e përgjithshëm të një shoqërie ku si pasojë lindin shqetësime serioze sociale. Individi i orientuar krejtësisht nga vetvetja mohon respektin ndaj palës tjetër apo grupit duke spikatur "aftësitë" personale dhe mohuar vlerat dhe meritat e te tjerëve. Kjo dukuri është akoma me shqetësuese te shtresat e larta intelektuale, ku secili mendon se është më i afte dhe më i fuqishëm se tjetri, duke refuzuar me të madhe të pranohen të metat dhe mangësitë personale dhe afirmuar vlerat e rëndësishme që mund të jenë evidente në atë mes.
Rreth këtij problemi dhe rëndësisë se bashkëpunimit konstruktiv, jo-rastësisht, Presidenti Clinton në një fjalim të tij madhështor në mes tjerash thotë: ".. në botën reale funksionon vetëm kooperimi konstruktiv".
Kjo temë është tejet shqetësuese, sepse nga këto dukuri dhe fenomene të pakontrolluara vjen deri konfliktet serioze, siç janë vrasjet tragjike, krijimi i hasmërive, krijimi i armiqve dhe ngecja e shoqërisë! Dhe, ne si qytetare te ndershëm dhe faktorë te rëndësishëm të kësaj shoqërie, pyesim vetveten a duhet te lejojmë të vazhdohet edhe më tutje kështu?
Natyrisht se jo, por për të penguar këtë gjendje kaotike të shëmtuar, barra mbetet mbi shtresën intelektuale që me përvojat dhe aftësitë e tyre të udhëheqin shoqërinë drejt një jete më cilësore dhe të denjë. Janë ata, intelektualët tanë pra, që duhet të jenë shembuj të shëndoshë për rrethin dhe botën me të cilën kanë të bëjnë.
Në këtë drejtim dhe me gjerë, mund te flitet për zgjedhjet të cilat tani më kanë nisë me fushatën, ku gjithmonë ka pasur ngatërresa nga të gjitha llojet, prej përleshjeve fizike, deri te vrasjet! Për këtë dukuri faji duhet kërkuar te mënyra jo e denjë e komunikimit ndërnjerëzor qe është larg nga ajo se si duhet të flitet duke përdorur gjuhën e adekuate, mirëkuptim, tolerancë dhe assesi gjuhë qe rezulton vetëm e urrejtje e shkatërrim!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania