Ndryshimet që duhen bërë në Kushtetutën e Kosovës
– Për shkaqe të utilitetit politik është rritur në mënyrë banale numri i zëvendës-kryeministrave (6) numri i ministrave (18 apo 19 ose 20) dhe numri i zëvendësministrave (30 apo 40) dhe këshilltarëve (mes 100 e 200).
– Gjithë ky numër i qeveritarëve e bënë komod pozicionin e kryeministrit për të shpërndarë karamele politike, por është tepër i rëndë për buxhetin e varfër të Kosovës.
– Ky trend negativ mund të ndalet vetëm me kufizime kushtetuese.
Tani kur pritet ndryshimi i kushtetutës së Kosovës është e rrugës që këto ndryshime të prekin jo vetëm presidentin dhe mënyrën e zgjedhjes së tij, por edhe qeverinë dhe parlamentin.
Numri i deputetëve në Parlamentin e Kosovës nuk ka nevojë që të jetë 120. Do të ishte më funksional dhe do të kishte më pak shpenzime sikur të përbëhej nga 80 deputetë. 70 në baze të votave të fituara dhe 10 për minoritete të garantuara nga diskriminimi pozitiv (3 për serbë, 1 për malazezë, 1 për boshnjakë, 1 për goranë, 1 për turq, 1 për ashkalinjë, 1 për romë, 1 për egjiptas). Kjo përbërje do t’i përgjigjej më afër gjendjes në teren.
Nga 70 deputetet e zgjedhur me vota, 45 do të zgjidheshin nga 45 zonat zgjedhore dhe 25 nga proporcionali. Në listat e votuesve do të votohej për kandidatin për deputet pavarësisht partisë që e ka kandiduar, ndërsa në fletën tjetër për partinë e preferuar.
Pas zgjedhjes së 45 deputetëve, nga një nga secila nga 45 zonat zgjedhore, pjesa tjetër prej 25 deputetëve do të plotësohej nga listat e partive varësisht nga përqindja e tyre për të ekuilibruar përbërjen e parlamentit. Lista e partive do të renditej nga kandidatët që kanë fituar më së shumti vota nga ata që nuk kanë fituar direkt. Kështu del që çdonjëra nga 45 zonat të ketë së pakut 1 deputet po 25 nga këto zona t’i kenë nga 2 deputetë e eventualisht edhe të tretin me ndonjë minoritar.
Ky sistem zgjedhor do të ishte në frymën e demokratizimit të partive dhe të nxjerrjes në shesh të kandidatëve që janë përfaqësues direkt të popullit dhe jo vetëm puthadorë të liderëve partiakë.
Zgjedhja direkte dhe numri më i vogël i deputetëve do t’i bënte ata më të përgjegjshëm. Po ashtu, parlamenti nuk ka nevojë të ketë kryetarin dhe 5 nënkryetarë. Do të mjaftonte të kishte kryetarin dhe 2 nënkryetarë (një nga opozita dhe një nga minoritetet).
Ajo çfarë kushtetuta e ardhshme e Kosovës duhet të ketë parasysh është përbërja e Qeverisë. Jemi dëshmitarë që për shkaqe të utilitetit thjesht politik të kryeministrit është rritur në mënyrë banale numri i zëvendës-kryeministrave (6) numri i ministrave (18 apo 19 ose 20) dhe numri i zëvendësministrave (30 apo 40) dhe këshilltarëve (mes 100 e 200).
Gjithë ky numër i qeveritarëve e bënë komod pozicionin e kryeministrit për të shpërndarë karamele politike, por është tepër i rëndë për buxhetin e varfër të Kosovës. Nëse vazhdohet me këtë logjikë është e pritshme që kryeministrat e ardhshëm ta shtojnë numrin e ministrave, zv/ministrave e këshilltarëve politikë deri në absurd për të qerasur mbështetësit e vet politikë. Ky trend negativ mund të ndalet vetëm me kufizime kushtetuese.
Ajo që unë propozoj është që Qeveria e Kosovës të mos ketë fare zëvendës/kryeministra. Njëri prej ministrave mund të caktohej nga kryeministri si zëvendës i tij kur kryeministri të jetë në pushime vjetore, jashtë vendit, në pushim mjekësor, apo në rast vdekjeje deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Posti i zëvendës/ministrit duhet hequr fare sepse është krejtësisht i panevojshëm. Po ashtu numri i këshilltarëve politikë do të duhej të kufizohet në 2 për çdo ministër dh 4 për kryeministrin.
Tetëmbëdhjetë ministritë ekzistuese do të mund të integroheshin në vetëm 8 ministri:
1. Ministria e Jashtme ku do të mund të integrohej edhe Ministria e Integrimeve Evropiane dhe ajo e Diasporës.
2. Ministria e Brendshme ku do të mund të integrohej pjesërisht Ministria e Administratës Publike dhe pjesërisht ajo e Pushtetit Lokal, dhe ajo e Kthimit e komuniteteve.
3. Ministria e Mbrojtjes.
4. Ministria e Shëndetësisë.
5. Ministria e Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (shkrirje e dy ministrive në një)
6 . Ministria e Drejtësisë ku do të integroheshin pjesë edhe të ministrive tjera,
7. Ministria e Ekonomisë ku do të integroheshin Ministria Bujqësisë, e Energjisë dhe Minierave, Tregtisë e Industrisë, ajo Financave, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe ajo e Transporteve dhe Telekomunikacionit.
8. Ministria e Ambientit dhe Planifikimit hapësinor ku do të mund të integrohej pjesërisht ministria e telekomunikacionit dhe transporteve.
Vetëm me kufizime kushtetuese do të mund ta frenonim rritjen enorme të stafit qeveritar. Nuk është puna se me këtë kursehen në çdo vit 4-5 milionë euro shumë të rëndësishme për buxhetin e varfër të Kosovës, por se kështu futet logjika e kursimit të buxhetit dhe e përgjegjësisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale