Ndiqet viktima, shpërblehen vrasësit!
Një thënie e romakëve të lashtë thotë: "In turpi re peccare bis delinquere est" që do të thotë – "Të gabosh dy herë në çështjen e pandershme, është krim"
Procesi i paralajmëruar për të hënën (15 shkurt) – dështoi, nuk u paraqit në gjykatore i akuzuari i OKB-së, tash i EULEX-it, lideri i Vetëvendosjes ! Albin Kurti. Seanca u shtye, edhe për një gabim të "vogël" procedural, ngase nuk i është dërguar me kohë ftesa për gjykim, siç parashohin rregullat e procedurës. Trupi gjykues tregoi "zemërgjerësinë", një javë i dha afat , deri më 22 shkurt, të "përgatitet" për këtë lëndë "të trashë"!
Para dy vjetësh, Albini përgënjeshtroi aktakuzën, e cila ishte e fryrë me thashetheme, jo prova juridike. I futi në "gërshërë" dëshmitarët, policët me uniformë e pa të. Madje, e nxori nga takti edhe gjykatësin, italianin Maurizio Salustro. Ky gjykatës, i veshur me xhinsa dhe kapelën "Nike" sillej me të si në kafene, rrugë, në vend të etikës, shprehu arrogancën, edhe në gjyq i mohoi fjalën e lirë. E ofendoi duke i thënë "mbylle". Po të sillej kështu në vendin e tij, Itali, do t’ i jepej "kartoni i kuq".
Kundër Albinit është "politika e lartë", s’e donë hajnat, matrapazët… Ai ka simpati nga shumica, të cilin e cilësojnë vox populi.
Procesi i ngjet një lodre fëmijësh, baloni, që mund të pëlcet po e pickove me thoin e gishtit.
Ndodhi metamorfoza. Albinin e ndjek prokurori vendës. Ai është katalizatori i procedurës. Nëse e "tërheq potezin", gjykatësit s’ kanë punë, përmbyllet kapitulli në favor të akuzuarit.
Para dy vjetësh, në rolin e prokurorit ishte amerikani Eli Copel. Ndërkaq, tash janë ndërruar rolet, në vend të Copelit, është paraqitur akuzuesi , prokurori special Lulzim Sylejmani. Në skenë doli avokati, mbrojtësi ex officio, Ramiz Krasniqi. Ky nuk iu përmbajt Apelit të Albinit që avokatët të "mos duken" në gjykatore. Deshi ai të bëhet personazh "interesant", të shkruajnë gazetat për të !
Bartet lënda e vjetër nga UNMIK-u, i "shkundet" pluhuri, përsëritet "gafa". Një thënie e romakëve të lashtë thotë: "In turpi re peccare bis delinquere est" që do të thotë – "Të gabosh dy herë në çështjen e pandershme, është krim".
Zgjidhja ideale që ‘ t’i lidhet kryet ‘ kësaj pune është heqja dorë nga ndjekja penale. Këtë veprim prokurori mund ta bëjë në çdo fazë të procedurës. Pritet "potezi" i tij !
Nuk ka logjikë tjetër, pos heqja dorë nga ndjekja penale, ngase vetëm në këtë mënyrë do të qetësohen shpirtërat e trazuar, nuk do të vritet drejtësia.
Zëdhënësja e EULEX-it, Christina Herodes ka tërhequr vëmendjes se gjithqysh do të sigurohet prania e të akuzuarit në gjykatore. La të nënkuptohet se nëse Albini nuk i përgjigjet ftesës, me zor do të sillet në gjykatore. Ndërkaq, ish – gjykatësi, Ramizi pohoi se nuk e ka ditur se rasti penal ngërthen në vete motivet politike. Për këtë arsye ka dhënë dorëheqje nga roli i mbrojtësit ex officio. Atij i bie "zhetoni" se procesi është i motivit politik!
Po këtë ditë, pas "zhurnalit", një rrjet i gjerë i organizatave të shoqërisë civile në Prishtinë nisi nënshkrimin e një peticioni me qytetarët duke kërkuar pezullimin e këtij procesi.
Në vend se në gjyq të nxirren policët rumunë, vrasësit e Arben Xheladinit e Mon Balajt, nxirret viktima, lideri i Vetëvendosjes ! Kjo është non sens juridik, ngase në radhë të parë vritet Kushtetuta, që sanksionon shprehjen e lirë të mendimit, vritet edhe Karta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Andaj, assesi, në asnjë mënyrë, me asnjë çmim, s’ bën të priveligjohen vrasësit.
Para dy vjetësh, Albinin e mbanin herë brenda grilave, herë jashtë tyre, në arrest shtëpiak. Bile qëndrimi në arrest shtëpiak ishte më i rëndë, ngase aty kufizohej liria "brenda katër mureve". Tek shkallët e banesës së tij bënin roje policët…
Në njërën nga seancat kur vajta ta takoj Albinin në banesën e tij, në orët e mbrëmjes ishte ndalur rryma elektrike Padashje e kam prekur në cep të krahut njërin nga policët që qëndronte ulur tek shkallët e banesës, i kërkova falje. Polici mori vesh se kush jam, sikur u zu pisk, rudhi krahët, shprehu keqardhje:"Zotëri, unë e dua Albin Kurtin, por detyra është detyrë…".
Ka pasur raste kur Albinin e kanë rrëmbyer në banesën e tij policët, e kanë sjellur me zor në gjykatore. Ndoshta këtë veprim s’do ta bëjnë zotërinjtë e EULEX-it.
Albini akuzohet se ka shkelur "vijën e kuqe". Për të thuhet se ka bërë "rezistencë…" dhe ka "penguar personat zyrtarë…" më 10 shkurt 2007, ditën e demonstratës së përgjakshme, kur policët rumunë ekzekutuan Arben Xheladinin dhe Mon Balajn dhe plagosën 80 të tjerë. Policët rumunë kanë mundur të vrasin edhe protestues të tjerë, po i ka "penguar" Albini ! I sajuan atij akuzat e përçudshme.
Në mars të 2007-ës, avokati Tomë Gashi, në emër të familjarëve, ka denoncuar policinë e UNMIK-ut për krim të rëndë. Kallëzimin penal ia dërgoi institucioneve përkatëse, por edhe OKB-së. Çka ndodhi me atë kallëzim penal ? – ishte pyetja që ia shtrova këtij avokati pas "zhurnalit" të 15 shkurtit. "Sot e asaj ditë nuk kam marrë përgjigje nga zyrtarët…", ka thënë ai. Gashi tha se e ka denoncuar ish – kryepolicin e UNMIK-ut, Stephen Curtisin, disa shefa, por edhe ekzekutorët, policët rumunë. OKB-ja heshti! "Kallëzimi penal është dëshmi se ne nuk falim gjakun e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt", spikati avokati Gashi.
Alfred Drajfusi ishte ushtarak, kapiten. Ai u dergj në ishullin e djallit pesë vjet. Në anën e tij para një shekulli ishte shkrimtari francez Emil Zola, i cili me letrën e tij Akuzoj ngriti në këmbë Francën, bëri që të lirohet si i pafajshëm Drajfusi. Albin Kurti nuk është ushtarak. Nuk u gjend një personalitet alla Zola, të ngrit zërin për lirimin e tij. Pse?!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht