Ndërrim stinësh në qeverinë e Prishtinës
Rrugët e Prishtinës kanë filluar të gumëzhijnë nga kalimtarët e shumtë që duan të shijojnë ngrohtësinë pranverore që fundi i marsit duket të ketë sjellë. Pemët dekorative kanë marrë tashmë një tjetër pamje, më të gjallëruar, më të ndritshme. Zymtësinë e dimrit e ka zënë tashmë një stinë tjetër, një stinë që kundërmon nga lulet dhe fillimi i një jete të re në botanikën e tokës ku jetojmë.
Ndryshime të tilla sjellin padyshim edhe ndryshime në sjelljet e qenieve njerëzore. Qarkullimi i gjakut duket të ndodhë shumë më vrullshëm sesa në stinët paraardhëse duke furnizuar qelizat trupore me sasinë e nevojshme për një funksionim më të mirë.
Bazuar në të tilla fakte kishte kohë që në korridoret politikë të Prishtinës, por jo vetëm, flitej për ndryshime të mundshme në radhët e qeverisë Thaçi. Një qeveri e cila tregon kujdes në mos cenimin e balancave police që e formuan duket se po vazhdon qëndrimin në këmbët e saja pavarësisht kritikave dhe akuzave për korrupsion dhe stagnim të zhvillimit të Kosovës.
Përfaqësuesit e administratës ndërkombëtare në Kosovë, sikurse edhe shumë përfaqësues të organizatave joqeveritare që veprojnë në Kosovë, kishin kohë që kërkonin një ndryshim të tillë duke arritur edhe deri në kërkesat për ndryshime specifike në radhët e kabinetit. Dhe natyrisht që kryeministri si edhe presidenti, duke qenë kryetarë të partive respektive qeverisëse, i “dëgjuan” këto kërkesa dhe vepruan për plotësimin e tyre. Por, çfarë paraqesin këto ndryshime? Anën e dobët të qeverisjes apo idenë për të përfshirë energji të reja në procesin e qeverisjes?
Duke parë ndryshimet bie në sy se emri më i përfolur për ndryshime duket ti ketë qëndruar stuhisë duke thelluar edhe më tepër hendekun mes shoqërisë civile dhe qeverisjes. Politika e Prishtinës duket ta ketë të vështirë të heqë dorë nga mbrojtja ndaj personave të caktuar që nën mburojën e imunitetit qeverisës apo parlamentar vazhdojnë të abuzojnë me fondet e taksapaguesve. Në këtë pikë duket se politika e Prishtinës dhe e Tiranës ndajnë tipare të përbashkëta: Nënvlerësimi i organeve të drejtësisë dhe shoqërisë civile.
Një tjetër element është përfshirja e ish kryeministrave të Kosovës, Rexhepi dhe Bukoshi. Z. Rexhepi është i njohur për pozicionim pozitiv në problemet me të cilat është përballur Mitrovica por që duket të ketë arritur pak sukses në zgjidhjen e problemit. Duke qenë në një rol ministror atëherë është koha që potenciali i tij në mbrojtje të interesave të popullatës së Mitrovicës të vihet në përdorim dhe në të njëjtën kohë ky problem të marrë një dimension tjetër. Sa e mundshme është kjo dhe a mund të kthehet pranimi i postit të ministrit të Brendshëm nga ana e Dr. Rexhepit në një disfatë politike duke qenë se mund të humbasë kredibilitetin që gëzon?!
Kryesia e PDK-së duket të ketë qenë nën presion të vazhdueshëm qoftë të brendshëm, qoftë edhe nga jashtë strukturat e saj, për të bërë ndryshime dhe kësisoj për të ruajtur vazhdimësinë qeverisëse. Z. Thaçi e di mirë matematikën e votave dhe atë se qeverisja mund të rrezikohet nga rritja e presionit mbi muret e brishta të ndërtesës së qeverisë së tij. Balancimi i interesave grupore brenda partisë siguron mbështetje për vazhdimësi të çfarëdo lloji qoftë.
Ish kryeministri Bukoshi nga ana tjetër duket të ketë flakur tej mosmarrëveshjet që ka patur me pjesëtarë të udhëheqjes politike të UCK-së dhe me hyrjen në kabinetin Thaci është me shikim drejt se ardhmes. Vendosja e tij në një post të tillë, sikurse Ministria e Shëndetësisë, duket se nuk përkon me kalibrin e tij por sidoqoftë është një pozicionim pozitiv për të personalisht dhe gjendjen në të cilën ndodhet momentalisht LDK-ja.
Largimi i figurave kyçe, humbja në zgjedhje lokale dhe akuzat për korrupsion ndër anëtarët e kryesisë së saj sikurse pikëpamjet e ndryshme deri ne konfliktuale ndërmjet anëtarëve të kryesisë bëjnë që Z. Sejdiu të kushtojë kujdes mbajtjes së balancës politike të forcës që ai drejton dhe e cila mund ta lërë pa karrige.
Pra ndryshimet qeveritare nuk duket të jenë ndryshime në thelbin e të menduarit dhe të të punuarit. Lufta ndaj korrupsionit duhet të jetë prioritet i qeverisjes por mesa duket nga mbajtja e individëve të caktuar brenda saj, do duhet kohë që kryeministri dhe presidenti të veprojnë në këtë drejtim.
Energjitë që sjell pranvera nuk përkojnë me ndryshimet e nevojshme qeveritare ne Prishtinë. Qeverisja duket të jetë pronë e interesave klanore politike kur do duhej të ishte në shërbim të popullit dhe të interesave kombëtare. Kosova ka probleme akute social-ekonomike dhe ndërhyrja qeveritare duhet të jetë e menjëhershme dhe e dukshme.
Ndryshimet kozmetike të qeverisjes nuk i shërbejnë nevojave të më tepër se 2 milion shqiptarëve të Kosovës për të cilët pavarësia do duhej të ishte fillimi i lumturisë. Mesa duket, ne akoma ëndërrojmë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin