Është dëshmuar se për t’i trokitur dikujt në ndërgjegje, metoda më e mirë është t’i përdorësh fëmijët si instrument. Ka të ngjarë se mbi bazën e kësaj logjike ka vepruar edhe deputeti Berat Buzhala, ditë më parë kur në rrjetin social postoi “selfie” me fëmijët që vuajnë nga leukemia. Dikush
më tha se ka parë njerëz duke qarë gjatë leximit të rrëfimit të Beratit për ata fëmijë. E natyrshme për këdo që nuk është shpirtgur. Se a është dashur t’i postojë fotografitë, ka vend për polemizim, por një gjë duhet vlerësuar dhe pranuar se në mos për asgjë tjetër, ky deputet është i pari që pranoi se ndihet i turpëruar që “mizeria dhe mizoria e politikanëve në Republikën e Kosovës ka shkuar aq larg” sa po shikohet të përfitohet ndonjë votë edhe në kurrizin e palcës kurrizore të fëmijëve të sëmurë. Kështu, ai e pranoi se është me ndërgjegje të vrarë që si politikan nuk e ka dhënë kontributin e duhur për krijim të mundësive për shërim të qytetarëve në vendin e tyre. Njësoj të vrarë në ndërgjegje duhet të jenë edhe deputetët e katër legjislaturave të pasluftës, ashtu siç duhet të jenë të lënduar edhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e strukturave qeverisëse.
Asnjëri syresh nuk është interesuar ta dijë nëse edhe në Kosovë mund të bëhet transplanti i palcës kurrizore, po të bliheshin aparaturat e duhura për këtë gjë. Cili nga ta mund ta mohojë se nuk është në dijeni se edhe ato aparatura që janë blerë për diagnostikim dhe kurim të sëmundjeve tjera pos leukemisë, nuk janë shfrytëzuar nga klinikat e Spitalit qendror të shtetit.
Sa e sa shkrime në gazeta, e sa e sa kronika në televizione, vetëm gjatë kësaj dekade janë plasuar në opinion duke treguar se në Repartin e Radiologjisë nuk punojnë aparatet për CT dhe se pacientët detyrohen të shkojnë te privatët për t’i paguar deri në 200 euro vetëm për një ekzaminim. Ai politikan që thotë se nuk e ka ditur se shteti ka dhënë qindra mijëra euro për aparatin e koronarografisë, dhe i njëjti nuk është funksion, gënjen sa është i madh. Të gjithë e dinë se ky aparat nuk “punon”, sepse i ngjashmi është aktiv te privati që t’i merr 700 euro.
Duhet të jetë tepër i ulët ai politikan që nuk e pranon se shteti nuk ka qenë i interesuar ta krijojë kardiologjinë publike me gjithë luftën e paepur të kardiokirurgut Bekim Dula dhe të një grupi mjekësh. Pushteti ka qenë në gjendje t’i humbë edhe donacionet nga qeveria italiane, vetëm për të mos i ndërprerë kontratat me spitalet turke. Edhe sot e këtë ditë, një i sëmurë nga zemra, i cili shumë lehtë do të mund të trajtohej në QKUK, obligohet të paguajë pesëmijë euro për trajtim jashtë vendit.
Të rrallë mund të jenë ata që gjatë këtyre viteve nuk e kanë pasur ndonjë të afërm të sëmurë me kancer. E dinë vetë ç’kanë përjetuar. Tmerr! Shteti, duke mos u siguruar me rregull terapitë, i ka detyruar dhe vazhdon t’i detyrojë familjarët që të njëjtat t’i kërkojnë te farmacitë private. Dhe, a e dini sa kushton vetëm një terapi. Minimumi 400 euro. Secilit të sëmurë i duhen së paku katër terapi. Llogarinë, bëjeni vetë!
Pesë vjet i është dashur qeverisë që ta ndërtojë objektin e Onkologjisë, dhe në të mbaruar ka dalë se muret e saj nuk e rezistojnë rrezatimin. Pra, janë jashtë standardeve të kërkuara. Përgjegjësi, nuk di që ka dhënë kush deri më sot.
Kudo që të prekesh, kudo që të futesh në QKUK, nuk ke çfarë të dëgjosh, pos ankesa. Nuk them se nuk bëhet punë dhe se nuk ka njerëz që punojnë me përkushtim. Por, është fakt që pacientët në këtë qendër detyrohen t’i paguajnë edhe barnat më esenciale. Madje edhe infuzionet. Dhe, kush është përgjegjës për këtë gjendje. Politikanët, askush tjetër!
Berati, do t’kishte bërë mirë sikur t’i “etiketonte” në postimin e tij, Hashim Thaçin, Atifete Jahjagën, Jakup Krasniqin dhe të gjithë kolegët dhe anëtarët e kabinetit qeveritar. Kështu, shkrimi i tij do të mund të shpërndahej në miliona adresa përnjëherësh. Do t’kishte bërë mirë edhe sikur të enjten kur u mbajt seanca plenare, të njëjtat foto t’ua nxirrte përpara syve kolegëve deputetët dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar. Ndoshta nuk është krahasim me vend, por ish-ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Rudolf Scharping, i pati nxjerrë në Bundestag fotot e fëmijëve të masakruar në Kosovë, për t’i bindur të Majtët se intervenimi ushtarak në këtë vend ishte i domosdoshëm. Njëjtë e domosdoshme është sot sigurimi i mjeteve për shërimin e fëmijëve me leukemi.
Të gjithë kemi nevojë për para, por jam më se i sigurt se shumë më emergjente ka qenë sigurimi i mjeteve për t’ua zgjatur jetën dhjetë fëmijëve të shtruar në Hematologji, sesa sigurimi i mjeteve për kompensimin e ish-punëtorëve të Fabrikës së Tubave. Kryeministri Hashim Thaçi, para se t’i vizitonte fëmijët e sëmurë në Pediatri, do të duhej t’i niste procedurat për përligjjen e vendimit për ndarjen e 5.5 milionë eurove për trajtimin e tyre jashtë vendit.
Fëmijëve me leukemi nuk u ndihmojnë lotët. As dhembshuria që mund të shprehim ne për ta. Fundja s’u hynë në punë as vrarja e ndërgjegjes. Thjeshtë, ata kanë nevojë për ndihmë!
(Autori është Redaktor i Politikës në gazetën Tribuna)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Laerti kërkoi një darkë vetëm më Olën, por revoltohen banorët e tjerë duke i quajtur falsë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania