LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet ‘pirja e ujit’

Ndalohet ‘pirja e ujit’

Notarëve të pishinave private në Austri u është kërkuar që të mbajnë të mbyllur gojën dhe të mos pinë ujë, në mënyrë që të kursehen para.

Sipas Metro, mendohet se rreth 5.000 litra ujë në ditë janë duke u gëlltitur nga vizitorët e 18 pishinave në Vjenë. Zyrtarët thonë se kostoja e zëvendësimit është e lartë, sidomos për shkak se tani është fluksi i vizitorëve në valën e të nxehtit.

Autoritetet thonë se zëvendësimi i gjithë atij uji ka çmimin e vet si financiar ashtu dhe ambiental, në kohën kur njerëzimi ka nevojë për ta trajtuar kimikisht ujin.

Menaxherët e pishinave austriake kanë tentuar më parë që të ndalojnë veshjet e bermudeve, për shkak të sasisë së madhe të ujit që thithin dhe që e marrin me vete kur vizitorët largohen nga pishinat. /Telegrafi/