LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet një shqiptar në Itali për transport droge

Ndalohet një shqiptar në Itali për transport droge

Policia italiane arrestoi në Bari një 53 vjeçar shqiptar të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Shqiptari ishte drejtuesi i një mjeti të bllokuar ku u gjet drogë me vlerë 2.5 milionë euro. Operacioni u finalizua në portin e Barit, kur drejtuesi i kamionit shpresonte t’i shpëtonte kontrollit, ndërkohë që droga ishte maskuar brenda ushqimeve që transportoheshin.

Droga u diktua me skaner dhe policia ndërhyri duke bllokuar kamionin dhe ndaluar drejtuesin e mjetit. Droga ishte fshehur mes frutave. /Telegrafi/