LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet i kërkuari për vjedhje

Ndalohet i kërkuari për vjedhje

Paraditen e të shtunës policia e Tiranës ndaloi Ndriçim Zoton, 38 vjeç, banues në Laprakë, i shpallur në kërkim për vjedhje.

Ndalimi i këtij shtetasi, erdhi pasi Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me katër muaj burg, për veprën penale të "vjedhjes".

Autori kishte mundur t’i fshihej për disa kohë policisë, deri në arrestimin e tij./Telegrafi/