LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet 33-vjeçari, mashtronte emigrantet

Ndalohet 33-vjeçari,  mashtronte emigrantet

Policia e Gjirokastrës gjatë mbrëmjes së të premtes arrestoi një 33-vjeçar, i cili ishte dënuar më parë.

I arrestuari Hristo Zoto, lindur në Piskovë të Përmetit dhe banues në Durrës, është dënuar në dhjetorin e kaluar nga Gjykata e Gjirokastrës me gjashtë muaj burg, për veprën penale të “mashtrimit”.

Zoto, gjatë vitit 2009, ka mashtruar një shtetas tjetër nga Përmeti, duke i marrë atij 800 euro, me pretendimin se do ta ndihmonte për të shkuar në shtetin grek. /Telegrafi/