LAJMI I FUNDIT:

Nafta do të vazhdojë rënien

Nafta do të vazhdojë rënien

Çmimet e naftës mund ta kenë ndalur rënien mbi 80 dollarë për fuçi, por analistët mendojnë se lufta mes prodhuesve më të mëdhenj të naftës mbi reduktimin e furnizimit mund të çojë në çmime akoma më të ulta.

Gjatë katër muajve të fundit, çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm për shkak të ngadalësimit të ekonomive më të mëdha të botës, që përkthehet në kërkesë më të ulët. Në sesionin e së enjtes, nafta Bruto amerikane ra poshtë 80 dollarëve për fuçi, për herë të parë që nga qershori i vitit 2012, për tu ngjitur sërish në rreth 82 dollarë të premten.
Ndërsa nafta Brent e Londrës kuotohet në 86 dollarë për fuçi nga 116 dollarë që ishte në qershor. Analistët besojnë se rënia e çmimeve është ndikuar edhe nga rritja e prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nivelin më të lartë në 30 vitet e fundit.

Industria e gazit dhe naftës në SHBA ka lulëzuar gjatë dekadës së fundit, ndërsa këtë vit Shtetet e Bashkuara po konkurrojnë edhe vendet më të mëdha eksportuese të naftës, si Arabia Saudite.


Rënia e çmimeve të naftës ka bërë që Organizata e Vendeve Eksportese të Naftës, OPEC, mund të ulë prodhimin, në një përpjekje për të rritur çmimet. Por dy anëtarë të rëndësishëm, si Arabia Saudite dhe Kuvajti e hodhën poshtë këtë ide. Përderisa Arabia Saudite përpiqet të mos ulë furnizimin, analistët kanë arsye të besojnë se tendenca e çmimeve të naftës do të vazhdojë të jetë në rënie. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori