Një studim i kryer nga Shoqata e Agjentëve Britanikë të Udhëtimeve dhe ueb-faqja Thomas Cook- për rezervimin e akomodimit, kanë mbledhur ankesat qesharake dhe paksa të marra të turistëve të cilët i kishin shfrytëzuar shërbimet e tyre.
Janë publikuar ankesat të cilat ishin drejtuar në ueb-faqen Thomas Cook, dhe të cilat i kanë shkruar turistët e pakënaqur në Britani të Madhe. Thomas Cook është ofruesi më i madh dhe më i njohur i pakove të aranzhimeve në Britani të Madhe.
1. Mendoj se në broshurë do të duhej të shpjegohej se dyqanet nuk i shesin biskotat e duhura, si biskota me xhenxhefil dhe krem.
2. Po qëndronim në hotel me pamje nga parku, kur e pamë një elefant të eksituar. Përvoja ime pas asaj skene ma shkatërroi tërë pushimin.
3. E kemi rezervuar një shëtitje në parkun ujor, por askush nuk më tha të sjell me vete rroba banje dhe peshqir. Supozuam që ato janë të përfshira në çmim.
4. Plazhi kishte shumë rërë. Duhej të pastronim gjithçka kur ktheheshim në dhomë.
5. E kuptuam se rëra nuk është e njëjtë si rëra në broshurë. Broshura juaj tregon rërë të bardhë, dhe kjo ishte më e verdhë.
6. Do të duhej të ndalohej rrezitja në plazh toples. Bashkëshorti im vazhdimisht hutohej, ndërsa ai ka ardhur vetëm të pushojë.
7. Askush nuk na ka thënë që në ujë do të ketë peshq. Fëmijët u tmerruan.
8. Edhe pse në broshurë shkruante që kuzhina është e pajisur plotësisht, nuk e kemi gjetur prerësin e vezëve në dollap.
9. Ishim me pushime në Spanjë dhe kishim problem me shoferët e taksive, sepse të gjithë ishin spanjollë.
10. Rrugët nuk janë të rrafshëta dhe janë "gungore", kështu që nuk mund ta lexonim udhëzuesin për turistë gjatë ngasjes për në hotel. Si rezultat, i kemi humbur shumë gjëra të cilat do ta bënin pushimin tonë më të bukur.
11. Fluturimi nga Xhamajka për në Britaninë e Madhe zgjati nëntë orë. Amerikanëve u duheshin vetëm tri orë për të shkuar në shtëpi. Kjo nuk është e drejtë.
12. E kemi krahasuar madhësinë e dhomës sonë me një krevat me dhomën me tre krevate të miqve tanë, dhe jona është shumë më e vogël.
13. Ka pasur shumë spanjollë. Recepsionisti fliste spanjisht, ushqimi ishte spanjoll. Askush nuk na tha se do të kishte aq shumë të huaj.
14. Duhej të prisnim në radhë për të hyrë në anijen e cila nuk kishte kondicioner.
15. Është detyra juaj si udhërrëfyes për të na informuar rreth mysafirëve të zëshëm dhe të pakulturuar para udhëtimit.
16. Më ka pickuar mushkonja. Në broshurë nuk shkruante asgjë për mushkonjat.
17. I fejuari im dhe unë e kemi kërkuar një dhomë me krevate të ndara, ndërsa ju na keni dhënë një dhomë me një krevat dopio. Tani ju e mbani përgjegjësinë për situatën aktuale dhe shtatzëninë time. Po të na kishit dhënë dhomën që e kemi dashur, kjo nuk do të kishte ndodhur.
18. Kemi blerë syze, dielli Ray-Ban nga një shitës në rrugë për pesë euro, dhe më pas e zbuluam se nuk janë origjinale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTillandsia - bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Meshkujt kryesojnë fushatat e modës të markave luksoze në vitin 2025
Opsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Doni të dini kur do martoheni? Shikoni vijat në dorën tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos