LAJMI I FUNDIT:

Na kanë gënjyer për kaloritë

Na kanë gënjyer për kaloritë

Mediat britanike njoftojnë se gjithë këto vite është rekomanduar që të konsumojmë shumë më pak kalori sesa që është e nevojshme.

Në fakt, femrave iu është rekomanduar të konsumojnë 2.000 kalori në ditë, ndërsa meshkujve 2.500. Mirëpo, tash është zbuluar se kemi nevojë për 16% më tepër kalori sesa është rekomanduar- shkruan Daily Mail.

Kjo përqindje shtesë është ekuivalente me një ‘cheeseburger’ ose një qese patate të skuqura.

I rrituri mund të konsumojë edhe 400 kalori më tepër sesa vlerat e rekomanduara deri më tani dhe pa pasur frikë se do të shtojë në peshë, thonë nutricionistët britanikë. /Telegrafi/