Jeton A. Rexha
Garat ndodhin e edhe konfliktet po ashtu. Në një klimë politike të polarizuar, mospajtimet dhe argumentet lëndojnë njësoj. Polarizimet pasqyrojnë jo unitet dhe jo stabilitet, derisa ngurtësimi i pozicioneve politike duhet të dallojë varësisht nga çështja. Qasja “na dhe ata” po dëmton proceset, përderisa çështjet e rëndësishme për vendin kërkojnë nivel të duhur përgjegjësie dhe adresim të unifikuar “na edhe ata”. Politika në rend të parë është lokale. Por, kur ajo ka ndikim rajonal dhe ndërkombëtar atëherë përgjegjësia e liderëve politikë rritet edhe më shumë. Kjo ndikon edhe në ndërtimin e shtetit dhe është tregues se sa ai është funksional. Përndryshe, polarizimet e skajshme politike lehtësisht mund të shndërrohen në një faturë të papërballueshme për qytetarët.
Në shtetin tonë ka shumë detaje ku mund të sprovohet dija, përvoja dhe gatishmëria e kuadrove politike e institucionale për ta bërë dallimin midis subjekteve politike. Shërbimet ndaj qytarëve dhe shfrytëzimi i parasë së taksapaguesve në nivelin e qeverisjes qendrore e lokale janë çështje që mund të adresohen në formën “na dhe ata”. Ka qindra segmente të tilla. Por, kjo formë e adresimit të problemeve dhe e evidentimit të dallimeve po duket si e vështirë, ndoshta sepse kjo kërkon më shumë dedikim politik dhe intelektual. Jo për të ngritur dilema sepse ato vetëm se ekzistojnë, por, si qytetarë kemi të drejtë të adresojmë çështje që kërkojnë vëmendje të shtuar politike dhe institucionale. P.sh. anashkalimi i banorëve të Lagjes ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë për të shijuar autobusët e sapoardhur në qytetin e tyre, është çështje që kërkon sqarim.
Në këtë lagje mungojnë edhe stacionet e autobusëve të cilët, ashtu siç funksionojnë sot, ndodhen fiks në rrugë. Në këtë mënyrë, çdo ditë krijohen kolona të gjata të veturave duke shkaktuar vonesa të qytetarëve për të kryer punët që kanë. Për më tepër, këtyre banorëve ju mungon një linjë autobusi për në Gërmi. Qytetarët e Prishtinës, e veçanërisht të moshuarit, duhet të ndërrojnë dy autobusë për të shijuar parkun e tyre.
Çështjet si më lart janë vetëm disa nga segmentet që kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe si të tilla natyrshëm kërkojnë vëmendje politike dhe intelektuale. Këso lloj detajesh, e të ngjashme ka gjithandej Kosovës, mund të përbëjnë dallimin “na dhe ata”, por gjithherë me synimin për të avancuar mirëqenien qytetare. Ato duhet të jenë arenë e përballjeve politike midis subjekteve relevante të cilat sot dhe nesër kërkojnë votën dhe vëmendjen qytetare.
Teoria ndërkombëtare njeh praktika kur polarizimet politike lokale u keqpërdorën në rrafshin rajonal dhe ndërkombëtar. Ato çuan në dështim. Detajet e bëjnë dallimin. Është normale kur subjektet politike ngurtësojnë qëndrimet e tyre për të përçuar tutje vizionin e tyre politik. Por, për shtyllat e shtetit dhe të kombit përveç dallimeve duhet patjetër të ndërtohet një qasje e konsoliduar e përbashkët.
Veçanërisht në muajt e fundit kjo nevojë ishte evidente me rastin e polarizimeve politike lidhur me procesin e demarkacionit me Malin e Zi. Çështjet e mëdha për vendin domosdo kërkojnë qasjen “na edhe ata”. Bashkërendimi i mendjeve dhe mundësive është thelbësor në gjetjen e zgjidhjes së duhur. Jo rrallëherë gjatë kësaj kohe konflikti i ngritur u kualifikua si luftë e brenda llojit për pushtet, që për bazë kanë rivalitetin “na dhe ata”.
Nuk pajtohem me këtë përkufizim, por kështu është definuar disa herë nga zërat e miqve tanë ndërkombëtarë e edhe nga fqinjët tanë me të cilës (s’)kemi probleme. Kjo ndërlikon edhe më shumë çështjen. Tashmë kërkohet energji e shtuar për të argumentuar se qëllimi është tjetër.
Për muaj të tërë argumentet e ndara u ndërtuan dhe u mbindërtuan për të fituar terren në politikën lokale. Kjo çështje gjithashtu ka konotacion rajonal dhe ndërkombëtar. Për më tepër, kjo bëhet edhe më e ndjeshme kur ndikimi i drejtpërdrejtë është edhe në lëvizjen e qytetarëve të Kosovës pa viza dhe në daljen nga getoja. Por, Kosova humbi muaj të tërë për të konsoliduar qëndrimin e unifikuar me të cilin do të mbronte pozicionin e saj karshi fqinjëve dhe miqve ndërkombëtarë.
Polarizimi po vazhdon edhe në rrafshin e ekspertëve. Në këtë rrafsh nevojitet qasje “na edhe ata”. Qytetarët presin që ekspertët e fushës për demarkacionin dhe matjen e territorit të Kosovës të heqin mjegullën e ngritur. Kjo nuk po ndodhë. Natyrshëm, barrierat midis ekspertëve të fushës nuk do të duhej të ishin të njëjta me barrierat midis subjekteve politike. Por, si duket polarizimi ka arritur pikën e skajshme.
Individualizmat midis ekspertëve po tejkalojnë interesat qytetare duke shtuar dallimet midis “na dhe ata”. Interesat mbesin banale, derisa qytetarët mbesin të zhgënjyer. Është pritur debat i nxehtë profesional në mbrojtjen e argumenteve të ngritura. Por, në vend të kësaj ekspertët e fushës, ashtu si edhe liderët e subjekteve politike, komunikimin midis tyre e zgjodhën ta bëjnë përmes mediave. Në këtë formë ekspertët prezantuan dhe vetëm sa thelluan dallimet “na dhe ata”, derisa debati profesional “na edhe ata” si mundësi për të arritur një zgjidhje të denjë për politikën dhe qytetarët e Kosovës, nuk ndodhi.
Dialogu politik në Kosovë duhet të vazhdojë i konsoliduar. Çështjet e mëdha për vendin nuk e durojnë polarizimin e skajshëm. Çështjet që e presin Kosovën në të ardhmen kërkojnë unifikim të shtuar politik dhe profesional edhe në nivelin e ekspertëve. Secili që ka mundësi duhet të ofrojë kontributin intelektual, profesional e njerëzor me qasjen “na edhe ata”. Mendjet e ndara dhe të vetmuara nuk sigurojnë qëndrueshmëri në zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtypi: Mjaft, faleminderit

Vëllai i Besar Nimanit, Berati dorëzohet në polici

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet