LAJMI I FUNDIT:

Na dërrmoi “Interesi i Kosovës”!

Na dërrmoi “Interesi i Kosovës”!

Por, të gjithë s’mund të kenë të drejtë, sepse proceset ose janë interes ose nuk janë interes për Kosovën. Mes nuk mund të ketë. Është e natyrshme të ketë diversitet në mendime për një çështje të caktuar, por jo këndvështrime diamteralisht të kundërta kur është në pyetje interesi i Kosovës.

Shumë procese i ka kaluar Kosova, madje të dhembshme, e që janë mbështjellë në një kuti me letrën dekoruese ku shkruhej “Interes i Kosovës”.

Qeveria në largim, e cila udhëhoqi Kosovën për dy mandate, ishte ajo që më së shumti e përdori “Interesin e Kosovës” si mekanizëm për t’i mbuluar të gjitha proceset që ishin kundër interesave shtetërore. Dy raste për ilustrim janë goxha të freskëta, nëse e kthejmë kujtesën pak vite më parë (përjashtuar këtu shumë raste të tjera të cilat gjithçka kanë mundur të jenë pos jo interes i Kosovës).


Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve publike u pa si interes jetik për zhvillimin ekonomik të vendit. Me përjashtme të vogla, gjithçka ishte jashtë çdo interesi të Kosovës, sepse privatizimi as nuk krijoi vende pune e as nuk e zhvilloi Kosovën ekonomikisht ashtu si u proklamua në fillim.

Procesi i bisedimeve me Serbinë është më i freskët: ka filluar vite më parë dhe ende nuk ka përfunduar. Edhe këtu na është thënë se bisedimet me Serbinë i bëjmë për interes të Kosovës, edhe pse Serbia ende nuk na njeh si shtet; edhe pse në Serbi vazhdojnë të kemi trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit; edhe pse Serbia ende nuk i ka kërkuar falje popullit të Kosovës për dëmet që ia ka shkaktuar…

Këto bisedime nuk ishin e as nuk janë interes i Kosovës, por ja që Qeveria jonë përmes këtyre bisedimeve arriti t’i legjitimojë strukturat paralele në Kosovë, tashmë të përfaqësuar edhe në Kuvendin e Kosovës me Listën Sërpska (që po ashtu vazhdojnë të mos e njohin Kosovën si shtetin e tyre).

A ishte ky interesi i Kosovës?!

Po të ishin bërë punët vërtet në emër të interesit të Kosovës, sot do t’i kishim punët shumë më mirë:

– Do ta kishim një Kosovë pa korrupsion dhe pa krim të organizuar…

– Do ta kishim një Kosovë ku sundon rendi dhe ligji…

– Do ta kishim një Kosovë me një proces ndryshe të privatizimit dhe më të zhvilluar ekonomikisht…

– Do ta kishim një dialog me Serbinë në një standard tjetër…

– Do ta kishim një Kosovë që i përgjigjet interesave të qytetarëve, sepse ky është interesi i Kosovës. Nuk mund të jetë interes i Kosovës presioni i ndërkombëtarëve mbi politikanët tanë dhe që kjo të përkthehet si interes i vendit…

Duke u thirrur të gjithë liderët se çdo veprim të tyre e bëjnë për interesin e Kosovës, atëherë nga një këndvështrim i jashtëm Kosova mund të duket si një vend ku është bërë shumë punë në interes të saj dhe që përfitimet e kësaj pune po i gëzojmë të gjithë.

Por, në realitet, gjendja e brendshme tregon se është bërë shumë pak për interesin e Kosovës, sa që kësaj pune po i gëzohen vetëm qeveritaret për të qëndruar më shumë në pushtet.

Interes i Kosovës është ky?!

Në trend

Më shumë
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Evropa
SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Evropa
Debat me tone të larta, G Bani - Amberit: Ike nga shtëpia se të tha Gjesti do të të çojë për ‘strip club’

Debat me tone të larta, G Bani - Amberit: Ike nga shtëpia se të tha Gjesti do të të çojë për ‘strip club’

Magazina
Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Azia
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Gjesti thotë se u bë keq nga deklarata e Jozit: Fjala vret më shumë se plumbi

Gjesti thotë se u bë keq nga deklarata e Jozit: Fjala vret më shumë se plumbi

Magazina
Kalo në kategori