Na ç’kombëtarizoi diktatura, na ç’kombëtarizoi demokracia…
Kombi një fjalë e vjetër në literaturë, nga e cila kuptojmë një bashkësi të qëndrueshme njerëzish, e cila është formuar historikisht duke u bazuar tek bashkimi i gjuhës, kulturës, territorit, jetës socio-ekonomike dhe të formimit psikik. Kombi shqiptar më i vjetri në Ballkan e më gjerë ka përjetuar “tragjedi-komedi” të ndryshme deri në ditët e sotme. Padrejtësitë në kurriz të tij, nuk kanë ardhur rastësishëm. Urrejtja dhe mllefi i fqinjëve tanë nuk është i pashpjegueshëm, as shtrirja e tyre territoriale në brendësi të kombit shqiptar nuk është e pakuptimtë.
Shqiptarët ishin një popull që patën në shpirtin e tyre: trimërinë, guximin, mikpritjen, humanizmin, shpirtin e dlirë, dhembshurinë, atdhedashurinë e gjithçka që kishte art dhe familjaritet moral, ishte veçse karakteristike e shqiptarëve. (Nper gjuhë shqype bota mbârë/ ka me ju njohtë se ç’fis ju kini, /ka me ju njohtë për shqyptarë, /trima n’zâ, sikurse jinni). Sot, ato janë katandisur si mos më keq. E për këtë faji është i shumëfishtë, duke filluar me copëtimin territorial nga lavirja Evropë që në kohë të hershme dhe deri tek përdorimi i pseudoshqiptarëve të stërvitur në oborret e Shërbimeve Inteligjente (fqinje) për të hipur në krye të drejtimit të jetës së vendit.
Diktatura ishte ndër fazat më të vështira të përjetimit shpirtëror e fizik të popullit të stërlashtë shqiptar. Ajo jo vetëm u mbylli zemrat, gojët, por ju mbylli edhe mendjen dhe ndjenjat mbarë popullit shqiptar. Katili dhe vëllavrasësi Enver ushqeu tek shqiptarët veset më të këqija, të cilat qëndronin në brendësi të jetës së secilit. Ato rrinin brenda, jo për t’u shfaqur gjatë kohës së diktaturës apo kundër saj. Këto vese të liga do të shfaqeshin kundër armikut, edhe pse armiku ynë ishte vetvetja. Me anë të ndalimit të fesë dhe atdhedashurisë, pikërisht u shkatërruan dy shtyllat kryesore shpirtërore të ndërtimit të një shteti modern, por edhe me rrënjë të thella në mirëdashje sociale të përgjithshme. Sot, trashëgimia enveriste në dukje e mposhtur, po qëndron më shumë se kurrë ndonjëherë në shumë dyer të administratës dhe kontrollimit të shtetit. Këto syresh akoma verbojnë me dogmat e tyre të fëlliqura këtë popull, duke u bërë një lavazh trurit të tyre për t’i larguar nga besimi në Zot dhe nga vlerat e shenjta kombëtare.
Thuajse në më shumë se 20 vjet demokraci kemi arritur të kemi më shumë mllef, urrejtje, zemërim, keqinterpretim, dhunë e mashtrim ndaj njëri-tjetrit, sa serbi e greku nuk kanë nevojë të fusin spiunët e tyre apo punonjësit e shërbimeve inteligjente për të përçarë popullin, besimin, politikën, e veçmas shpirtin atdhetar. Sot, shqiptarët janë të ndarë me thikë në të majtë dhe në të djathtë. Sot, shqiptarët janë të ndarë me thikë o me Sali Berishën o me Edi Ramën. Shqiptarët janë katandisur edhe në atme e fe. Atme kanë makutërinë e mbushjes së xhepit të tyre në të gjitha mënyrat, e fe kanë partinë-shtet. E brenda partisë ka segmente të ndryshme, që i shërbejnë planeve të llojllojshme ruso-serbe, greke, amerikane, atyre arabo-turke, etj. Prandaj, shqiptarët janë të ndarë konfliktualisht edhe fetarisht, pasi mes tyre spiunët kanë arritur të mbjellin mllef kundër gjithçkaje tjetër që nuk është si ato. Të ngjan sikurse ka dy Krijues të Gjithësisë të shpërndarë në dy Botë (Zoti na ndihmoftë)…
Së fundi, regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare është një ndër etapat e fundit drejt shkombëtarizimit të popullit shqiptar. Pasi, na vranë, na prenë, na pështynë, na llomotitën, na grabitën dhe shitën, na shanë edhe me nënë e motër m’u në mes të Korçës së lavdishme, tashmë po përparojnë drejt brendësisë së Shqipërisë së Jugut. Situatë paksa më ndryshe, por në dukje e llahtarshme janë edhe martesat e vajzave shqiptare me serbë, kundrejt pagesave të këtyre të fundit që u bëjnë prindërve të këtyre vajzave. Thonë që shkuesi (mblesëruesi) merr edhe një pjesë të hollash. Gjynah të lihet pasdore, pasi me këtë shumë disa mund të zgjidhin hallet a problemet e tyre. Shqipërisë po i ikën nderi e motra, po i ikën nëna e fisi, e në këtë përçarje e copëtim, në këtë shitje dhe mashtrim, bashkohu edhe ti o zullumqar!… (T’a dijë Shqypnija/ Prá, e sheklli mbarë,/ Se mâ mbas sodit/ Uu s’jam Shqyptár, /A ndiet, Zotni,/ Qi rrini m’shkam?/ Un mâ me sodjet/ Shqyptár nuk jam. /M’thirrni si t’doni/ U tham: Urdhno!/ Zulù m’a njitni/ … Shqyptár, por, jo.)
(Autori është kryetar i Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_8-5-780x439.png)
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/parashqevisimakuu-780x439.jpg)
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-12-780x439.png)
"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
![Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/aurora-tila-780x439.jpeg)
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin