LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Do ta përmirësojmë klimën e biznesit

Mustafa: Do ta përmirësojmë klimën e biznesit

Ekonomia e Kosovës ka pasur normë të rritjes në vend por kjo normë nuk arrin të absorbojë numrin e të papunëve në vend. Do ta shtojmë sigurinë e investitorëve dhe me strategjinë e re do të përmirësojmë klimën e re të biznesit.
“Do të mundësojmë që përmes kësaj platforme të ndihmojmë në dialogun me biznese”, kështu ka thënë Kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

Mustafa ka thënë se përmes këtij këshillimi do të ndihmojmë në rritjen e investimeve në vend.
Në këtë këshill janë pjesëmarrës edhe përfaqësues nga komuniteti biznesit nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), Oda Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK) si dhe përfaqësues ndërkombëtar.

“Ne me këtë synojmë fuqizimin e dialogut me sektorin privat, në drejtim të dizajnimit dhe të zbatimit të politikave zhvillimore të vendit. Në programin e Qeverisë kemi theksuar shumë qartë se zhvillimi ekonomik, promovimi i punësimit dhe rritja e mirëqenies do të bazohen kryesisht në iniciativën private, konkurrencën e tregut të hapur si forca kryesore që sigurojnë prosperitet ekonomik. Në këtë aspekt roli I qeverisë do të jetë në ofrimin e kornizës institucionale me qëllim të sigurimit të kohezionit të brendshëm të ekonomisë dhe shoqërisë”, tha Mustafa.


Samuel Zbogar, përfaqësues i Komisionit Evropian në Kosovës, tha se janë pajtuar që ky Këshill të luajë rol të rëndësishëm në harmonizimin e aktiviteteve mes institucioneve dhe bizneseve.
“Ne jemi pajtuar që Këshilli të luajë një rol të rëndësishëm në harmonizimin e aktiviteteve midis institucioneve të Kosovës dhe komunitetit të biznesit në adresimin dhe në eliminimin e problemeve dhe vështirësive në biznes. Kryeministri foli për nevojën e Qeverisë që ta dëgjojë sektorin privat sidomos në fuqizimin e dialogut… Këto janë pikat kyçe për zhvillimin ekonomik , tolerancëe zero ndaj korrupsionit është një t jetër pikë kyçe në zhvillimin ekonomik”, tha Zbogar.

Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, tha se këshilli do të harmonizojë dhe organizojë aktivitetet e institucioneve shtetërore me qëllim të eliminimit të barrierave dhe adresimin e sfidave në të bërit biznes që ndikojnë në përmirësimin e ambientit .

“Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës është një forum tepër i rëndësishëm për të formatizuar dialogun publik-privat në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe komunitetit të biznesit. Këshilli do t’i adresojë të gjitha sfidat e biznesit dhe investimeve dhe do të rekomandojë masa për institucionet e Republikës së Kosovës , për të krijuar politika sa më të favorshme ekonomike dhe lehtësira për biznes“, tha Bajrami.

Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit kërkuan që ky Këshill të merret seriozisht me realizimin e kërkesave të tyre.

Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se një nga kërkesat kryesore e komunitetit të biznesit k a qenë krijimi sa më i shpejtë i institucionit të këtillë. Ai kërkoi që ky Këshill të rrisë dinamizmin e tij.

“Ajo çfarë do të doja të shihja nga ky Këshill Kombëtar i Zhvillimit Ekonomik, do të ishte edhe rritja e dinamizmit që unë besoj që i ka munguar këtij këshilli edhe punës së tij në të kaluarën. Po që ka pasur iniciativa të rëndësishme, por shumë pak prej tyre kanë arritur që të finalizohen dhe të jetësohen”, tha Zeka. /Telegrafi/