Ekonomia joformale në Kosovë, nga udhëheqësit e qeverisë dhe institucionet financiare ndërkombëtare, pranohet se është rreth 33 për qind.
Në profilin e tij në rrjetin social Facebook, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se përkthyer në shifra, kjo i bie që 400 deri në 500 milionë euro nuk arkëtohen gjatë vitit nga arka e shtetit. Për përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertët e ekonomisë ky evazion fiskal konsiderohet shqetësues, pasi kjo dëmton tregun e lirë në Kosovë.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, ka thënë se përmasat e ekonomisë joligjore janë të larta, e kryesisht kjo lloj ekonomie është rritur gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, pasi sipas tij, autoritet kompetente në agjendën e tyre kanë paraqitur prioritete tjera.
“Ekonomia joformale në Kosovë nga viti në vit është duke u rritur, dhe kjo për arsye se institucionet shtetërore, vitin e kaluar dhe gjatë këtij viti, u ka marr shumë kohë konsolidimi i tyre por edhe bisedimet më Serbinë. Kështu ekonomia joligjore dhe zhvillimi ekonomik kanë mbetur anash. Dhe kjo ka bërë që të ngec zhvillimi formal i Kosovës”, thekson Shahini.
Edhe Ibrahim Rexhepi, drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS”, ka thënë se përqindja e ekonomisë joformale është shqetësuese.
Ai thotë se përveç dëmeve që i sjell buxhetit, evazioni fiskal çrregullon tregun normal në Kosovë. “Me qenë se këtu kemi të bëjmë me dy miliardë euro qarkullime që zhvillohen në rrugë joformale. Kjo jo vetëm që sjell dëme të drejtpërdrejta për buxhetin e shtetit, por krijon çrregullime shumë të mëdha në treg. Pasi prishet konkurrenca e drejtë, prishen ligjet e ofertës dhe kërkesës, dhe në fund pësojnë edhe konsumatorët”, thotë Rexhepi.
Ndërkaq konsideron se për parandalimin e kësaj dukurie në Kosovë nuk mungojnë ligjet dhe as mekanizmat, por mungon vullneti politik dhe këmbëngulësia e tyre që t’i shpallin luftë ekonomisë jo ligjore. “Kosovës i mungon veprimi, vullneti politik që vërtetë me seriozitet, këmbëngulësi e konsekuencë të përballet me ekonomi joligjore. Më qënëse informaliteti nuk është vetëm kontrabanda e mallrave që bëhet në kufi, por ekonomi joformale ka edhe në mes të Prishtinës dhe në gjithë Kosovën”, thekson Rexhepi.
Por, kryeministri i Republikës se Kosovës, Isa Mustafa në profilin e tij Facebook, ka shkruar se edhe në praktikë ka filluar beteja e pakompromis kundër evazionit fiskal, me ata që dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe prishin balancat e ekonomisë së tregut të lirë, nëpërmes ekonomisë informale.
Edhe pse kjo këmbëngulësi, ka thënë kryeministri Mustafa, po has në rezistencë nga grupet e interesit, institucionet janë këmbëngulëse që përmes rregullit fiskal, të ketë më shumë buxhet për të investuar në të ardhmen.
Por, Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Biznesit, nuk shpreson se kjo dukuri mund të parandalohet, por sipas tij ekzistojnë mundësitë për rritje.
Vendimi i fundit i qeverisë për ndryshimin e normave të akcizës në duhan, mjete piroteknike, kazinotë dhe lojërat e fatit, sipas tij, mund të keqpërdoret nga njerëzit e pandërgjegjshëm. “Kjo do të joshë më shumë njerëzit e papërgjegjshëm që të punojnë dhe veprojnë në forma joligjore, sidomos në pjesën e veriut të Kosovës. E cila që disa vite sipas një marrëveshje kanë të drejtë që deri një 3,500 kilogramë produkte të ndryshme, të fusin në Kosovë pa nënshtrimin e taksave. Dhe ka rrugë alternative, e që gjithë kjo e rritë informalitetin dhe këto produkte përfundojnë në jug të Kosovës”, tha Shahini.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka vite që ka vendosur në prioritetet e politikave të saj, parandalimin e ekonomisë joformale.
Në këtë kuadër është themeluar edhe Task-Forca e përbërë nga Policia, Doganat dhe Administrata Tatimore, që kishte për qëllim ashpërsimin e masave ndaj atyre që dëmtojnë shtetin, përmes fshehjes së tatimeve dhe evazionit fiskal. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Agon Gashi – Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?
Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
Agon Gashi - Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë