LAJMI I FUNDIT:

MTI do t’i trajtojë kërkesat e qumështarëve

MTI do t’i trajtojë kërkesat e qumështarëve

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), e ka përcjellë me vëmendje dhe kujdes të shtuar situatën në sektorin e prodhimit dhe përpunimit të qumështit në Kosovë. MTI ka pasur kontakte të vazhdueshme me përfaqësues të shoqatave tëkëtyre bizneseve dhe ka diskutuar përshqetësimet që i kanë ngritur ato në lidhje me konkurrencën nga produktet e importit.

Në takimin e fundit të mbajtur në prezencën e ministres së MTI-së, Doganave të Kosovës, Administratës Tatimore, Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë është vlerësuar si nevojë urgjente themelimi i një Grupi Punues Ndër-Institucional duke u bazuar në Ligjin për Masa Mbrojtëse në Importe.

Ky mekanizëm, formimi i të cilit tashmë iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, do të mbledh të dhënat e nevojshme dhe do t’i trajtojë kërkesat të cilat kanë për qëllim rregullimin e tregut vendor dhe mbrojtjen eventuale të këtij tregu nga importet.


MTI-ja në bashkëveprim edhe me institucionet e tjera të Kosovës është e përkushtuar që t’i përkrah prodhuesit dhe përpunuesit vendorëtë qumështit dhe për këtë qëllim do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme bazuar në legjislacionin në fuqi. /Telegrafi/