Në zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Kosovës të vitit 2014, Lëvizja Vetëvendosje! ka marrë 99.398 vota (13,59% ), 69.793 (9,54%) ka marrë AAK-ja, ndërsa Nisma 37.680 (5,15%). Numri i përgjithshëm i votave të këtyre tri partive, pra i opozitës së tanishme, është gjithsej 206 mijë e 871 ose 28.28 % të votave të vlershme.
Tashmë dihet edhe për themelimin e VLAN-it, që çoi në ngërçin institucional të vendit, po ashtu edhe për historikun e përfundimit të tij pas gjashtë muajsh, që çoi në koalicionin e madh PDK-LDK si dhe etnitetet joshqiptare, krijimin e Qeverisë dhe funksionalizimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dhe, për pasojë, mbetjen në opozitë të Vetëvendosjes!, AAK-së dhe Nismës për Kosovën.
Pa mbushur ende një vit mandat nga krijimi i qeverisë së re të Kosovës, të drejtuar nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa, Kuvendi i Kosovës po përballet me pengimin e zhvillimit të punimeve të tij nga ana e deputetëve opozitarë, qoftë duke e gjuajtur me vezë kryeministrin Mustafa, qoftë duke përdorur gazin lotsjellës. Shkaku, sipas opozitës, qëndron në dy marrëveshjet e fundit të nënshkruara nga ana e Qeverisë; atë për demarkacionin me Malin e Zi dhe atë për Bashkësinë e Komunave Serbe, të nënshkruar në Bruksel.
Opozita thotë të ketë mbledhur 200 mijë nënshkrime për peticionin kundër këtyre marrëveshjeve.
Krahasuar me numrin e votave të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2014, del që opozita jo vetëm që nuk ka shtuar elektoratin, porse ka humbur brenda një viti më shumë se 6 mijë votues të saj. Shifra prej 200 mijë nënshkrimeve të mbledhura nga Vetëvendosja!, AAK dhe Nisma nuk mund të konsiderohet si shumë inkurajuese as për zgjedhjet e parakohshme e as për referendumin që po kërkohet prej tyre.
Përkundrazi, po të vazhdojë më tutje një trend i tillë i rënies gjerë në vitin 2018, kur parashihet të mbahen zgjedhjet e rregullta të përgjithshme, opozita mund të llogarisë në mbi 24 mijë vota më pak, gjë që mund të rezultonte me një rënie të fuqisë së saj elektorale për afër 3,5 për qind.
Ndërkaq, po të kihet parasysh fakti se, sipas KQZ-së, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014, Kosova kishte 1,799,023 votues të regjistruar, shifra prej 200 mijë nënshkrimeve të opozitës tejkalon fare pak 10 për qindëshin e qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote.
Një fakt të tillë nuk do të duhej ta anashkalonte kaq lehtësisht opozita, siç po përpiqet të bëjë tani. Pra, VAN-i duhet ta ketë parasysh se është vota e elektoratit që e ka nxjerrë në opozitë. Dhe, ashtu siç ka të drejtë ta përfaqësojë elektoratin e vet dhe mbrojë interesat e tij, nuk ka të drejtë t’ia imponojë shumicës vullnetin e pakicës. Opozita, në vend të arrogancës, dhunës dhe veprimeve të jashtëligjshme, do të duhej t’i kthehej debatit dhe luftës politike me mjete demokratike në Kuvend dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim me pozitën të gjej zgjidhjen që çon përpara interesat e vendit.
Pas nënshkrimit më 27 tetor në Strasburg të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, dita e sotme, e hënë, është dita e njërës prej sprovave më kryesore të shtetit të Kosovës. Pra, është edhe dita e sprovës së opozitës. A do të jetë ajo në linjë me interesin e shtetit të Kosovës, krahas pozitës shqiptare, për të votuar MSA-në, apo do të rreshtohet kundër, krahas Listës Srpska, e cila pritet gjithashtu të mos e votoj MSA-në? Mospjesëmarrja e paralajmëruar e opozitës në seancë, do të thotë lënie e interesit të shtetit të Kosovës në duar të Listës Srpska, vota pro ose kundër e së cilës në këtë rast do ishte vendimtare.
Padyshim, ky do të ishte një luks i tepërt për opozitën. Sepse do ta dështonte shtetin e Kosovës në përmbushjen e obligimeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Ndërkaq procesin e liberalizimit të vizave, të paraparë për vitin e ardhshëm, dhe të gjitha proceset tjera integruese euroatlantike, do t’i dëmtonte rënd, duke i bërë shumë të largëta, e që për pasojë do të kishim thellimin e izolimit të Kosovës dhe qytetarëve të vendit.
Është në interes të shtetit të Kosovës, të rrugëtimi të tij drejtë integrimit në Bashkimin Evropian që opozita të lejë mënjanë përplasjet politike, inatet individuale e partiake dhe ta votojë MSA-në në Kuvend.
A do të mund ta tejkalojë veten opozita? Jo. Nuk besoj. Fatkeqësisht. Dhe me këtë, Kosova do të hynte në njërën nga sezonet e saja më të liga politike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës