Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar programin kombëtar për zbatimin e MSA-së 2017-2021, i cili përmban masat afatshkurtra një vjeçare dhe prioritetet afatmesme pesë vjeçare, që kanë për qëllim përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga MSA.
Qeveria po ashtu ka miratuar edhe raportin vjetor të punës së Qeverisë për vitin që shkoi. Me këtë rast, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ky raport ka për qëllim të sheh progresin e arritur në prioritetet e Qeverisë.
“Gjatë vitit 2016 qeveria ka punuar në realizimin e pesë prioriteteve kryesore të cilat kanë qenë dhe shtyllat e programit të qeverisë për vitin 2015-2018, siç janë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimi dhe mirëqenia, sundimi i ligjit dhe shtetit të së drejtës, agjendën evropiane dhe politikën e jashtme, arsim, shkencë, kulturë, sport dhe zhvillim rinor dhe ahvillimin e shëndetësisë moderne. Besoj se të arriturat dhe rezultatet kanë qenë të prekshme për qytetarët e Republikës së Kosovës “, tha ai.
Qeveria po ashtu ka miratuar Programin kombëtar për zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2017-2021.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj tha se Programi kombëtar për zbatimin e marrëveshjes së MSA-së 2017-2021, përmban masat afatshkurtra një vjeçare dhe prioritetet afatmesme pesë vjeçare, që kanë për qëllim përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga marrëveshja e MSA-së.
“Përveç reformave kyçe politike dhe ekonomike që kërkon MSA, programi parasheh dhe masa konkrete në kuadër të 33 kapitujve të BE-së. Bazuar në strukturën e kritereve të Kopenhagës që janë të drejtat e njeriut, qeverisja demokratike dhe ekonomia e tregut. Të gjitha masat dhe prioritete janë të ndara në tri blloqe dhe 40 kapituj, secili kapitull përmban pjesën narrative dhe tabelën e masave afat shkurtra, të cilat përmban masat legjislative dhe zbatuese. Programi gjithashtu përcakton qartë përgjegjësitë e institucioneve për zbatimin e tij si dhe afatet kohore të përmbushjes së këtyre veprimeve në burimet buxhetore. Kostoja totale e zbatimit të programit për këtë vit është vlerësuar të jetë 484 milionë e 601 mijë euro. Nga të cilat 398 milionë 58 mijë euro nga buxheti shtetëror, ndërsa 86 mijë e 542 nga mbështetja e donatorëve”, tha ajo.
Qeveria po ashtu miratoi propozim vendimin për nisjen e procesit të planifikimit IPA 2018-2020. Ministrja Mimoza Ahmetaj tha se BE jep një asistencë të konsiderueshme për Kosovën, nëpërmjet instrumentit të para anëtarësimit, e cila fokusohet në zbatimin e reformave dhe obligimeve që ka Kosova në kuadër të procesit të integrimit evropian.
“Javën e kaluar kemi marrë një pjesë të donacionit në kuadër dhe janë në proces të finalizohet pjesa tjetër e programit 2016- tën, e cila në fund do të finalizohen dhe me nënshkrim. Këto dy programe përfshinë asistencën e cila mbërrin në 214 milionë euro. Për IPA 2017, javën e kaluar kemi filluar procesin e planifikimit të programimit, ndërsa presim që procesi të konkludohet me marrëveshjen financiare në fund të këtij viti. Shuma e saktë e programit do të dihet gjatë muajve në vijim, por pritet që të arrijë një shumë rreth 80 milionë euro”, tha ajo.
Në lidhje me këtë reagoi ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili tha se integrimet evropiane janë temë e politikës së brendshme po aq sa dhe asaj të jashtme dhe se duhet një koordinim sa herë që dilet me ndonjë iniciativë.
“Nëse MIA koordinohet me çdokënd por jo me neve në Qeveri, ma merr mendja që mandej s’mund t’i përfaqësoj dhe pikëpamjet tona…..Meqë ne nuk jemi këtu vetëm byrokrat të cilët japin ndonjë ide çfarë na thonë administrata, por i kemi dhe disa qëllime politike meqe përfaqësojmë qytetarët në një mandat politik. Edhe për programet do të ishte mirë që të kemi një debat z. Ministre nuk është mirë që të ngutemi dhe nuk është mirë që ministria e integrimeve evropiane, të na bëjë agjendën pa e dit ne si Qeveri se ku po duam të arrijmë“, tha ai.
Ndryshe, Qeveria ka miratuar dhe propozim vendimin për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në programet e BE-së, Erasmus, Cosme, Evropa për qytetarët, Evropa kreative dhe programi për punësim dhe inovacion social.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova