LAJMI I FUNDIT:

Moszbatimi i ligjit shkakton inkasim të ulët të tatimit në pronë

Edhe pas një decenie të aplikimit të tatimit në pronë në Kosovë Departamenti i tatimit në pronë/MF, si dhe Zyrat e Përhershme të Tatimit në Pronë në komuna nuk po arrijnë të realizojnë inkasimin e këtij tatimi të vetëm që i lejohet nivelit komunal. Shkaqet e mosrealizimit të të hyrave nga tatimi në pronë nuk qëndrojnë në Ligjin e tatimit në pronë, si dhe në shkallët e tatimit që ditë më parë Kuvendi i Kosovës aprovoi ndryshimin e shkallës tatimore prej 0,05 – 0,15% të vlerës së pronës në treg, por problemi është zbatimi i tyre nga ana e Ministrisë së Financave e cila ka përgjegjësinë për krijimin e politikave tatimore, mbështetjen profesionale të zyrave të tatimit në pronë, dhe pse jo edhe aplikimin e masave nxitëse si që ishte vite më parë dhënia e granteve stimuluese nga Ministria e Financave.

Në anën tjetër komunat zyrat e tatimit në pronë nuk i kompletojnë me staf sipas UA për Organizimin dhe funksionimin e zyrave komunale të tatimit në pronë ku qartë struktura aktuale e këtyre zyrave nuk korrespondon me strukturën organizative të UA të lartë cekur. Zyrtarët e kësaj zyre duhet të janë: jurist, ekonomist, gjeometër, njohës së TI, e jo shkollar të mesëm të profesioneve joadekuate dhe të pa trajnuar.

Vite më parë ZPTPK kanë qenë të kompletuara me staf shumë mirë, por pas ndryshimeve në udhëheqjet komunale kjo strukturë është ndërruar dhe disa komuna në këto zyra kanë dërgua staf që ndoshta është tepricë teknologjike. Është nevojë e ngutshme trajnimi i stafit.


Komponentët kryesore të tatimit në pronë janë:
– Menaxhimi i informatave për pronën,
– Vlerësimi i pronave sipas vlerës së tregut të pronës,
– Vjelja dhe vjelja e detyruar e tatimit në pronë,
– Ankesat administrative, si dhe
– Përgatitja dhe lëshimi i faturave të tatimit në pronë

Çfarë kemi gjendjen me menaxhimin e pronave?
Përgjigjja është kurrëfare dhe këtë e dëshmojnë vet qytetarët dhe numri i ankesave të adresuara në komuna dhe Ministri të Financave. Parashtrohet pyetja se çka duhet bërë dhe ku është rrugëdalja.
Rrugëdalja është vetëm zbatimi strikt i legjislacionit në fuqi.

Çka duhet ndërmarr MF si dhe komunat. Ato duhet respektua strikt UA për Mbledhjen dhe Regjistrimin e informatave mbi pronën dhe tatimpaguesin. Vërejtjet që adresohen tek zyrat e tatimit në pronë në të shumtën e herëve ka të bëjë me sipërfaqet se objekti i posedon ose jo sipërfaqen me të cilën është faturuar. Prej vitit 2001 deri në vitin 2003 njëzet e shtatë komuna janë certifikua për vjeljen e tatimit në pronë dhe në 2003 kemi pasur shënimet përafërsisht për 360 000 objekte (pronë e banuar, pronë komerciale, pronë industriale, pronë bujqësore, pronë e braktisur si dhe prona të papërfunduara) të cilat janë tatimuar. Por menaxhimi i informatave për pronën nuk përfundon me kaq. Sipas UA regjistri i pronave duhet rifreskohet me të dhëna për objektet ekzistuese, objektet e reja si dhe ato të rrënuara. E këtë ZPTP si dhe MF nuk po e përmbush edhe pse e obligon ligji dhe UA.

Problemi më i theksuar ekziston tek komponenti i vlerësimit të pronës si dhe mosaplikimi i metodave standarde të vlerësimit. Në këtë aspekt vlerësimet në shumicën e rasteve janë paushallë dhe të pabazuara në metodat standarde si ajo krahasuese, e të hyrave si dhe metoda e kostos së ndërtimit. Për këtë komponent përgjegjësia bie tek Ministria e Financave e cila nuk inicion nxjerrjen e ligjit për vlerësime si dhe zhvillimin e procedurave deri në Licencimin e vlerësuesve. Në Kosovë akoma nuk kemi asnjë vlerësues të licencuar për vlerësime dhe shpronësime, e tjerë, dhe kompanitë e huaja realizojnë para të majme nga buxheti i Republikës së Kosovës. Duhet theksuar se një numër i caktuar i vlerësuesve në Kosovë kanë ndjek trajnime të shumta nga lëmi i vlerësimeve bile këta vlerësues janë shumë më të përgatitur se sa vlerësuesit në regjion.

Problemi tjetër është se për vlerësimin me metodën krahasuese përdoren kontratat e shitblerjeve të cilat herë janë të mbivlerësuara e herë të nënvlerësuara e që për vlerësuesin janë valide, sepse janë të lëshuara nga gjykatat kudo në Kosovë. Në këtë drejtim ZPTP në komuna duhet të krijojnë bashkëpunim të ndërsjellë me gjykatat, Agjencinë Kadastrale të Kosovës si dhe Zyrat Komunale Kadastrale. Për konstatimin se a është vlerësuar mirë ne nuk kemi vlerësues të liçencuar. Në mungesë të tyre komunat kanë formua komisione për vlerësime të pronave dhe këto komisione e bëjnë vlerësimin e pronës jo në mënyrë profesionale me shumë mangësi dhe më pas pasojnë ankesat e tatimpaguesve. Edhe një dukuri është evidente sidomos tek ndërmarrjet shoqërore tani të privatizuara të cilat përmes procesit të privatizimit janë blerë me një çmim shumë të ulët dhe kur marrim mesataren e vlerës së tregut të pronave brenda një zone krijohet konfuzion.

Komponenta e tretë është inkasimi dhe inkasimi i detyrueshëm i cili është shumëfish më i ulët se sa shuma e mjeteve të faturuara.

Parashtrohet pyetja se pse ndodh kjo dukuri? Kjo ndodh për shkak se matjet në teren nuk janë të sakta, fatura nuk arrin me kohë, nuk ka transparencë, nuk ka vlerësim të drejtë të pronës, nuk tregohet interesim për inkasim (arsyeja se 83% të buxhetit komunat e marrin nga granti i Qeverisë e vetëm 16,58% participojnë me të hyra vetanake e kur përqindjes prej 16,58 ia zbresim të hyrat që realizohen nga taksat, ngarkesat dhe gjobat atëherë përqindja e realizuar nga tatimi në pronë sigurisht se përgjysmohet), nuk shqyrtohen ankesat me kohë e tjera.

Komunat e Kosovës vazhdimisht kërkojnë decentralizim të kompetencave e sidomos kërkojnë decentralizim fiskal por për këtë institucionet duhet të jenë të vëmendshme dhe kjo mund të ndodh vetëm atëherë kur komunat realizojnë së paku 80% të mjeteve nga shuma e faturuar e tatimit në pronë dhe gjithherë duke rritur realizimin e borgjeve të vjetra. Këto praktika janë të vendeve europerëndimore që aplikojnë decentralizimin fiskal.

Komunat për një inkasim më të mirë e kanë mekanizmin dhe këtë duhet aplikuar:
E para, ka të bëjë me edukimin e tatimpaguesve,
E dyta,Transparenca se çka po ndodh me taksat e tatimpaguesve dhe a po adresohen atje ku duhet apo po keqpërdoren,
E treta, në secilin shtet të botës atëherë kur nuk inkasohen tatimet në mënyrë vullnetare pason inkasimi i detyrueshëm dhe për këtë ekziston UA për aplikimin e ndalesave për shërbime ndaj qytetarëve por ndalesa aplikohet tek qytetarët që kërkojnë shërbime e që shërbimi është i lidhur me dokumentin që ka të bëjë me pronën e kurrsesi me dokumentet që bien ndesh me lirit dhe të drejtat e qytetarëve (psh. certifikata lindje, vdekje, kurorëzimi etj).
E katërta, për tatimaguesit që marrin të ardhura nga buxheti i Kosovës duhet të aplikohen ndalesa në shërbime.
E pesta, ndalesat duhen aplikua edhe tek bizneset të cilat në një mënyrë ose tjetër janë përfitues nga buxheti i Republikës së Kosovës.
E gjashta, Banka Qendrore si agjent fiskal i bankave komerciale duhet të bëjë presion që urdhër bllokimin e llogarive rrjedhëse ta bllokoj për tatimpaguesit delikuent e jo bankat komerciale ti mbrojnë interesat e klientëve e në anën tjetër të dëmtohet buxheti i Kosovës.

Ligji i tatimit në pronë parasheh edhe inspektimin vjetor e që përmes inspektimit mund të konstaton se sa ZPTPK po e zbatojnë ligjin. Nëse nga inspektimi konstatohet se nuk është rrespektuar legjislacioni atëherë MF ka mundësi që komunës t’ia tërheq certifikimin dhe më këtë nënkuptohet se komunës mund për një vit të mos i lejohet faturimi i tatimit në pronë. Ndërsa MF ka mundësi që në raste të tilla komunave mund tua tërheqin edhe certifikimin për menaxhimin e financave publike.

Në fund Qeveria e Kosovës mund të realizoj një buxhet të qëndrueshëm vetëm atëherë kur të hyrat e brendshme tregojnë rritje krahasuar me të hyrat nga jashtë. Ndërsa komuna me shërbime duhet të ofrohet më pranë qytetarëve, të ndryshoj infrastrukturën në favor të tyre dhe vetëm atëherë kur shërbimet janë të prekshme, qytetari do të ishte më dorë lirë në pagesën e tatimeve dhe taksave tjera komunale.

(Autori është ekspert për Qeverisje Lokale)

Në trend

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori