LAJMI I FUNDIT:

Mosha dhe depresioni

Mosha dhe depresioni

Lajmi i mirë është se nëse jeni 70-vjeçar dhe keni shëndet të mirë, atëherë emocionalisht ndjeheni sikur një 20-vjeçar.

Shkencëtarët londinezë kanë realizuar një hulumtim të gjerë në mbarë botën duke arritur në përfundim se mosha 48-vjeçare është momenti më depresiv në jetë te njerëzit në mbarë botën.

Njëra nga arsyet e depresionit në këtë moshë është fakti që njerëzit atëherë arrijnë të kuptojnë se nuk mund t’i realizojnë ëndrrat e tyre jetësore. Një tjetër moment depresioni është fakti që dalëngadalë fillojnë të vdesin njerëzit të cilët i kemi njohur dhe i kemi dashur. Kjo njëkohësisht nxit edhe mendimin për jetën dhe vdekjen tonë.

Të njëjtët hulumtues pohojnë se pas moshës 60-vjeçare kur i kemi kuptuar shumë gjëra dhe jemi qetësuar me shumë çështje t cilat na kanë munduar gjatë jetës, atëherë vjen një mënyrë paqësore e botëkuptimeve.


Vlen të përmendet se ky studim ka zgjatur disa vite dhe në të janë përfshirë më shumë se dy milionë njerëz nga mbarë bota, prandaj këto rezultate janë më se të vërteta. /Telegrafi/