Mos u bë imitues, o njeri!
(TI je TI si mëvetësi objektive universale fizike. TI je TI në TY, si frymë e përsosur e Zotit. Andaj, kurrë mos u bë imitues, o njeri!)
Zoti e krijoj njeriun nga dheu dhe ia dha shpirtin si shkëndija e dritës së vet. Kështu thuhet në librat e vjetra religjioze. Figurativisht konstatimi i shprehur është plotësisht me vend, sepse njeriu si krijesë fizike racionale është një KOSMOS në miniaturë dhe në përbërjen e vet ka tërë strukturën substanciale të botës materiale, prandaj, shpeshherë në literaturën ezoterikë, ndryshe emërtohet edhe si “MAKROKOSMOS”, ndërsa pjesa tjetër irracionale e trupit, ndryshe cilësohet si shkëndijë hyjnore, frymë, potencial i pastër, dritë…etj.
Mu për këtë, asgjë nuk është njëjtë në këtë realit. Çdo gjë është mëvetësi dhe e pandashme nga harmonia e tërësisë. Çdo gjë është në lëvizje dhe ndryshim kah arritja e së përsosshmërisë më të avancuar. Vetëm një gjë nuk ndryshon, nuk tjetërsohet dhe ajo është e përhershmja. Është ky Zoti dhe fryma e tij në ne që na formëson si krijesë fizike dhe përsosshmëri.
Andaj, sido që ta marrim, si individ ne jemi një dhe uniket. Pjesë e ndryshuar, personalitet, dhe në dukje, krijesë e tjetërsueshme fizike, me rol të caktuar në përmbushjen të një zbrazësie në mozaikun e origjinalitetit të krijimtarisë artistike në makrokozmosin e pafundmë hyjnore.
Ne jemi proces që vazhdon dhe s’ka të ndalur. Jo, jo! S’ka ndalje as heshtje, sepse ndalja është asgjësim dhe zhdukje, ndërsa vdekja tjetërsim dhe transformim. Hëmm…pa dyshim një proces i komplikuar por i përsosur dhe harmonik i quajtur: EVOLUCION HYJNOR.
Në këtë hapësirë materiale që quhet jetë dhe është në lëvizje të pandërprerë, mu ashtu sikur jemi, ne në fakt e kemi edhe detyrën tonë të koduar dhe specifike, andaj nuk jemi rastësi. Nuk jemi pa dashje këtu ku jemi. Unë, ti, ai… në këtë jetë, të gjithë së bashku dhe ndaras, e kemi rolin tonë karakteristik, prandaj atë duhet përmbushur patjetër me devotshmëri.
Në fakt, ne jemi ashtu si jemi. Fizikisht të gjatë, të shkurt, të hollë, të trashë, me flok të thinjur dhe pa to fare, zeshkan, biond, sykaltrash…por patjetër të gjithë të bukur. Po, po të gjithë të bukur. Dijeni përgjithmonë se e shëmtuara nuk ekziston si vërtetësi. E shëmtuara për Zotin është nocion dhe klasifikim i panjohur. Sepse, përjetimi i të bukurës dhe të shëmtuarës është ndjenjë, vlerësim mental që buron nga vet ti dhe ne si eksperiencë. Ajo si kategori estetike vlen vetëm në vlerësimet e krijimeve dhe vlerave të kësaj bote; për ato, që janë të ndërtuara dhe sajuara nga dora dhe mëndja e njeriut, e jo për veprat hyjnore të krijuara nga vullneti i Zotit.
A nuk jemi ne vepër e vullnetit të Zotit?
Po, dhe s’ka dyshim! Prandaj, le të më thotë dikush: ne si pjesë e vullnetit të Zotit, si mund të jemi të shëmtuar. Të ndryshuar dhe tjetërfare në dukje, po, por jo të shëmtuar. Sepse, vetë Zoti është bukuri absolute, e ne shkëndijë e frymës së tij. Andaj, Ai nuk krijon të shëmtuarin. Nuk e ndërton atë dhe logjikisht, as që mund të jetë në përbërjen e saj. Shkurt e trup, Zoti nuk e njeh të shëmtuarën. E shëmtuara është vetëm produkt i eksperiencës tonë objektive, dhe e cila shprehet si ndjenjë. Është përjetim i përkohshëm… disponim kalimtar i momentit, e varur nga ne dhe vetëm nga ne. Ajo është e sajuar kryekëput nga njohja e jonë objektive që shfaqet si bindje dhe na bënë qëllimisht mu ashtu sikur edhe jemi në realitet – TË NDRYSHUESHËM .
Sipas religjioni, që nga Ademi, e deri tek lindja e foshnjës më të fundit, nuk ekzistojnë dy njerëz që të jenë saktësisht të njëjtë në dukje. Andaj pse do duhej që ata të jenë të njëjtë në sjellje dhe shije?
Ti dhe gjithë ne jemi unik – askush nuk ishte sikur ti në të kaluarën e askush nuk do të jetë sikur ti në të ardhmen. Ne dhe Ju jemi tërësisht të ndryshëm nga X apo Y, andaj mos ta detyrojmë veten për të ndjekur dhe imituar verbërisht të tjerët.
Ecni para sipas natyrës dhe prirjes suaj!
Mos e transformoni veten ne dikë që në të vërtetë nuk jeni: mos i imito të tjerët. Shumë ka prej atyre të cilët shtiren duke harruar zërat e tyre, lëvizjet, origjinalitetin, dhe sjelljet me qëllim që t’i imitojnë të tjerët në mënyrë që t’iu ngjajnë. Pasojat e një sjelljeje të tillë arrijnë në artificialitet, palumturi dhe në shkatërrimin e vet qenies së tij.
Në terme të karakterit, njerëzit janë sikurse drunjtë dhe pyjet e botës: të ëmbël dhe të thartë, të gjatë dhe të shkurtë, e kështu me radhë. Bukuria dhe vlera jote dhe tanët, prezanton gjendjen tënde dhe të tonin natyrale. Ndryshimi i ngjyrës, gjuhës, talentit, dhe mundësive janë shenja të Krijuesit tonë, të Plotfuqishëm, të Gjithmadhërishëm, andaj të mos kemi dyshime në to.
Bëhu sikur ke lindur dhe je krijuar dhe mos ndrysho zërin tënd apo, mos tento të modifikosh ecjen tënde. Kultivo personalitetin tënd duke ndjekur atë çfarë është gjetur dhe mësuar në zbulim si eksperiencë, por mos e paguaj ekzistencën tënde duke imituar të tjerët dhe duke e ndaluar vetën nga individualiteti. Preferencat dhe shijet tuaja dhe tonat janë specifike vetëm për ty dhe ne, prandaj duhet të qëndrojmë ashtu sikurse Je dhe Jemi.
Ndoshta, në kohën tonë bashkëkohore është bërë trend të imitosh, e veçanërisht idolët dhe adhuruesit tuaj të preferuar. Por një gjë duhet patjetër ta dish ti dhe gjithë ne: Sado imitimi i dikujt tjetër të duket origjinal dhe i përsosur, ai do të jetë vetëm origjinali më i përsosur i një falsifikati në ty.
TI je TI si mëvetësi objektive universale fizike. TI je TI në TY, si frymë e përsosur e Zotit. Andaj, kurrë mos u bë imitues, o njeri!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin