LAJMI I FUNDIT:

Mos i votoni gratë!

Mos i votoni gratë!

Qemajl Krasniqi

Mbase mund të duket titull intrigues dhe aspak korrekt, por në të vërtetë e tillë është fushata parazgjedhore që po zhvillohet në Kosovë. Ky është realiteti ynë.

Partitë politike në vend, nuk lënë hapësirë publike pa u futur: takime dorë më dorë, shtëpi më shtëpi, rrugë e rrugicë, salla hotelesh, restorantesh, oda burrash, sallone grash, mjedise private e publike dhe gjithkund tjetër ku ka votues potencial. Fatkeqësisht, në këto aktivitete ka shumë pak femra të përfshira, e aq më pak femra kandidate për kryetare komune. Duket se kjo fushatë zhvillohet ndërmjet burrave, të cilët në luftën për pushtet nuk shohin pranë vetes gratë e tyre, motrat, nënat, koleget e punës, që mund të jenë po aq aktive dhe të rëndësishme në këto zhvillime. Madje i shohin vetëm si vota, numra.


Kuota prej 30 për qind e caktuar “dhunshëm” nga ndërkombëtarët, si duket po ju sjell telashe edhe burrave edhe grave. Gratë ndjehen të diskriminuara thellësisht me këtë kuotë, sepse nuk po ju jepet hisja që ju takon, gjysma, kurse burrat të etur për më shumë pushtet dhe ndikim, kuotën e shohin si pengesë për përfshirje më të madhe të shokëve, miqve, militantëve dhe kontribuuesve të tjerë në listat zgjedhore. Madje, i vënë femrat në listë vetëm sa për të plotësuar këtë kërkesë ligjore.

Nëse e themi vazhdimisht se pa gratë nuk mund të ketë barazi shoqërore dhe pa përfshirjen e saj më të madhe në jetën publike e politike, nuk ka zhvillim shoqëror, atëherë pse udhëheqim politika kaq diskriminuese ndaj grave, nënave e motrave tona. Thirrja e vazhdueshme që dëgjohet ndërmjet burrave që bëjnë fushatë për vete dhe për miqtë e tyre është: mos i votoni gratë, sepse ato fitojnë edhe me më pak vota!

Në këtë mënyrë bëhet një padrejtësi të madhe njerëzore dhe krim politik. Thirrjet e tilla bëjnë që gratë të jenë inferiore dhe asnjëherë të mos e kenë mundësinë të dëshmojnë vlerat e tyre. Mbase jam i gabuar, por në listat zgjedhore të partive politike nëpër komuna, nuk më ka rënë në sy ndonjë femër bartëse e listës zgjedhore. Nëse nuk kam informacion i kërkoj falje asaj vajze apo gruaje që mund të jetë bartëse e listës!

Mirëpo, realiteti na vë me shpatulla për muri dhe ne “si burra” që jemi ndikojmë që gjysma jonë të mos ketë mundësi të marrë pjesë në ndërtimin e të ardhmes së fëmijëve tanë.

Në vizitën që presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga i pati bërë komunës së Rahovecit, më 30 tetor 2012, deklaroi para grave këshilltare në Kuvendin e Komunës se do të iniciojë procedurën e ndryshimit të ligjit për vetëqeverisjen lokale, ku kryetarët do të detyroheshin që të emëronin një femër si zëvendëse e kryetarit të komunës. Mirëpo, një lëvizje të tillë nuk e kemi vërejtur ende. Mbase në këtë mënyrë do të rregullohej një padrejtësi e madhe shoqërore ndaj femrave, duke i dhënë më shumë hapësirë në vendimmarrjen politike.

Thuhet vazhdimisht se pa femrën nuk ka emancipim të shoqërisë, mirëpo në rrethanat tona shtrohet pyetja; sa të emancipuar janë meshkujt? Uroj që “burrat” të mos më paragjykojnë për këtë qasje kritike, por shpresoj reflektim pozitiv të pjesës së shoqërisë që femrën e vetëm si të barabartë në çdo lëmi të jetës.

Në trend

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori