Mos e luaj rolin e idiotit zotëri Rama
Forcat e majta ndoshta nuk e merituan t’i kumbisnin këto zgjedhje, jo për meritë të tyre, por i humbën shkaku i fushatës së tyre të dobët. Tani pas zgjedhjeve, a duhen hapur kutitë apo jo? Personalisht them jo, për këto arsye:
Hapja apo mos hapja e kutive nuk është kompetencë e një krahu apo një grupi, qofshin këta edhe deputetë, ngaqë koha ka treguar se deputetët gabojnë. Psh. Kur hoqën ish prokurorët që i dha të drejtë Gjykata Kushtetuese, pra Maks Haxhinë dhe Theodori Sollakun, e të tjera si këto.
Prandaj, jo çdo gjë që mund të bësh në parlament është e drejtë, por është vullnet i një force si kusht për një tjetër, për interesa të caktuara, sikurse ishin ndryshimet kushtetuese që bëri Berisha nga kërkesa e Rames pas Gerdecit. Aq më tepër që këto zgjedhje janë të certifikuara, të firmosura nga të 7 anëtarët e KQZ-së dhe nga kolegji zgjedhor që ka rolin e një gjykate, qoftë kjo e tipit administrativ.
Por, klasa politike e majtë mund të hyjë në parlament dhe të bëjë ndryshime në ligjin elektoral, atje ku asaj iu duk se kishte manipulim prej palës tjetër, duke forcuar dispozitën ligjore me një normë tjetër.
Nuk ka gjë të keqe se ke humbur apo nuk i ke administruar mirë zgjedhjet, nëse je për një demokraci të vërtetë, duhet doemos të bësh përpjekje që të sistemosh ligjet jo të bësh anarshi me ligjet.
KQZ ka të drejtë ligjore edhe t’i djegë fletët e votimit me një shumicë të cilësuar, dhe kjo sikur të ndodh e shuan debatin ligjor për shkak se kjo është një e drejtë ligjore e këtij komisioni që e kane miratuar vetë të gjithë forcat politike dhe as një krah politik nuk mund të jetë i fuqishëm për shkak të qejmbetjeve. Një moderator si e pretendon veten Rama nuk mund të kërkojë qiqra në hell që gjoja e drejta është parim kushtetues, por duhet doemos të tregoj mënyra të reja te lojës politike.
Si mund të rregullohet kjo? Edhe kjo nuk realizohet mes protestave, por mes njerëzve të shquar jurist që nga mendimi i tyre i kualifikuar të sillet argument politik, e jo nga mendja e një piktori që lëshon çdo ditë batuta qesharake, pasi të gjithë tashmë pyesin iku 10-ditëshi, kush është lëvizja për votën e lirë kush është strategjia, përgjigja dihet: asgjë e për se ndodh kjo?
Për shkak se po të shikosh me vëmendje të lëvizjet politike të Rames, marrja e vendimeve i ka përkitur gjithmonë orëve të fundit për të marr vendime të cilat nuk kanë patur ndonjë efekt ligjor, por kanë ndikuar më shumë në njerëz të sëmurë pas liderëve sikurse kanë qenë dikur pas Nanos.
Ky rezultat është edhe si shkak i analizave të disa pseudoanalisteve si.p.sh kur thonë që i vetmi njeri që i bënë ballë Berishës është Rama? Ky është paradoks për të vetmen arsye sepse Berisha është lider i protestave, i shesheve, i fyerjeve, gjë që ka bërë Rama dikur me “pëllitjet” e tij "O DOKTOR" pjesë e njohur televizive, por Rama në krye të PS-se deklaroi se nuk do të ketë nga unë politikë përbaltjesh dhe sharjesh apo dhunë, e kur nuk je më i tillë si mundet që disa analist të të shpallin si njeriu që i bënë ballë një tjetri.
Politikisht në Shqipëri flasin të gjithë se politika në Shqipëri nuk ka moral në gojën e asnjë politikani.
Nëse janë vjedhur votat atëherë, përse opozita nuk krijon teza të sakta politike sesi rregullohet vota e vjedhur? Nëse rregullohet me protesta ok, nëse rregullohet në parlament ok.
Por, opozita nuk ka strategji që të mbështetet, por vetëm muhabete që mund të kenë disa raste që mund të ketë kontestime, por të ngrihet një kauzë të drejte politike duhet shumë diplomaci.
Zgjidhja me e mirë është bashkëbisedimi dhe rregullimi ligjor i mangësive dhe ultimatumi politik, dhe se duhet bërë një ligj për hapjen e kutive ku opozita te ketë shumicën, pavarësisht se ky është një kuvend që siç pretendon Rama me vota të vjedhura.
Pra, politikisht e majta dhe e djathta duhet të bëjnë pazar (PS+PD).
(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës