LAJMI I FUNDIT:

Modeli i ri V60 nga Volvo

Modeli i ri V60 nga Volvo

Volvo ka shpalosur një version të ri të modelit V60, para debutimit në panairin e automjeteve në Los Angeles në muajin e ardhshëm.

V60 Cross Country do të jetë i gatshëm për porositje nga fillimi i vitit të ardhshëm teksa klientët e parë porositë do t’i marrin në qershor, transmeton Koha.net.

Vetura është 65 mm më e madhe se V60, në të cilën e ka marrë bazën e dizajnit.


Motori i saj është me naftë 2.0 l me katër cilindra dhe me zhvillon 179 kalëfuqi.

Nga kompania thonë se modeli i ri ofron vozitje më të rehatshme dhe më sportive. /Telegrafi/