LAJMI I FUNDIT:

Model i veçantë i Discovery Sport nga Land Rover

Model i veçantë i Discovery Sport nga Land Rover

Land Rover ka lansuar modelin e limituar dhe të veçantë, Discovery Sport, në tregun amerikan. Modeli i ri i kompanisë së njohur do të ketë vetëm 250 ekzemplarë për këtë treg.

Kjo veturë do të ketë motor 2.0 litër me katër cilindra me 240 KF.

Me transmision prej nëntë shpejtësish, kjo veturë mund të arrijë shpejtësinë nga 0 -100 km/h për 7.8 sekonda.


Discovery Sporti i ri peshon 1.817 kilogramë, që i bie 900 kg më pak se Land Rover Discovery standard.

Ky model do të kushtojë 48 mijë dollarë, 11 mijë më shumë se modeli standard. /koha.net/