LAJMI I FUNDIT:

Mocioni konstruktiv i mosbesimit, në aspekt krahasues me Kosovën

Mocioni konstruktiv i mosbesimit, në aspekt krahasues me Kosovën

Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë është institucion i njohur i të drejtës kushtetuese të vendeve me rregullim shtetëror parlamentar. Përmes këtij institucioni, të zgjedhurit e popullit mund t’i shkurtojnë mandatin qeverisë. Mirëpo, për dallim prej shteteve tjera, një formë të veçantë të rregullimit të këtij institucioni kushtetues e gjejmë në Republikën Federale të Gjermanisë.

E Drejta Kushtetuese gjermane njeh mocionin konstruktiv te votëbesimit në bazë të të cilit kryeministrit (Bundeskanzler) i lejohet të kërkojë shkarkimin e tij nga Parlamenti (apo të shkarkohet me iniciativë të këtij), vetëm në rast se ekziston zgjidhja paraprake politike për pasuesin e tij. Pra, në momentin që paraqitet mosbesimi ndaj një kryeministri, në të njëjtën kohë nënkuptohet se ajo votë shkon për kandidatin që po propozohet të zë vendin e këtij qe po shkarkohet. Për shkak të rëndësisë së madhe të këtij procesi, kërkohet shumicë e kualifikuar nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të parlamentit (në terminologjinë juridike gjermane Bundestag). Madje, Kushtetuta e Republikës Federale të Gjermanisë ndalon çfarëdo mocioni të mosbesimit ndaj Qeverisë, në rast se nuk është caktuar pasardhësi i kryeministrit.

Kjo si rrjedhojë ka sjellë stabilitet politik në vend, pasi asnjë kryeministri nuk i është mundësuar të keqpërdor këtë të drejtë kushtetuese e cila i mundëson atij që sa herë që nuk përputhen numrat në llogarinë e tij politike të shkarkoj vetën dhe të organizohen zgjedhje të parakohshme, përmes të cilave do të kërkohej të rritej fuqia e tij politike qoftë përmes votuesve apo përmes koalicioneve me ndonjë partner të ri.


Është edhe më iracionale të kërkohet shpërbërja e Parlamentit në rast se Qeveria nuk është në gjendje të realizojë programin e vet qeveritar. Është thyerje e besimit të raportit të krijuar qytetar-deputet dhe zhvlerësim i votës së tij të akuzohet e tërë legjislatura aktuale për dështimin e realizimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilin e ka sponsorizuar Qeveria dhe e cila në fakt po dështon për shkak të komplikimeve të cilat është pritur të ndodhin për shkak të parimit të shumicës së dyfishtë.

Një Kryeministër që shkarkon veten e tij, ka dëshmuar paaftësi politike, nuk meriton te rikandidohet edhe për një mandat te ri, e lëre më nëse ka shkarkuar veten dy herë. Këtë praktikë të keqpërdorimit të këtij institucioni juridik-kushtetues e gjejmë në një praktikë turpëruese dhe iracionale vetëm në Kosovë. Mirëpo, një gjendje e tillë është mundësuar nga përbërja e dobët e legjislaturës, deputetët e së cilës nuk kanë krijuar pavarësi të mjaftueshme në raport me vendosjen e politikave afatshkurta të partisë dhe nuk kanë krijuar lidhje stabile me votuesin, nuk kanë krijuar perceptim të mjaftueshëm mbi rëndësinë e stabilitetit shtetëror.

Një përbërje e tillë e cila kam frikë që do të zgjas edhe në të ardhmen ka lënë jashtë loje gardianin e Kushtetutës, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk posedon kompetencë ex-officio të shqyrtimit të kushtetutshmërisë së vendimeve të Institucioneve të vendit.

Ndërsa, edhe më e vështirë na paraqitet situata në këtë moment kur institucioni i kreut të shtetit nuk është i legjitimuar në mënyrë demokratike nga populli, por është rezultat i marrëveshjeve politike. Si rrjedhojë shpresa për ndërhyrjen e presidentit në mbrojtje të stabilitetit juridik nuk ekziston fare.

Në trend

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Kalo në kategori