David Randall
Jam mjaft i sigurt se jam përgjegjës për korrigjimin më të vonshëm në historinë e gazetarisë. Ka ndodhur në kohën kur punoja tek “The Observer”, gazeta më e vjetër e të dielës në botë. Disa vjet më parë qemë duke kremtuar 200-vjetorin, dhe ndërsa po bëja një kërkim mbi fillesat e gazetës, vura re se në vitin 1791, numrin e parë, data e vdekjes së Mozartit ishte shkuar gabim.
Kështu, 200 vjet më vonë, e korrigjuam dhe i shprehëm ndjesën tonë familjes së Mozartit për çdo shqetësim të shkaktuar nga ky gabim. Kuptova se me atë pedantizëm të tepruar, isha duke u tallur me problemin psikologjik të çdo gazete, që s’mund të pranojë se ka gabuar. Kjo më ka habitur gjithmonë. Përse mjetet e informimit refuzojnë të korrigjojnë gabimet e tyre?
Pse gazetat, uebsajtet informative në internet dhe revistat janë kaq hezituese të pranojnë se kanë bërë një gabim, për të mos folur pastaj për ta korrigjuar dhe kërkuar falje? Ky është një mister. Në fund të fundit, nëse do të njihnim dikë që nuk i pranon kurrë gabimet e tij dhe i korrigjon ato vetëm kur detyrohet nga të tjerët, nuk do të na frymëzonte shumë besim. Pra, pse gazetat sillen kështu? Nuk duan që ne të qeshim me to?
E vërteta është se ato nuk kanë dhe aq nevojë për t’u konsideruar të besueshme. Ka disa përjashtime, por thuajse të gjithë mediat dhe sidomos ato më të përhapurat, preferojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe interesante, në vend se të sakta dhe të besueshme. Duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën prodhohen lajmet dhe burimet e pakta në dispozicion për të kontrolluar faktet, një normë e caktuar gabimesh është e pashmangshme.
Shtojini kësaj prirjen për të ricikluar lajme të pakontrolluara nga burime të tjera, për të mos përmendur zakonin e ekzagjerimit për arsye politike apo për të tërhequr vëmendje dhe kjo normë rritet akoma më tej. Atëherë përse të mos i korrigjojmë ato? Sepse, ashtu si njerëzit që kanë tendencë në mënyrë kompulsive të tregojnë gënjeshtra, këto media duan të ruajnë iluzionin e pagabueshmërisë së tyre.
Prandaj, ato nuk i pranojnë gabimet e tyre, përveç rasteve kur janë të detyruara ta bëjnë këtë.
Mjetet e masmedias e dinë prej kohësh se shumë lexues preferojnë një lajm zbavitës ndaj një tjetri të saktë. Në këtë mënyrë mund të shpjegohet suksesi i lajmeve të tilla si ai i ish-kampionit të peshave të rënda në boks, Majk Tajson, që donte të ndryshonte gjininë. Kjo shaka u shfaq për herë të parë në një sajt satirik, por pasi filloi të qarkullojnë, edhe uebsajtet e tjera filluan të marrin seriozisht.
Diçka e ngjashme ndodhi kur shtypi kinez rimori lajmin – e vënë në qarkullim nga një komedian perëndimor – se presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është zgjedhur si njeriu më seksi në botë. Pastaj ka gënjeshtra edhe më të trasha. Për shembull, në vitin 2012 shumë uebsajte informative raportuan se Abraham Linkoln kishte paraqitur një patentë për diçka të ngjashme me Facebook-un.
Shumë pak persona pranuan se e besuan këtë histori haptazi absurde. Një nga gënjeshtrat më të famshme, është ajo e një dentisteje polake që u hakmor ndaj ish-të fejuarit, i cili e kishte braktisur për një grua tjetër, duke ia shkulur të gjitha dhëmbët. Mjafton që lajmi të rilexohej për të kuptuar se historia ishte e pamundur ose të bëheshin disa kërkime për të zbuluar se qe një lajm i shpikur. E, megjithatë lajmi u publikua nga disa uebsajte të lexuara në të gjithë botën dhe pati shumë pak përgënjeshtrime.
Por, duket se lexuesit nuk merakosen fare për këtë gjë. Nuk duan që korrigjimet t’i kujtojnë faktin se lajmet që konsumojnë shpesh janë dokrra. Unë e di nga përvoja se ankesat më të vrullshme nga lexuesit, nuk kanë të bëjnë me historitë më absurde dhe plot gabime, por mbi ato që kundërshtojnë paragjykimet apo pikëpamjet e tyre politike. Megjithatë, shpesh ajo që sipas lexuesit duhet të korrigjohet, për botuesin nuk është aspak gabim.
Duket se arsyet janë kryesisht tre. E para është se nganjëherë gazetarët raportojnë lajme që nuk kanë qenë në gjendje t’i verifikojnë personalisht dhe për ta fshehur këtë përdorin shprehje të tipit “një person thotë” apo “personi pohon”. Lexuesit i marrin këto “pohime” si fakte dhe kur zbulojnë se nuk janë të tilla , ata mendojnë se është i nevojshëm një korrigjim. Ndërkaq, botuesit mendojnë thjesht se kanë raportuar mendimin e dikujt (duke ia atribuuar).
Arsyeja e dytë është se disa lexues e kuptojnë se edhe një artikull i bazuar në ngjarje të vërteta mund të jetë i rremë, sepse – për pandershmëri apo thjesht paaftësi – lihen jashtë disa informacione ose nuk mbahet parasysh konteksti.
Arsyeja e tretë është se shpesh titujt shkojnë një ose dy hapa më tej, në krahasim me vetë artikullin. Nëse dikush ankohet, gazeta mund të thotë se faktet e raportuara janë të vërteta, por lexuesit kujtojnë vetëm titullin dhe jo detajet e artikullit. Përjashtim bëjnë gazetat serioze si “The Washington Post” ose “The Guardian”, reputacioni i të cilave i detyrohet edhe saktësisë që ato kanë në raportimin e lajmit (edhe pse ndonjëherë në mënyrë disproporcionale). Zakonisht korrigjojnë në mënyrë skrupuloze pasaktësitë dhe kanë “mbrojtësit e lexuesve”, gazetarë ekspertë që kritikojnë gabimet e gazetës. Por, këto janë raste të rralla dhe deri kur lexuesit nuk do të shpërblejnë mediat më korrekte, do të mbeten të tilla.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe