Kosova as në vitin 2015 nuk arriti të krijojë ambient të përshtatshëm për tërheqjen e investimeve të huaja. Jostabiliteti ekonomik dhe politik, vazhdon të jetë pengesa kryesore për investitorët e huaj. Nga hulumtimet e shumta të bërë gjatë vitit 2015, është vlerësuar se edhe niveli i lartë i korrupsionit dhe mungesa e sundimit të ligjit janë indikatorët kryesor që pengojnë shtrirjen e kapitalit të huaj në Kosovë.
Megjithatë në vitin 2015, kishte rritje të investimeve të huaja por që nuk kishte një vlerë të saktë të investimeve. Përfaqësues të shtetit, japin shifra të ndryshme rreth shumës së investimeve të huaja për vitin 2015. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në vazhdimësi ka deklaruar se do të përmbyllet viti me vlerën prej 400 milionë euro. Ndërsa, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, tha se të dhënat e BQK-së sa i përket investimeve të huaja direkte janë mbi 300 milionë euro. Sokol Havolli, këshilltar për ekonomi i kryeministrit të Kosovës, tha se bazuar në të dhënat e muajt shtator të vitit 2015, në Kosovë janë investuar 260 milionë euro.
Guvernatori i BQK-së në konferencën e fundvitit tha se sipas të dhënave të BQK-së, janë mbi 300 milionë euro investime të huaja të regjistruara në BQK.
“Investimet e huaja direkte në raport me vitin e kaluar kanë pasur një rritje. Në raport me nevojat që i ka Kosova, në raport me vendet e regjionit, Kosova ka nevojë që të ketë më shumë investime të huaja direkte. Mirëpo deri në momentin kur ne i kemi të dhënat tona sa i përket investimeve të huaja direkte janë mbi 300milionë euro dhe sa do të jenë deri në fund të vitit mbetet me pa”, tha Hazma.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, gjatë muajit dhjetor në çdo deklaratë publike ka thënë se vitin 2015 do të përmbyll me vlerën e investimeve të huaja prej 400 milionë euro. Ndërsa, janë regjistruar 428 kompani me kapital të huaj. “Ne gjatë këtij viti kemi pasur indikacione shumë pozitive. Si rezultat i ndryshimit të klimës investive në Kosovë kemi arritur që vetëm për tetë mujorin e parë të këtij viti të kemi diku rreth 240 milionë euro investime të huaj. ..Kalkulimet janë që ta arrijmë një shifër prej 400 milionë euro investime të huaja që do të ishte trendi më pozitiv që nga viti 2012. Derisa vitin e kaluar ka pasurinë total për gjithë vitin 151 milionë. Ka pasur një rritje të numrit të kompanive me pronarë të huaj për periudhën nëntë mujore, kemi 428 kompani”, tha Bajrami.
Sokol Havolli, këshilltarë për media i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, bazohet në të dhënat e shtatorit të vitit 2015, duke thënë se nga janari deri në shtator kanë arritur 260 milionë euro.
“Investimet e huaja direkte gjatë viti 2015 në Kosovë deri në shtatorë kanë arritur në 260 milionë euro. Kjo në krahasim me vitin e kaluar paraqet një rritje të konsiderueshme prej po thuaj 128 për qind. Mirëpo duke pasur parasysh se viti i kaluar është karakterizuar edhe me situatë jo të qartë politike, rritja kaq e lartë shpesh është interpretuar për shkak të bazës të ultë të vitit të kaluar. Mirëpo, në këtë drejtim është mjaftë inkurajuese se në Kosovë për vitin 2015 investimet e huaja direkte kanë arrit nivelin më të lartë që nga viti 2011. Viti 2015 ka një nivel të investimeve të jashtme më të lartë se në vitin 2014, 2013 dhe në vitin 2012”, tha Havolli.
Sipas të dhënave të fundit të BQK-së, sektorët që përfituan më shumë nga rritja e IHD-ve, ishin sektori i patundshmërive, qiradhënies dhe aktiviteteve tjera biznesore, sektori i shërbimeve financiare, sektori i ndërtimit, transporti dhe komunikimi, e të tjera.
Ndërsa 428 kompani të huaja janë regjistruar gjatë vitit 2015 dhe janë mbyllur 35 biznese të huaja, ose 4 më pas se sa janë mbyllur në vitin 2014. /KsoosvaPress/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës