Spastrime nuk duhet të bëni vetëm në jetën reale, por edhe në atë virtuale. Madje mënyra e fundit është edhe më e lehtë. Ja se cilët janë personat që mund të eliminoni nga rrjeti social Facebook.
Bërja e një seleksionimi të kujdesshëm të miqësive në Facebook mund të jetë e vështirë, por ndonjëherë është e nevojshme. Do t’ju mbështesim nëpërmjet këtij artikulli duke ju shpjeguar se pa cilat miqësi mund të bëni në Facebook.
Ish të dashurin tuaj, motrën ose mamanë e tij / saj apo shkurt këdo që ka të bëjë me të
Ndarjet kanë vetëm një anë pozitive: nuk duhet të shtireni më se ju pëlqejnë sjelljet pasive-agresive të motrës ose të vëllait të partnerit / partneres, bezdisja e nënës apo ajo e tezes. Ndaj, përse duhet t’i mbani më në jetën tuaj virtuale? Eliminojini, nuk keni nevojë për ta. Ju mjafton vetëm një klik për të bërë këtë.
Tipa të çuditshëm që ju kanë shtuar kur të gjithë mendonin se Facebook ishte si Myspace
“Çlirohuni” nga të gjithë ata të panjohur që ju kanë kërkuar miqësi, kur të gjithë ishim në fillimet tona të të kuptuarit se si funksiononte Facebook-u. Në jetën reale do të ishte njësoj sikur të takonim një të panjohur në stacionin e autobusit, e të fillonim të futeshim menjëherë në muhabet, madje duke e pyetur edhe për statusin privat. Kjo nuk është e pranueshme.
Ngacmuesit që nga koha e shkollës
I mbani mend ofendimet që ju bënin kur dëgjonit Mariah Carey-n me walkman-in tuaj, gjatë kohës së pushimit të gjatë? Nuk duhet të humbni kohën tuaj. Mos qëndroni në kontakt me këdo që ka qenë meskin në të shkuarën. Edhe pse në të vërtetë një X person e keni shtuar te miqtë tuaj në Facebook vetëm për t’i përplasur për shembull këngën e Jessie J “Who’s laughing now?”, më mirë lëreni atë që të luajë në oborrin e shkollës, në vendin e duhur për të.
Racistët “shpërfillës”
Janë shumë të dallueshëm, sepse bien menjëherë në sy me “temat” problematike që diskutojnë në lidhje me emigrantët, për racat e ndryshme, për personat me zgjedhje seksuale të ndryshme etj. Dhe në fakt nuk dinë të postojnë asgjë veç këtyre temave. Të bezdisshëm apo jo? Ndaj, nëse në jetën reale jeni kundër racizmit, pse duhet të mos jeni në atë virtualen!
Egocentrikët që komunikojnë ekskluzivisht nëpërmjet citimeve
Nëse jeta e dikujt prej kontakteve tuaja duket se ka shumë të përbashkëta me profilin e Instagram-it të Miranda Kerr, bëjini një nder dhe eliminojeni.
Shoqen që ju bën tag gjithmonë në fotot ku keni dalë në mënyrën më të keqe të mundshme
Mbase mund të keni edhe ju një shoqe që ju bën gjithmonë tag në fotot ku keni dalë symbyllur, të papozicionuar mirë, përgjumësh, të mërzitur apo me sy të kuq. E tmerrshme apo jo! Ky është një nga ata mëkatet e Facebook që meriton eliminimin e menjëhershëm dhe të pamëshirshëm. Mos e mendoni dy herë.
Personat që besojnë se pamja e panines që ata hanë është e denjë për lajm në faqen e parë
Përdoruesit mendjemprehtë dhe diskretë kanë një lloj “filtri” të brendshëm që i mban larg postimit të çdo lloj gjëje në Facebook. Por personat që nuk e kanë këtë aftësi, transformohen në krijesa të egra për përditësimin e vazhdueshëm të mëngjesit të tyre, të drekës apo të darkës e të tjera me radhë. Niveli i interesit për ta është zero nga ju, kështu që përse duhet t’i mbani ende miq në Facebook.
Të mirët falsë ose të “fshehurit”
Bëjnë sikur janë të mirë me të gjithë, por sapo i takoni drejtpërdrejt, kuptoni se jo vetëm që nuk janë kështu, por skandalizoheni me paragjykimet dhe fjalët e këqija që thonë për të njohurit tuaj të përbashkët. Këta janë të mirët falsë. Po kështu ndodh edhe me ata të “fshehurit”, ata që nuk bëhen asnjëherë pjesë e profilit tuaj në Facebook, por që nga ana tjetër, sapo ju takojnë i dinë të gjitha për ju. Neveritëse apo jo!
Tashmë ju takon juve se kë doni të eliminoni nga Facebook dhe përse!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këtë lule të dhomës patjetër duhet ta ketë çdo shtëpi: Pastron ajrin nga të gjitha ndotjet!
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Këto pesë shenja të astrologjisë janë magnet për suksesin
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Shtatë gabime të gjuhës së trupit që as nuk e kuptoni që po i bëni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare