Bashkimi ekonomik Kosovë-Shqipëri nuk do të mund ta ndaloj askush sepse kjo është ajo që e duan edhe vendet e Bashkimit Evropian. Kurse, brenda këtij muaji përveç bashkimit të doganave do të arrihet marrëveshje për heqjen e tarifave doganore për produktet bujqësore që hynë nga Shqipëria në Kosovë dhe nga Kosova në Shqipëri.
Po ashtu, gjatë këtyre ditëve Kosova e Shqipëria do të nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e çertifikatave sanitare. Kështu ka deklaruar për KosovaPress, ambasadori shqiptarë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
“Ne do të bashkojmë doganat, ne do të bashkojmë tarifat të ndryshme, akcizat dhe me rradhë për t’u zhvilluar, për të ecur përpara dhe kjo është ajo kryesorja thelbi që thotë zoti Rama në deklaratat e tij, do të thotë nuk na pengon kush për një bashkim në qarën e Bashkimit Evropian”, ka thënë Minxhozi.
Ai po ashtu ka thënë se shumë shpejtë do të realizohet edhe projekti energjetikë për të cilën tha se Kosova ka nevojë të madhe. “Problemin më të madh që ka sot Kosova, është energjetika dhe një bashkim ose arritje e një tregu të përbashkët në fushën hidrike të themi të energjisë do të bënte situatën sidomos në Kosovë më stabile”, ka thënë Minxhozi.
Po ashtu, ai ka thënë se në prill të vitit të ardhshëm Shqipëria nëpërmjet Komanit do të bashkohet me kufirin e Kosovës .
Gjëja tjetër që është shumë e rëndësishme e cilësuar nga Minxhozi, janë politikat ekonomike të përbashkëtasidomos në vijën e kufirit në fushën doganave.
“Me doganat po shikohet mundësia për të pasur një pikë të përbashkët doganore Kosovë Shqipëri…Kjo do të arrihet brenda këtij muaji, kjo do të shkurtoj kohën, do shkurtoj edhe një pjesë të financave të individëve të veçantë që bëjnë tregti me Shqipërinë, kompanive midis vete…Brenda këtij muaji do të arrihet marrëveshje për produktet bujqësore që hynë nga Shqipëria në Kosovë dhe nga Kosova në Shqipëri do të hiqen do të thotë tarifat doganore që kanë qenë në masën 40 euro”, ka thënë ai.
Minxhozi, po ashtu ka thënë se përfaqësuesit shqiptarë janë duke punuar në drejtim të prezantimit të dy vendeve edhe tek investitorët e huaj. /Kosovapress/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë