LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 5° partlycloudy_day

Miket e “putroshëve” në Prizren bëjnë thirrje për kujdes më të madh ndaj kafshëve në rrugë 

Miket e “putroshëve” në Prizren bëjnë thirrje për kujdes më të madh ndaj kafshëve në rrugë 

Trajtimi jo i duhur i kafshëve, sidomos në hapësirat publike në Prizren, ka shtyrë aktivistet Ellza Alija dhe Nita Krajku që të kujdesen për ta në baza ditore. Duke i ushqyer e duke ju ofruar dashuri, të dyja aktivistet mundohen që ti mbrojnë ata nga keqtrajtimi, por edhe të ndërgjegjësojnë komunitetin lidhur me të drejtat e kafshëve.

Në saje të këtij angazhimi ato njihen si mike të “putroshëve”, meqë kryesisht kujdesen për qentë dhe macet. Megjithatë miket e “putroshëve” e pranojnë se ka raste edhe kur paragjykohen nga individë të tjerë, që nuk e kuptojnë rëndësinë e trajtimit të duhur të kafshëve, raporton Telegrafi.

Ellza Alija tregon se dashuria e saj për kafshët ka filluar në moshën e fëmijërisë për shkak të lumturisë që ata i japin. “Kujdesi dhe dashuria për qentë dhe macet është shtuar edhe më shumë sidomos pas vitit 2000 sepse çdo herë kur dilja nga banesa ku jetoj para me dilte ndonjë mace apo qen, dhe zakonisht i kam ushqyer me shumë kënaqësi”, thotë Alija.


Ndërsa Nita Krajku rrëfen se si dashuria për kafshët tek ajo ka nisur spontanisht, me adoptimin e maces ‘Khloe’. “Pasi Khloe është bërë pjesë e familjes tonë kam kuptuar se nuk dallojmë shumë nga kafshët, andaj edhe nuk kemi të drejtë që t’i shfrytëzojmë, abuzojmë, etj.”, thotë Krajku.

Që të dyja konsiderojnë se kafshët kanë nevojë për kujdes e dashuri nga ana e njeriut. Krajku thekson se me ndihmën e njerëzve kafshëve u sigurohet jetëgjatësia më e shëndetshme, meqë kanë ushqim dhe strehë të sigurt, pastaj kontrolle rutinore tek veterineri dhe kësisoj jetojnë më gjatë dhe më mirë.

Ellza Alija, aktiviste për të drejtat e kafshëve

Alija vlerëson se nëse ushqehen dhe kanë ujë atëherë janë të qetë dhe nuk e ndjejnë se dikush mund t’i abuzoj. “Nëse një herë e ushqen një qen kurrë nuk të harron dhe gjithmonë të afrohet si falënderim, edhe nëse ndodh që ndonjëherë nuk ke ushqim për të”, thotë Alija. Sipas saj, edhe qentë endacakë kanë nevojë për trajtim të mirë meqë janë të pambrojtur nga njeriu e moti dhe në raste të urisë e etjes mund të bëhen më agresiv. Prandaj sipas saj ndërgjegjësimi në këtë aspekt është i domosdoshëm.

Alija pohon se numri i qenve dhe maceve në qytet rritet sepse ndodh shpesh që këta kafshë të braktisen nga pronarët apo edhe të sillen nga fshatrat e ndryshme dhe të lihen në lagje të ndryshme të Prizrenit, që ndikon në përkeqësimin e situatës. “Qentë në përgjithësi hasin në vështirësi për të gjetur ushqim dhe ujë, për shkak se është një territor i ri për ta dhe ndihen të humbur, prandaj edhe lehin më shumë sepse është një vend i panjohur për ta”, deklaron Alija.

Edhe Krajku thekson se vit pas viti Prizrenit i shtohen qentë dhe macet për shkak të mos kontrollit të duhur, por edhe për shkak të mos zbatimit të ligjit e praktikave korruptive. “Por sfidë, apo problem më serioz është qasja destruktive e njeriut ndaj qenve, urrejtja patologjike, frika e pakuptimtë dhe mos pranimi i tyre. Dhuna që ushtrohet ndaj kafshëve nga njeriu është e pa imagjinueshme dhe për këtë shkak kafshët ndjehen më të rrezikuar. Prizreni ka një progres të ngadaltë ndaj zbutjes së qasjes ndaj qenve dhe maceve të komunitetit, ka solidarizim me ta meqë është shtuar aktivizimi për mbrojtjen e kafshëve”, thotë Krajku.

Nita Krajku, aktiviste për të drejtat e kafshëve

Ngjashëm mendon edhe Alija, e cila shton se një pjesë e shoqërisë nuk i trajton në mënyrë të duhur këta kafshë, gjë që i bën edhe më agresiv ata. Madje edhe kur ka aktivistë që i ushqejnë qentë endacakë e macet e rrugës ka individë që i paragjykojnë. “Njëzet vitet e fundit nuk kanë qenë të lehtë kur bëhet fjalë për aktivizmin në kujdesin ndaj kafshëve. Njerëzit përzihen ngase paragjykimi te ta është i lartë dhe komentet janë jo të këndshme dhe nga më të ndryshmet”, shprehet Alija, duke insistuar se ka nevojë për ndërgjegjësim të shoqërisë, raporton Telegrafi.

Ndërkaq Krajku pranon se mirëkuptimi për këtë lloj aktivizmi është mjaft i vogël, kryesisht për shkak të paragjykimve të mëdha që vijnë si nga mungesa e informatës por edhe edukata e gabuar kundrejt kafshëve në tërësi. “Por e rëndësishmja është që pavarësisht mirëkuptimit të vogël misioni ynë çdo ditë po forcohet”, thotë Krajku.

Alija bën të ditur se numri i aktivistëve është i vogël por që megjithatë arrijnë që të ushqejnë një numër të konsiderueshëm të kafshëve. Sipas saj mbetet ende punë të bërë në këtë drejtim, pasi organet komunale nuk kanë një strategji të qartë për menaxhim, ndërkohë që nevojitet edhe përfshirja e organeve tjera për zbatimin e legjislacionit në fuqi kundër braktisjes së kafshëve në rrugë. “Situata aktuale nuk është e mirë dhe mendoj se organet përgjegjëse duhet të merren me këtë çështje me seriozisht dhe t’i dëgjojnë kërkesat e aktivistëve, që me çdo kusht mundohen të ndihmojnë në këtë drejtim”. Sipas saj në rast nevoje duhet të aplikohen edhe masat ndëshkimore që i parasheh ligji, ngase në të kundërtën situata me qentë endacakë nuk përmirësohet.

Këshilla e aktivistes Krajku për bashkëqytetarët e saj është që ata të ndërgjegjësohen se qentë e macet vazhdimisht kanë jetuar pranë njeriut. “Prandaj këshilla jonë është që këta kafshë të pranohen nga qytetarët, sepse duhet pasur parasysh që janë krijesa të Zotit dhe në qoftë se nuk duan t’i ndihmojnë që është zgjedhje e tyre, nuk guxojnë që t’i lëndojnë”, shprehet Krajku.

Ndërsa Alija i bën thirrje të gjithë qytetarëve që ti ushqejnë qentë e macet brenda mundësive që kanë. “Këta kafshë çdo ditë kanë nevojë për ne, prandaj duhet që të ofrojmë kujdes dhe dashuri. Por edhe nëse nuk ka dëshirë për ti dhënë ushqim e ujë, atëherë thirrja ime është që mos t’i lëndojmë. Edhe kafshët kanë të drejtë në jetë”, thotë Alija.

Për të mbështetur përpjekjet në këtë drejtim është themeluar edhe Fondacionit 04 Putroshat që angazhohet për trajtimin e dinjitetshëm të kafshëve. “Fondacioni 04 Putroshat është krijuar për t’u bërë zëri i të pa zëshmëve në këtë rast putroshave. Nga vuajtja e vazhdueshme e kafshëve në rrugë jemi detyruar të mblidhemi dhe t’u ndihmojmë me aq mundësi që kemi në dispozicion. Mund të themi me krenari që kauza jonë është në progres e sipër”, përfundon aktivistja Krajku./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet

Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet

Magazina
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit

Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit

La Liga
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s

Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s

Amerika
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Magazina
Truku që përdorë kamerierja spanjolle për të marrë bakshish më të madh

Truku që përdorë kamerierja spanjolle për të marrë bakshish më të madh

A e dini se...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një mega-projekt në tavolinë nga gjiganti botëror

I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një mega-projekt në tavolinë nga gjiganti botëror

Ligat tjera
Kalo në kategori