Nëse kthehemi në retrospektiv dhe analizojmë marrëdhëniet e Kosovës me miqtë ndërkombëtarë – qysh nga suprimimi autonomisë së Kosovës e deri – mund t’i konsiderojmë si proces i cili ka kaluar në disa faza.
Në vitet e ’80-ta dhe të ’90-ta, procesi i ndërtimit të marrëdhënieve me faktorin ndërkombëtar ishte i vështirë, sepse përveçqë nuk e kishim autonominë, ishim edhe një shtet anonim para faktorit ndërkombëtar, ngaqë njiheshim vetëm si krahinë e Jugosllavisë.
Ish-presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova dhe klasa politike e asaj kohe luajtën një rol të rëndësishëm në fazën e parë për krijimin e marrëdhënieve me ndërkombëtarët dhe ajo ishte faza e afirmimit të çështjes së Kosovës në nivel ndërkombëtar. Por, mungesa dhe vizoni i asaj klase politike, përfshirë edhe ish-presidentin Rugova për ta avancuar edhe me tutje problemin e Kosovës në politikat ndërkombëtare, u krijua marrëdhënia “tërhiq e mos këput”. Kjo bëri që të kalojmë në fazën tretë ku çështja e Kosovës në faktorin ndërkombëtar u imponua si rezultat i krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kështu bëri që miqtë tanë ndërkombëtarë ta kuptojnë se qytetaret e Kosovës vërtetë e duan lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi, meqë deri në atë kohë politika nuk mundi të bënte asgjë.
Faktori ndërkombëtar, duke parë vendosmërinë e shqiptarëve për t’u çliruar, pavarësisht përpjekjeve të tyre për të negociuar me Serbinë, vendosën të na ndihmojnë me intervenim ushtarak për çlirimin e Kosovës, që shqiptaret si popull mirënjohës nuk do ta harrojnë kurrë.
Pas çlirimit dhe pavarësisë së saj, Kosova ndodhet në një faze krejtësisht të re edhe në raport me faktorin ndërkombëtar, sepse edhe ndërkombëtarët e shohin Kosovën më ndryshe se para 20 viteve. Por, ndonëse ata kanë ndryshuar pikëpamje për ne, ne karshi tyre jemi po ata që kemi qenë para 20 viteve.
Raporti jonë me ndërkombëtarët duhet të evoluojë ashtu siç kanë evoluar proceset. Fundja këto janë marrëdhënie ndërkombëtare dhe kështu funksionojnë kudo. Nuk është marrëdhënie ndërkombëtare nëse ne u nënshtrohemi madje edhe pa pasur presion nga ata, ashtu siç ndodh zakonisht me këtë klasë të politikanëve. Marrëdhënia ndërkombëtare ndërtohet në baza të një respekti reciprok të politikave shtetërore.
Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar që çdo proces që ka nisur Kosova, politikanët na janë drejtuar neve qytetarëve se ky është edhe vullnet i miqve tanë ndërkombëtar, dhe ne na mbyllet goja edhe nëse ai proces nuk është vullnet i joni.
Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se Kosova është projekt ndërkombëtar, por duke qenë i tillë nuk nënkupton se nëse ne bëjmë ndonjë reagim qytetar – qoftë për Asociacionin e Komunave serbe, që nënkupton ndarjen e Kosovës, apo qoftë për faljen e territorit të Kosovës – si qytetarë mund të jemi kundër bashkësisë ndërkombëtare sepse ne nuk duhet të jemi asnjëherë pro çfarëdo politike ndërkombëtare apo vendore nëse e dëmtojmë vetveten.
Duke qenë se pushteti mirë e ka kuptuar mirënjohjen dhe ndjeshmërinë që kanë qytetarët për faktorin ndërkombëtar, ata shpesh thirren në ta dhe sot kemi një shprehje metaforike tek politikanët “që ky proces është në pajtim edhe me faktorin ndërkombëtar”, e që nënkuptohet “çka të thonë këta të jashtit, ajo bohet”. Kështu ne jemi të dorëzuar për çdo proces që po na serviret dhe që fatkeqësisht po janë në dëm të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin, por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

“Është rrenë për me më nxjerr” - momenti kur G Bani dyshon se produksioni e gënjyen për babanë e sëmurë

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi