LAJMI I FUNDIT:

Meshkujve u mjafton një milisekondë për ta zgjedhur femrën

Meshkujve u mjafton një milisekondë për ta zgjedhur femrën

Meshkujve u mjafton një pjesë e sekondës që të vendosin nëse i josh një femër ose jo. Kjo nuk do të thotë se janë sipërfaqësor, porse në këtë mënyrë janë të programuar gjenetikisht.

Studimet e reja tregojnë se atraktivitetin e femrës meshkujt e vlerësojnë në bazë të dukjes së fytyrës.

Ndërkohë, femrave iu nevojitet më shumë kohë për të definuar ndjenjat e tyre, sepse duhet të vlerësojnë nëse partneri i tyre do të jetë i përkushtuar, besnik dhe i gatshëm të mbajë familjen.

Në këtë mënyrë shpjegohet thënia e dijetarit britanik Woodrow Wyatt, i cili ka thënë se “meshkujt dashurojnë përmes syve, ndërsa femrat përmes veshëve”.


Studimi është publikuar në revistën Social Cognitive and Affective Neuroscince, ndërsa është realizuar nga shkencëtarët pranë Universitetit të Amsterdamit. /Telegrafi/