Në një episod të serialit “Seksi dhe Nju Jorku” (org. “Sex and the city”), Samanta Xhouns, një nga katër protagonistet flet për dëshirën e saj apo fantazinë mbi meshkujt me uniformë, gjegjësisht takohet me një burrë i cili është zjarrfikës. Kjo më ka shtyrë të mendoj në atë se, çfarë në fakt është kjo fantazi: A është dëshirë për të qenë me dikë të pushtetshëm? Apo është pushteti që e jep uniforma një fetish?
Nga: Getoarbë Mulliqi
Në fjalorin e OXFORD-it, fetishizmi shpjegohet si dëshira seksuale, kënaqësi e cila fitohet në rrethana anormale, gjegjësisht nëpërmjet një objekti të caktuar, rrobave, apo edhe një pjese të trupit, si për shembull gishtat e këmbëve. Hajde të ndalemi te pjesa “…kënaqësi nëpërmjet rrobave”; uniforma është veshje, e veshja bëhet nga rrobat, dhe kjo do të thotë që ky “pushtet” ka të bëj me fetishizmin. Uniformë është ajo e ushtrisë, policisë, zjarrfikësve, mbrojtjes së afërt apo bodigardëve; në fakt këto janë uniformat më “eksituese” që njihen botërisht.
Për mua në fakt këta meshkuj nuk janë vetëm për t’u admiruar nga jashtë; kur kanë uniformë dhe i bën të tregojnë ‘pushtetin’; apo edhe të shikohen si hero potencial kur mbajnë të veshur një veshje të caktuar. Preferoj t’i quaj BURRA NË DETYRË. Burra që pranojnë që posa ta vendosin atë uniformë në trup të jenë në shërbim të të gjithëve, vendit, njerëzve, komunitetit. Ndërsa në diskursin e përditshëm jemi mësuar të dëgjojmë një fjalë të urtë që thotë “Tesha nuk e bën njeriun, por anasjelltas”. Atëherë a mund ta konsiderojmë si përgjigje për dilemën të cilën e ngrita më herët, pra “A është kjo vetëm dëshirë për të qenë me dikë të pushtetshëm?”
Mirëpo mund të jenë të dyja nga pak, e kjo na çon tek një çështje tjetër, “Femrat duan një partner i cili u ofron mbrojtje”
NUK ËSHTË VEÇORI E FEMRAVE TË DOBËTA
Mund të themi se meshkujt me uniformë janë versioni modern i meshkujve të fuqishëm, që përpos që kanë siguruar çdo gjë për familjet, e më së shumti mbrojte, dhe nga kjo krijohet tërheqja. Tek e fundit, nuk është se rrallë e kemi dëgjuar të thuhet “Femrat janë gjinia e bukur dhe e butë, ndërsa meshkujt janë gjinia e egër dhe e fortë”, që do të thotë se është diçka që është e programuar në trurin tonë; natyrisht se ka përjashtime, pasi që jo rrallë hasim edhe në të kundërtën.
Por edhe kur kjo tërheqje apo dëshirë ju ndodhë, mos pandehni se jeni të dobëta; është normale që të preferoni diçka tjetër. E kjo preferencë mund të dallojë; dëshira që të kaloni jetën me një mashkull të këtillë apo dëshira të kaloni një natë me një mashkull të këtillë?
Dhe përsëri kthehem në pikën, ku këta BURRA NË DETYRË, ashtu siç edhe preferoj t’i quaj, asnjëherë duke i parë si objekte seksuale, janë burra të guximshëm; andaj mbase nuk është se femrat në fakt i gjejnë atraktive këto uniforma, por ‘personalitetin e uniformës’, e padyshim se edhe karakterin e atij që qëndron pas saj. Dhe posa përmendim një polic ose zjarrfikës ta zëmë, menjëherë mendojmë për veprat e tyre heroike; se si ai polici e ka shpëtuar një grua nga duart e një hajni, apo se si ai zjarrfikësi para se ta ndalte zjarrin, ka hyrë në apartamentin e katit të 5 nga xhami, që ta nxjerrë nga dhoma një fëmijë të vogël. Por meqenëse dëshira shpesh e kalon logjikën, atëherë harrohet se këto janë PËRSHKRIMET E PUNËS së këtyre BURRAVE NË DETYRË, dhe jo të uniformave të tyre.
Mixh Uilson, një profesor i psikologjisë, i Universitetit DePaul ka shpjeguar se si kjo uniformë mund të ketë edhe nëntekstin e vet: Një burrë në uniformë mund të asocoj në figurën atërore, heroizmin, mbrojtjen dhe fuqinë. Madje mund të jetë sugjerim për kënaqësi dhe aventurë kaluese”. E kjo më sjellë tek një pikë tjetër: Që nga filmat e DISNEY-t në fëmijëri, në jemi mësuar ta shohim atë princin e kaltër në kalin e bardhë, dhe ajo që na ka bërë të dallojmë princin nga dikush tjetër është pikërisht veshja e tij. Por, ka edhe prej atyre që vazhdojnë ta preferojnë uniformën e Tarzanit!!!
Një shpjegim tjetër ka edhe psikologja Etleva Durmishi, e cila përpos si persona në uniformë u referohet edhe si persona të pushtetshëm, e që na kthen tek dilema fare në fillim. Madje ajo këtë e elaboron edhe me shembullin e votuesve: “Madje edhe votuesit tërhiqen më lehtë ndaj figurave që kanë kujdes me qëndrimin, dukjen, tonin dhe shikimin.” Vazhdon Durmishi “Andaj, femrat mund të tërhiqen nga këta meshkuj (meshkujt me uniformë) sepse vetë uniforma dhe pozita e rëndësishme tregon për veçanti, forcë, shkathtësi, por edhe mençuri.”
CILAT JANË ATO UNIFORMA?
Në fakt secila punë ka uniformë, qoftë ajo e “identifikueshme” në kuptimin e përgjithshëm, pra një polic e njohim kudo shkaku i uniformës, apo qoftë ajo vetëm si lloj KODI I VESHJES NË PUNË, por vetëm disa janë që e bëjnë këtë dëshirë të duket si fetish; është polici, zjarrfikësi, ushtari (marinsat), bodigardi, madje edhe doktorët. Por jo një gjykatës, bankier, apo edhe një arkitekt! Pra dëshira nuk njeh “prapavi” apo mendon benefite nga profesioni, është thjeshtë dëshirë. Në një anketë të bërë nga MIRROR në Mbretërinë e Bashkuar, nga 3400 femra të anketuara, 9 pikë nga 10 i kanë marrë policët, 7.9 zjarrfikësit, duke u pasuar me 7.2 nga bodigardët e kështu me radhë.
Edhe pse mbase jo si ‘fenomen’ shumë i hasur në shoqërinë tonë, në Nju Jork të ShBA-ve madje festohet edhe dita e Marinsave, kur kthehen në qytet; ndërsa pos meshkujve me uniformë, nëpër lokale mund të gjesh vetëm beqaresha, të cilat janë duke e përmbushur fantazinë e tyre.
E nga këndi i meshkujve, uniforma më e pëlqyeshme për ta del të jetë ajo e stjuardesave. Këtë e pohon e Durmishi e cili në fakt tregon se kjo tërheqje nuk njeh moshë apo gjini.
Nëse ende nuk keni vendosur për profesionin tuaj, dhe me atë profesion mëtoni të tërhiqni gjininë e kundërt, keni mundësi të zgjidhni (ha-ha)!
Dhe fare në fund, preferoj ta mbyll me një konkluzion nga mikja ime, Etleva Durmishi, ku thuhet “Është e vërtetë se dukja ka fuqi tërheqëse primare, por ajo nuk do ketë rëndësi të qëndrueshme po nuk u shoqërua edhe me besimin e tjetrit për rëndësinë e rij, kujdesin në zë e shikim.” Andaj, bëni dallimin! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këtë lule të dhomës patjetër duhet ta ketë çdo shtëpi: Pastron ajrin nga të gjitha ndotjet!
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Këto pesë shenja të astrologjisë janë magnet për suksesin
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Shtatë gabime të gjuhës së trupit që as nuk e kuptoni që po i bëni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare