Mesazhet e NATO-s, nga Çikago dhe Talini
Këto ditë në Talin të Estonisë u mbajt sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Këtë vit në këto punime mori pjesë edhe një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, falë një ftese të “jashtëzakonshme” ad-hoc nga Asambleja Parlamentare të NATO-s, drejtuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Ftesa, në bazë të së cilës një delegacion i përbërë nga dy anëtarë të Kuvendit u bë pjesëmarrës në këtë sesion, u cilësua e “jashtëzakonshme”, sepse sipas një vendimi të Komisionit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në seancat pranverore marrin pjesë vetëm vendet anëtare dhe të asociuara me të. Kosova, aktualisht, nuk është shtet as anëtar dhe as i asiocuar.
Cilësimi i “jashtëzakonshëm” i kësaj ftese nuk është dhe nuk mund të konsiderohet një lajthitje, sepse është qartësisht një dukuri politiko-ushtarake, me dimension dominues ndërkombëtar.
Arrij në përfundimin se ftesa e “jashtëzakonshme” e NATO-s drejtuar Kuvendit të Kosovës nuk ka qenë absolutisht e rastësishme, sepse pas kësaj ftese, të bërë në shkurt, delegacioni i Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s mori pjesë dhe foli në samitin e vendeve të Evropës Juglindore, i cili u mbajt në Tiranë, në fillim të muajit maj. Pas këtij samiti u mblodh në Çikago Samiti më i madh i NATO-s, në të cilin u deklarua botërisht shtimi i forcave të NATO-s në Kosovë, si dhe u bë e ditur shkurtimi me 25 për qind i strukturave të EULEX-it.
Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s i mbajtur vetëm pak ditë më pas nga ai në Çikago, në të cilin u mblodhën së bashku përfaqësues të lartë nga 60 vende dhe organizata ndërkombëtare, u zhvillua nën frymën orientuese të tij. Nuk mund të lë pa përmendur disa nga idetë e shfaqura në përfundim të këtij sesioni të cilat u mirëpritën nga të gjithë përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse.
Do t; përpiqem të rikujtoj disa përfundime për hir të lidhjes me Kosovën dhe rajonin tonë.
Sekretarja e shtetit, znj. Klinton u shpreh se “samiti i 25-të i NATO-s duhet të jetë samiti i fundit jozgjerues”. Trajtimi në këtë samit, në kuadër të pikës së tretë të tij, ishte në atë të zgjerimit të numrit të partnerëve të NATO-s, në mënyrë të posaçme të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe trajtimi i përveçëm i çdo vendi të rajonit. U përsërit ftesa e bërë në samitin e Bukureshtit në 2008-n për ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë; u vunë në dukje përparimet e Malit të Zi në realizimin e reformave politike, ekonomike dhe ushtarake; u evidentuan pozivitetet në rrugën e progresit të Bosnjë-Hercegovinës për aspiratën e saj për anëtarësim të pritshëm në NATO. Në këto parashikime për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të mos vihet re diferenca dhe ndërthurje të vlerësimeve të bëra për dy shtetet e tjera të rajonit: për Kosovën dhe për Serbinë.
– Për Kosovën Aleanca ripërsëriti mbështetjen e plotë për KFOR-in për të vazhduar mbështetjen për krijimin e një ambienti të sigurt paqeje dhe bashkëjetese.
– Për Serbinë, NATO mirëpriti ecurinë pozitive të progresit të deritanishëm proevropian .
– Të dy shteteve, Serbisë dhe Kosovës, iu bë thirrje nxitëse dhe inkurajuese për dialog dhe bashkëpunim në interes të paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
Mesazhi që u drejtohet vendeve të Ballkanit nga NATO, si në Çikago ashtu dhe në Talin, është i qartë: implementim reformash, zgjidhje e konflikteve të brendshme shtetërore dhe me fqinjët, që synojnë për të kontribuar konkretisht në sigurinë rajonale dhe më gjerë. Në mbyllje të këtij shkrimi dua të vë në dukje papajtushmërinë në përqasjen që iu bë Kosovës në raport me Serbinë në përafërsinë në anëtarësimin në NATO. Në këtë raport nuk jemi të barasvlerësueshëm, sepse: së pari Kosova fitoi lirinë nga Serbia me ndihmën e fuqishme dhe të drejtpërdrejtë të NATO-s; së dyti, forcat e NATO-s vazhdojnë të jenë të pranishme, vepruese, madje dhe në shtim në mbështetje të konsolidimit të shtetit dhe të sigurisë së stabilitetit në Kosovë dhe rajon; së treti, historikisht dhe ndërkombëtarisht në përkatësi të kontributeve Kosova dhe Serbia nuk mund të jenë të barabartë. Pas shembjes së sistemit kolonial botëror, Kosova, kolonia paradoksale e vetme dhe e fundit në Evropë ,vihet apo trajtohet pa dashur në ekuivalencë me Serbinë.
Megjithatë respektoj dhe vlerësoj kontributin e NATO-s për arritjen dhe ekzistencën e Republikës së Kosovës. Falënderoj institucionet dhe strukturat e saj për vlerësimin dhe trajtimin formal të shtetit të Kosovës. Vlerësoj dhe falënderoj organizatorët e seancës pranverore të NATO-s në kryeqytetin e Estonisë për ftesën e “jashtëzakonshme” për pjesëmarrjen në samitin pranveror.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës