Mesazh për shqiptarët në SHBA: Të bashkohemi në jetën reale, siç solidarizohemi në rrjetet sociale

Endrit Hoxhaj
Sapo shkel në ShBA, këshilla e parë që dëgjon nga të gjithë shqiptarët është mos u merr me shqiptarët… Shtroj pyetjen: Çfarë ndryshimi ka këtu komuniteti shqiptar nga komunitetet e tjera? Për mendimin tim ka shumë ndryshim, pasi shqiptarët janë diferencues brenda llojit të tyre: verior, jugor, shqiptar i Kosovës, shqiptar i Shqipërisë… Plus kësaj, ka rreth 100 shoqata të ndryshme shqiptare dhe pak ose aspak bashkëpunime mes tyre.
Shqiptarët kanë arritur të prekin majat e suksesit në shumë fusha të ndryshme, si biznes, mjekësi, politikë, art, sport, media, administratë, shkëlqejnë nëpër universitete e kudo tjetër… Por, veçanërisht shqiptarët e Amerikës janë shumë të diferencuar brenda llojit të tyre. Janë shumë dorështrënguar me shqiptarët e tjerë që jetojnë në Amerikë.
Të shohësh bizneset e shqiptarëve, shumica e punëtorëve janë me kombësi dhe racë tjetër, thuajse mes nesh nuk ka specialistë profesionesh. Nuk duhet të harrojmë se ka shqiptarë që kërkojnë punë çdo ditë, ndoshta dhe ka edhe nga ata që e kërkojnë me vite një profesion të caktuar dhe kurrë nuk e kanë gjetur. Për këta mjeshtër dua të them se arsyeja e mossuksesit të tyre qëndron te mosbashkëpunimi dhe diferencimi mes vetes, mes llojit shqiptar.
Personalisht, kam jetuar vetë situata të tilla bashkë me shumë shqiptarë të tjerë, të cilët kanë shkuar në dyert e biznesmenëve apo thjesht menaxherëve shqiptarë dhe u është mbyllur dera, pavarësisht zanatit, aftësive apo diplomave ekselenete, fituar me meritë në universitetet më prestigjioze amerikane! Të gjitha janë të faktuara dhe të provuara mes nesh, llojit tonë shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Ne, shqiptarët, “mbulojmë” veten tek te huajt duke folur fjalë të mira për komunitetin tonë. Ne, në fakt, nuk e ndihmojmë njëri-tjetrin. Përkundrazi, jemi xhelozë, shpërfillës dhe dashakeqës për vetë racën tonë shqiptare. Ne jemi ende në gjurmët e thënies së pavdekshme së Konicës: “Armiku më i madh për shqiptarët është vetë shqiptari”. Raste përjashtuese mund të ketë në këtë situatë “armiqësore” brenda llojit, por ato janë të pakta kur shqiptari ndihmon shqiptarin…
Unë kam edhe dy fjalë brenda këtij këndvështrimi: U them të gjithë shqiptarëve të mos harrojnë kurrë se çfarë është bërë me popullin tonë nëpër histori. Sa luftëra kemi bërë për flamurin kuqezi dhe bujarinë e njëri-tjetrit… Shembulli i fundit janë vitet e luftës së Kosovës, kur e mbajtëm njëri-tjetrin si jo më mirë…
Do dëshiroja shumë të jemi më bashkëpunues mes vetes sonë, si komunitet shqiptarësh në Amerikë. Ky, mendoj është shembulli më i mirë për të ndihmuar dhe rritur komunitetin shëndetshëm dhe pa inate xhelozie të sëmura. Të mos jemi fanatikë për komunitetet e tjera në Amerikë, por ta shohim suksesin e bashkëpunimit edhe mes vetes. Të krijojmë Unionin e Biznesit Shqiptaro-Amerikan dhe të shtojmë bashkëpunimet largpamëse me biznesmenët shqiptarë.
Të ndihmojmë njëri-tjetrin, deri sa jemi dëshmitarë të epokës se shqiptarët ja dalin në profesionet e tyre dhe e nderojnë emrin shqiptar! Gjithë bizneset të punojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin. Të rrisim ekonominë e komunitetit tonë shqiptar. Të bashkohemi edhe në jetën reale ashtu siç solidarizohemi në rrjetet sociale për gëzimet dhe fatkeqësitë e globit…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë