Mes një dileme shumëplanëshe
Kaluan 12 vjet nga fitimi i pavarësisë reale të Kosovës nga Serbia dhe gati po bëhen 5 vjet nga legalizimi ndërkombëtar i kësaj pavarësie. Kosova që tejkaloi dekadën e parë të shek. XXI e pavarur si shtet realisht, ligjërisht dhe e njohur ndërkombëtarisht nga 25 shtete anëtare të BE-së, nga SHBA dhe, në total nga 91 shtete anëtare të OKB-së, mund të bëjë, ndërkohë, një parashtrim të ecurisë së viteve nga shpallja e pavarësisë:
• U shpall pavarësia e Republikës së Kosovës, që u mirëkuptua dhe u njoh menjëherë nga shtetet dhe demokracitë më në zë të Botës.
• U hartua dhe u miratua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në shinat e Planit të Ahtisarit.
• U krijuan strukturat institucionale dhe staturat ligjore dhe funksionale të pushteteve të pavarura në kuadër të shtetit.
• U lindën, bashkëpunuan e “konkurruan” legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori.
Pa kaluar tre vjet nga shpallja e pavarësisë dhe miratimi i Kushtetutës lindi dilema e parë: Gjykata Kushtetuese e Kosovës “rrezikoi” presidentin; Kuvendi mosbesoi dhe delegjitimoi Qeverinë dhe vendi përjetoi zgjedhje të parakohshme.
Shteti më i ri në Evropë (ndoshta dhe në Botë) përjetoi një përvojë unikale të “forcës” së pushteteve të ndarë në një shtet demokratik. Me shkarkimin e presidentit, pushteti gjyqësor i hapi rrugë dhe mundësoi legjislaturën të mosbesonte Qeverinë dhe të fuste vendin në zgjedhje të parakohshme.
Atë që parashtrova më lartë është akti i parë i dilemës shumëplanëshe, që mendoj se fillon me këto zhvillime.
U përfol në opinion (nga mjediset familjare deri nëpër kafet) se gjithçka që ndodhi ishte e projektuar, e kushtëzuar dhe e realizuar nga kryetari i pushtetit ekzekutiv. Në këto ndryshime, në opinion mendoj se sundoi dyshimi që mbi rezultatet e arritura nga respektimi i ligjit, i institucioneve shtetërore dhe i zbatimit të procedurave të njohura, kishte qëndruar që në fillim, qysh në projektin shefi i pushtetit ekzekutiv, kryeministri kishte përcaktuar përfundimin.
Dilema e dytë u lind, u shfaq dhe u bë prezente para, gjatë dhe pas zhvillimit të nëntë raundeve të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Qëndrimet jo vetëm mes subjekteve politike kosovare, por edhe në opinion, janë qartazi kundërshtuese. Nuk mendoj se ia vlen parashtrimi i detajuar i ballafaqimit konkret për dhe kundër ndaj këtyre bisedimeve nga aktorët dhe faktorët politikë në Kosovë. Por, nuk mund të mos përmend faktin që institucionet tona shtetërore dhe subjektet relevante politike në Kosovë po e kushtëzojnë rifillimin e bisedimeve në Bruksel me zbatimin efektivisht të shtatë marrëveshjeve të arritura deri tani.
Por, dilema është evidente edhe për sa është arritur në bisedimet e deritanishme. Aktualisht është i pranishëm dhe ndikueshëm në opinion mendimi që bisedimet e zhvilluara me Serbinë në Bruksel nën monitorimin e BE-së kanë qenë dhe do të japin efekte në dëm të Republikës së Kosovës. Ndërkohë që ky mendim përballet me opinionin, që e konsideron arritjen e marrëveshjeve të derisotme me Serbinë dhe, sidomos zbatimin e tyre, si hapa pozitiv të Kosovës në konsolidim të shtetit.
Këtu po rishfaqet mëdyshja pasuese për ecurinë e mëtutjeshme të raporteve Kosovë-Serbi. Përfundimi i zgjedhjeve në Serbi, ardhja e Nikoliçit dhe Daçiçit në krye të shtetit kushtëzuan që të lindë dilema e tretë që shfaqet në qëndrimet politike për rifillimin e bisedimeve, për besimin apo mosbesimin paraprak të stafit pushtetar në Beograd. Është e arsyeshme, sepse, nisur nga pozicioni politik, partiak i Nikoliçit dhe Daçiçit, presidentit dhe kryeministrit të Serbisë, u vu në mëdyshje edhe BE-ja, që jo vetëm është e deklaruar, por edhe është angazhuar moralisht, ligjërisht dhe forcërisht (ushtarakisht) kundër nacionalizmit (përgjithësisht) serb. Dhe, kur “dyshon” “nxitësi”, “organizatori” dhe “garantuesi” i bisedimeve Kosovë-Serbi për rifillimin e tyre, kuptohet dhe përligjja e opinioneve politike në Kosovë për rifillimin dhe efektin pozitiv të këtyre bisedimeve në favor të konsolidimit të shtetit të Kosovës. Dilema e katërt dhe më e dëmshmja, është raporti mes besimit dhe mosbesimit ndaj aleatëve tanë ndërkombëtar.
Mendoj se duhet të jemi mirënjohës dhe besues ndaj tyre. Dyshimet e pranishme, të mbjella” nga jo miqtë, por të “nxitura” edhe nga miqtë, që na shtynë ne, qytetarëve të Kosovës të vëmë në themel të gjykimeve tona vlerësuese interesat gjeostrategjike, politike, ekonomike dhe historike të aleatëve tanë me Serbinë. Dihet që e vërteta bashkëjeton me të pavërtetën. Kjo simbiozë (bashkjetesë), evidente dhe e pranueshme për përrallat, është e pranishme edhe në politikë. Është detyra jonë dhe na takon ne, të angazhuarve në politikë, të përballemi me mirëkuptim, kompetencë, përgjegjësi të lartë ndaj zgjedhësve dhe ligjit për fshirjen e dilemave të derisotme dhe, sidomos, për rifillimin e bisedimeve me Serbinë pa “mëdyshje” për aleatët tanë dhe në një status superior tonin- “të Kosovës pa status pavarësie të kushtëzuar”.
(Autori është nënkryetar i parë i Kuvendit të Republikës së Kosovës)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës