Mentaliteti shqiptar dhe metafora e kalasë së Shkodrës!
Përveç virtyteve tona të mira që neve na bëjnë krenarë, shpesh në përsiatjet e mija kam medituar edhe për anën tjetër paradoksale (kundërthënëse) të fatit tonë historik (negativ) përplot fatkeqësi: lufta të përgjakshme, eksode, katrahura të shumta, vuajtje, persekutime, prapambeturi materiale, injorancë intelektuale…
Që nga nisma e arsimimit të parë të organizuar në gjuhën shqipe, në publicistikë dhe gati në të gjitha studime të shkencave shoqërore-politike, opinionit dhe brezave tanë të rinj reshtur dhe në mënyrë automatike u janë imponuar bindjet e gabuara se jemi popull i vogël; se kemi qëndruar gjithmonë përballë pushtuesve të fuqishëm, pa pasur asnjëherë aleatë ndonjë Fuqi të Madhe; se kemi qenë të detyruar që përballë sfidave të shumta të asimilimit të egër gjithnjë ta ruajmë ekzistencën, gjuhën dhe kulturën tonë; se kurrë nuk kemi bërë luftëra pushtuese; se përkundrazi gjithnjë ishim të pushtuar nga ndonjë pushtues etj.
Të ushtruar pa vetëdije me këtë formë kolektive psikologjike – si mekanizëm mbrojtës – kurrë nuk kemi tentuar që këto realitete t’i analizojmë edhe nga këndvështrimi i logjikës së të kundërtave. Jo vetëm në forma konstatuese, por edhe pyetëse. Pse kemi mbetur si populli më i vogël? Pse kurrë nuk kemi bërë luftëra pushtuese? Pse si populli më i lashtë dhe autokton i këtij kontinenti, tek në fillim të shekullit njëzet e krijuam alfabetin tonë? Pse gjithnjë krenohemi me figurat historike të cilat vetëm për nga gjaku dhe gjeneza kanë qenë shqiptar, e realisht ata me besnikëri i kanë shërbyer regjimeve të instaluar nga pushtuesit tanë shekullor (romakë, serbë, turq…)? Pse…?
Në kontest tematik do t’ia lejoj vetes që nga vepra tejet e çmuar e natyrës filozofike- analitike, e Hysamedin Ferajt – me titull “E pafilozofuara” – ta citoj këtë pasus shumë interesant: “Asnjë shqiptar nuk mund të krenohet se ‘gjenerali shqiptar X, ka humbur betejën Y’. Sepse, që nga krijimi e deri më sot, shteti shqiptar, si shtet, në kontestin e të cilit ka kuptim grada ‘gjeneral’, nuk ka zhvilluar asnjë luftë kundër një shteti tjetër. As kur e kanë sulmuar e pushtuar, as kur ushtria e shteteve tjera kanë hyrë dhunshëm brenda territorit pa i shpallur luftë, as kur i kanë shpallur luftë ose janë ligjërisht në luftë kundër tij (Këtu bënë përjashtim reagimi i ushtrisë shqiptare nga koha e Enver Hoxhës, në gusht të vitit 1949, kundër ushtrisë greke që depërtoi dhunshëm brenda kufijve shqiptar në ndjekje të komunistëve grekë)”.
Shqiptarët kanë bërë atë që nuk i ka shkuar ndërmend as “liberalit më të çartur”: “E kanë privatizuar mbrojtjen e atdheut! Për mbrojtjen e atdheut gjithnjë kanë luftuar persona privat, nga shoqëria civile, si Hasan Prishtina ose Bajram Curri, Çerçiz Topulli apo Ahmet Zogu, Enver Hoxha e Hashim Thaçi… Por, as këta nuk kanë zhvilluar asnjë luftë nga pozitat e shtetarit: as Bajram Curri si ministër i Luftës, as Zogu si Kryeministër, si President a si Mbret, as Enver Hoxha dhe as Hashim Thaçi si ministra dhe kryeministra”.
Në po këtë vepër të profesor Ferajt është interesant edhe një konstatim parimor si realitet historik i mentalitetit tonë karakteristik: shqiptarët si popull gjenetikisht e urrejnë filozofinë, andaj jo edhe rastësisht asnjëherë gjatë etapave të ndryshme historike (që nga ilirët e gjer më sot), kurrë nuk kanë pasur një filozof eminent me nam, apo një shkollë të caktuar autoktone doktrinare filozofike!
“Edhe sot“, thotë profesor Feraj, “sapo dikush fillon paksa ta thelloj argumentin e vet teorikisht, bashkëbiseduesi ka shumë të ngjarë ta ndërpresë: ‘Ou, ç’më çan kokën me filozofi!’ Ose të shprehet përçmueshëm për dikë: ‘Filozofon shumë’, ‘të mërzit me filozofi’, ‘e mban veten për filozof të madh’ etj. Vështirë të gjendet një popull me shumë shprehje përçmuese për filozofinë”.
Natyrisht, për të pasur një përgjigje më racionale dhe më empirike për këto dhe shumë hamendësime tjera të kësaj natyre, nuk do të na mjaftonte vetëm një qasje entuziaste publicistike e këtij lloji. Por, duhet një trajtim më gjithëpërfshirës profesional multi-disiplinar në këtë drejtim. Natyrisht se këtë punë duhet ta bëjnë realistët nga këto fusha, e jo individët mediokër të helmuar nga ideologjitë e klaneve të ndryshme politike.
Jashtë disa vlerësimeve që sot e kësaj dite janë të imponuara si argumente, sikur ta zëmë se të gjitha proceset dhe fatet tona të ndodhura nëpër histori (të mira dhe të këqija) duhet të ishin ashtu si ishin – të pashmangshme dhe të natyrshme si procese shoqërore e historike – mendoj se ky është një vlerësim i gabuar që pa dashje po ia imponojmë si mendësi vetvetes dhe brezave tanë të ardhshme.
Ndoshta, qëllimisht si përfundim, për t’ia dhënë një përgjigje metaforike gjithë kësaj materie të shkurtë tematike, sërish në vazhdim do ta huazoj një pasus krahasues nga vepra e atdhetarit dhe veprimtarit tonë të çështjes kombëtare, Gjokë Dabaj – i cili aktualisht jeton dhe punon në Durrës – të titulluar: “Strategjia shqiptare”.
Sigurisht se të gjithë e dimë përmbajtjen e asaj balade të famshme mitike mbi tre vëllezërit që ndërtonin “Kështjellën e Shkodrës”. Kështjella, këtu si metaforë, simbolikisht e nënkupton shtetin dhe sakrificën e madhe që duhet të bëjmë për të. Ata ndërtonin ditën, ndërsa ajo shembej natën. Kështu, vendosën ta pyesin një njeri të shenjtë dhe ai ua tregoi mënyrën se si mund të ndërtohet kështjella dhe se si mund të qëndronte në këmbë ajo: ata duhej, në radhë të parë, të lidhin besën për të qenë të sinqertë ndaj njëri-tjetrit, pastaj sakrificën ta bëj ai të cilit do t’ia sillte fati. Njeriu i shenjtë u tha që njërit prej tyre qysh të nesërmen duhet t’i sakrifikohej gruaja e vet, nëna e fëmijës së vetë. Pra, atë grua të vëllezërve e cila e para në punishte do t’jua sjell bukën atyre.
Vëllezërit ia dhanë fjalën njëri-tjetrit se do të ishin të sinqertë, por dy prej tyre nuk e mbajtën fjalën. Ata u treguan grave të veta, gratë gjithashtu u treguan të pasinqerta me kunatën, dhe në fund sakrifica nuk u be me urdhër të “fatit” por me hile: i muros nusja e vllahut më të vogël.
Vërtet, kështjella u ndërtua, por e gëzuan të pasinqertit. Ata që nuk e meritonin. E gëzuan hileqarët.
Nëse tre vëllezër numerikisht i i shprehim si100 për qind, atëherë në përpjesëtim dy hileqarë që nuk e mbajtën fjalën krijojnë 66,9 për qind, ndërsa një i sinqertë mbetet me 33, 3 për qind
A thua vallë, gjatë gjithë historisë tonë dhe ndërtimit të shtetit shqiptarë konformë asaj simbolike të metaforës së mësipërme, ne si popull gjithnjë kemi pasur 66,9 për qind hileqarë, dhe 33, 3 për qind besnikë, të ndërgjegjshëm dhe sakrifikues…?!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin