LAJMI I FUNDIT:

Mendohej e humbur, përfundoi me martesë

Mendohej e humbur, përfundoi me martesë

Rasti i raportuar dy dite me herët për një rrëmbim të një femre 20 vjeçare në Gjakove,ka përfunduar me martesë.

Ngjarja ka ndodhur të enjten në rrugën e UÇK-së, në Gjakove kur një person kishte futur një vajzë ne makinën e tij dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Ndërsa policia ka identifikuar personin e dyshuar dhe ka kuptuar se femra e cila ishte paraqitur si e rrëmbyer kishte vendosur të martohej pasi që ishte në lidhje dashurie me të dyshuarin.

Vajza 20 vjeçare ka theksuar se veprimet e saj janë bëre me dëshirën dhe vullnetin e saj dhe se është e vetëdijshme për çdo veprim, dhe se ka vendosur të jetoj me të.


Lidhur me veprimet e policisë për këtë rast është njoftuar edhe prokurori kompetent. /Telegrafi/