Memorandumi i rifreskuar
Thënien se ujku qimen e ndërron, por zanatin e vjetër nuk e harron, e faktojë Qeveria e Republikës së Serbisë. Edhe pse e paraqitur para opinionit publikë si qeveria më demokratike e më pro-europiane në historinë e Serbisë, kjo u faktua si e paqenë. Strategjia e qeverisë së Republikës së Serbisë e titulluar si “Strategjia për ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve me shtetin amë dhe diasporën si dhe të shtetit amë me Serbët në rajon”, e aprovuar në mars të këtij viti nga qeveria në Beograd, kurse para disa kohe e publikuar në “Gazetën zyrtare të Republikës së Serbisë” me numër 04/2011 dhe 14/2011, pa dyshim mund të konsiderohet si Memorandum i rifreskuar Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve.
Rikujtojë lexuesin se Memorandumin famëkeq i A.S.SH.A i përpiluar në vjeshtën e motit 1986 është thirrur në idenë e “integrimit të popullit serbë dhe të kulturës së tij në të gjithë Jugosllavinë”. Me të njëjtën ide të “integrimit” e ka filluar jetën Memorandumi i rifreskuar nga qeveria “pro-europiane” e Serbisë. Të parin dokument serbomadh e drejtojë kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, kurse këtë të “new updated Memorandum”, e ka për detyrë ta drejtojë presidenti serb Boris Tadiq.
Arsyeja pse kam marrë në shënjestër këtë dokument të shtetit serbë, për ta paraqitur në këtë kohë, është mllefi që më kanë krijuar krerët kryesor të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, duke mos reaguar me asnjë mënyrë ndajë këtij plani serb. Fatkeqësisht, Strategjia e qeverisë së Serbisë gati pavrejtshëm ka ikur. Për dallim nga shteti ynë, të gjitha vendet e rajonit, jo vetëm që e kanë vrojtuar, por edhe kanë reaguar kundër këtij dokumenti. Siç ishte rasti i demarshit malazias kundër autorëve të këtij Memorandumi të rifreskuar e ultra nacionalist serb.
Luftën me armë, Serbia të cilën e njohim ne, e ka humbur në të gjitha betejat. Sot qeveria e saj “pro-europiane” po provon një luftë ndryshe, pra luftë ekonomike, sociale e politike me fqinjët e saj, mirëpo qëllimi është i njëjtë – Serbia e Madhe. Duke parë me vëmendje dallimet në mesë të një dokumenti famëkeq të prodhuar nga Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve të para 25 viteve dhe Strategjisë së Qeverisë së Republikës së Serbisë tani, pa as më të voglin dyshim vërejmë se memorandumi i luftës është duke vazhduar jetën e tij. Temat për gjoja pozitën e “tmerrshme” në të cilën ndodhën serbët sot janë prezent edhe në këtë Strategji.
Sipas Strategjisë së Qeverisë së Serbisë institucioni kyç i cili do të trasojë realizimin e bashkimit e të unifikimit të serbëve do të jetë Kisha Ortodokse Serbe. Mirëpo agjencioni i dytë i cili do ta ndihmojë KOS-in është i ashtu emëruari Rrjeti i përfaqësive diplomatike e konsullore të Serbisë. Në këtë dokument qeveritar është punuar për më shumë se dy vite, ku të angazhuar përveç Akademikëve serbë, kanë marrë pjesë shumë ekspert si dhe mbi 30 organizata jo-qeveritare serbe.
Në këtë dokument narcisoido-nacionalist të qeverisë serbe, i cili të sjellë imazhet më të zeza të gjenocidit, agresionit dhe të luftërave, konfirmohet teza që “Serbia ka nevojë për strategji në fushën e ruajtjes së marrëdhënieve të shtetit amë me diasporën serbe, si dhe të shtetit amë me serbët e rajonit”. Me këtë Strategji synohet “të përcaktohet drejtimi i mënyrës së ruajtjes dhe të forcimit të raporteve në mes të shtetit amë me diasporën, si dhe mes shtetit amë dhe serbëve në rajon”.
Strategjia thirret në Kushtetutën e Serbisë dhe të një mori e ligjeve, strategjive e planeve të miratuara në Beograd. Po sikurse në Memorandumin e A.S.SH.A të viteve 1986, Strategjia e tanishme serbe parasheh, që për realizimin në praktik të saj duhet të angazhohen ministritë përkatëse, si ajo e Diasporës, Arsimit, Shkencës, e Fesë, por duke mos anashkaluar as Ministrin e Punëve të Jashtme e cila do të kujdesej për stopimin e njohjeve për Republikën e Kosovës.
Për të “drejtat e popullit serbë në rajon” Serbia parasheh të investojë shuma të mëdha në diplomaci e financa. Sipas programit të Strategjisë, duhet të punohet në ruajtjen e stabilitetit dhe të popullsisë brenda kufijve të saj shtetëror si dhe të veprojë në rajon, duke investuar në politikë, ekonomi, në programet kulturoro-shkencore të dedikuar serbëve të rajonit.
Strategjia e Qeverisë së Republikës së Serbisë për ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve me shtetin amë dhe diasporën si dhe të shtetit amë me Serbët në rajon, përmes disa pikave kryesore planifikon të zhvillojë veprimtarin e saj. Tekstualisht pikat bartëse dhe kryesore të Strategjisë janë: Pakësimi i përgjegjësisë së Serbisë për krimet e bëra; “Okupimi” i vëmendjes së opinionit publik me akuza dhe procese gjyqësore kundër liderëve shqiptar, boshnjak e të tjerë; Tërheqja e vëmendjes së opinionit publik nga proceset në Hagë; Parandalimi i mundshëm i akuzës së Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës e të Kroacisë kundër Serbisë; Vendosja e bëmave të Serbisë në një rrafsh me të vrarët dhe viktimat e tjera në rajon përmes metodave të relativizimit; Insistimi në mbylljen e Tribunalit të Hagës, Ratko Mlladiq të gjykohet në Serbi; Të destabilizohen qeveritë në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Kosovë etj; Të provokohen trazira e pakënaqësi në shtetet fqinje; Të insistohet në ngritjen e statusit të pakicës serbe në Kosovë, Kroaci e Mal të Zi në nivel të popujve konstitutiv; Bashkësia Serbe e Rajonit të transformohet në Bashkësi Unitare Serbe; Të parandalohet ndarja e Vojvodinës; Të parandalohet regjionalizimi i Serbisë, Të dobësohet Bashkësia Islame e Sanxhakut.
Dhe në fund Memorandumi i rifreskuar nga shteti i të birit të Lubomir Tadiqit vlerësohet si një epokë e re për Serbët.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin