LAJMI I FUNDIT:

Me Vodafone, IPKO e pasuron internetin mobil në roaming

Me Vodafone, IPKO e pasuron internetin mobil në roaming

Pakoja më e mirë e internetit në mobil nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, tashmëështë bërë edhe mëpasur, duke i dhënë përdorusve më shumë zgjedhje dhe mundësi.

Pakos ekzistuese të internetit në mobil në roaming tani i është shtuar edhe operatori i madh ndërkombëtar Vodafone, i cili mundëson përdorimin e rrjetit të shpejtë 3G dhe 4G nga përdoruesit e IPKO gjatë pushimeve dhe udhëtimeve të tyre në Shqipëri apo Turqi.

“Përdoruesit e telefonisë mobile IPKO tani e kanë një pako të vetme të internetit në mobil të cilën mund ta përdorin në katër shtetet që ata i vizitojnë më së shumti gjatë tërë vitit, e posaçërisht gjatë pushimeve verore. Kjo, pasi që ne e kemi kuptuar që përdoruesit tanë duan gjithnjë të jenë në kontakt dhe të lidhur me internet, pavarësisht se në cilin prej këtyre vendeve ata kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet e tyre verore” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.


Ngjashëm sikurse edhe me operatorët tjerë, lidhja me rrjetin e Vodafone në Shqipëri apo Turqi është shumë e thjeshtë. Pas aktivizimit të pakos ditore, javore apo asaj mujore, përdoruesit duhet vetëm manualisht ta bëjnë zgjedhjen e operatorit Vodafone për roaming, i cili do të shfaqet menjëherë pas hyrjes në Shqipëri ose Turqi, dhe më pas të vazhdojnë ta përdorin internetin e shpejtë në mobil, sikurse bëjnë në gjithë Kosovën me IPKO.

Aktivizimi i pakos ditore mund të bëhet duke thirrur numrin *478*1#, ndërsa për pakon javore duhet shtypur *478*2#. Pakoja mujore me 4GB internet mund të aktivizohet duke thirrur *478*3#.

Në Shqipëri, përdoruesit e IPKO mund ta zgjedhin mes operatorëve Vodafone, AMC ose Eagle Mobile për qasje në internetin 3G dhe 4G. Në Turqi duhet zgjedhur operatorin Vodafone, në Maqedoni ONE, ndërsa për Malin e Zi duhet zgjedhur operatorin m: tel.

IPKO ofron mundësitë më të mira për roaming me rajonin apo edhe shtetet tjera evropiane, si dhe është operatori me numrin më të madh të partnerëve ndërkombëtar për roaming, në të gjitha kontinentet. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori