LAJMI I FUNDIT:

Me ushtrime trupore kundër plakjes

Me ushtrime trupore kundër plakjes

Nëse bëni ushtrime gjimnastikore për një periudhë sa më të gjatë, kjo ngadalëson proceset e plakjes në nivel qelizor, bëjnë të ditur shkencëtarët gjermanë.

Duke analizuar telomeret, shtesat mbrojtëse të kromozomeve të cilat ruajnë stabilitetin e ADN-së, hulumtuesit kanë pohuar se procesi i reduktimit të tyre në qelizat kyçe të sistemit imun është dukshëm më i ngadalshëm te personat e analizuar të cilët për disa vite janë marrë me aktivitete sportive.

Në hulumtimet e reja, të publikuara në revistën Circulation, janë gjetur edhe dëshmi se si aktiviteti trupor çon në aktivim të enzimës telomerazë, e cila ndihmon në stabilizimin e telomerëve./Telegrafi/