BE-ja nuk është dukur kurrë më keq sesa sot. Vetëm javën e kaluar, Danimarka refuzoi përmes një referendumi popullor, thellimin e lidhjeve me BE, partia anti-BE në Francë doli e para në zgjedhjet lokale, ndërsa Suedia, Gjermania, dhe Austria kanë rivendosur regjimin kufitar, duke i dhënë efektivisht fund sistemit Shengen për pjesën më të madhe të Evropës. Pavarësisht këtyre zhvillimeve, reagimi i BE-së nuk ndryshon kurrë: Është gjithmonë për “më shumë Evropë”.
“Një qasje kombëtare nuk është e mjaftueshme. Ne kemi nevojë për më shumë Evropë”, tha Etien Shnajder, anëtar i Partisë Socialiste të Luksemburgut, në përgjigje të sulmeve terroriste të Parisit.
Dy javë më pare në Madrid, Partia Popullore Evropiane, fraksioni më i madh në Parlamentin Evropian, votoi një rezolutë ku pohonte se “integrimi është filozofia themelore e BE-së”. Këto dhe zëra të tjerë, i bëjnë jehonë Angela Merkelit, e cila ka marrë qëndrimin më të fortë në favor të “më shumë Evrope”.
Teksa BE-ja po rritet gjithnjë e më pak, dhe është përherë e më pak e pranueshme për popullin e Evropës, këmbëngulja e “eurokratëve” për “më shumë Evropë”, fillon të tingëllojë e paarsyeshme. Më shumë se çfarë, mund të pyesë dikush. Kur burokratët e BE-së thonë “Evropa”, ata zakonisht nënkuptojnë institucionet e Bashkimit Evropian. Me fjalë të tjera, ata janë duke folur për zyrat e tyre.
Thirrja e tyre për “më shumë Evropë”, është një thirrje për më shumë pushtet ndaj vetë burokratëve: më shumë pushtet të centralizuar në duart e burokracisë së BE, dhe më pak në duart e shteteve sovrane. Por kush në fakt mund t’i fajësojë ata pse kanë këtë reagim? Koncepti i “më shumë Evropë”, është sanksionuar në kushtetutën që e udhëheq punën e tyre. Traktati mbi Bashkimin Evropian, i nënshkruar në vitin 1992, përshkruan “procesin e krijimit të një bashkimi, gjithnjë e më të ngushtë”.
Thirrja për më shumë pushtet politik në duart e Brukselit, është e rrënjosur në vetë strukturën e BE-së. Pikërisht këtu qëndron problemi: BE-ja u themelua mbi konceptin e paqartë dhe jopopullor të centralizimit dhe të ndarjes (lexo kufizimit) të sovranitetit kombëtar. Në thelbin e BE-së, është ideja se rritja e centralizimit nxit unitetin dhe minimizon dallimet kombëtare. Pabarazitë e kulturës, gjuhës, dhe qeverive ndërmjet shteteve anëtare të BE-së, mund të tejkalohen nëse vetëm një burokraci e largët dhe e paanshme, e rregullon jetën në të gjithë kontinentin. Me kalimin e kohës, vijon ideja, evropianët do të bëhen gjithnjë e më shumë të ngjashëm, Brukseli do të qeverisë kontinentin, dhe ato qeveri të bezdisshme kombëtare, do të shndërrohen në relikte të një epoke të shkuar.
Edhe “Babai Themelues” i BE-së Zhan Mone, zbuloi shpresat e tij për rritjen e sovranitetit të përbashkët. Në vitin 1953, ai e cilësoi krijimin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, si hapi i parë në “krijimin e institucioneve dhe promovimin e progresit material”, drejt qëllimit përfundimtar të një “ideali të përbashkët”.
“Ne s’mund të theksojmë kurrë mjaftueshëm, se 6 vendet e Komunitetit, janë pararendësit e një Evrope më të gjerë e të bashkuar”, tha ai më vonë.
Burokratët e BE-së e ushqejnë me entuziazëm këtë ide. Thënë thjesht, ata ndajnë një besim të përbashkët se shtetet-kombe të Evropës, kanë një tendencë drejt luftës dhe shkatërrimit, dhe se BE-ja është antidoti i duhur për to. Ata shpesh ia detyrojnë BE-së parandalimin e luftërave në Evropë – për shembull Angela Merkel iu referua këtij argumenti në një fjalim në Parlamentin Britanik vitin e kaluar. Ky pretendim nënkupton, se nëse BE-ja nuk do të ekzistonte në formën që është sot, lufta me shumë gjasa do të kishte shpërthyer; një supozim i bazuar tek e fundit mbi asnjë dëshmi, dhe pa lidhje me shumë faktorë që e kanë më pak të mundshme shpërthimin e një lufte të re që prej Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë zhvillimin e armëve bërthamore dhe pozicionin e fuqishëm që Shtetet e Bashkuara luajnë, si garantues ndërkombëtar i sigurisë.
Në vitin 2010, “Charlemagne”, një kolonë periodike e “The Economist” mbi çështjet evropiane, vinte theksin tek besimi ndaj të gjitha gjërave mbikombëtare dhe jo lakmisë për pushtet, si nxitësi kryesor i linjës për “më shumë Evropë”. Burokratët e BE-së, pretendohej në shkrim, janë një racë e ndryshme nga francezët, gjermanët apo anglezët. Ata e përkufizojnë veten si mbikombëtarë, që flasin shumë gjuhë dhe ndoshta janë martuar me një të huaj. Ata i edukojnë fëmijët e tyre në shkolla speciale evropiane, të projektuara për familjet e nëpunësve civilë të BE-së. Ata nuk e fsheh mospëlqimin e tyre ndaj identitetit kombëtar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës